Studentet.info
Opinione : iGov dhe iVar
Kyqur 25-09-2012 1:38:46 (1329 Lexime)


XHELAL NEZIRI

Nxjerrja ne shitje e modelit mė tė ri tė iPhone nga ana e kompanisė Apple ka shkaktuar rrėmujė nėpėr pikat e shitjes anembanė botės sė zhvilluar. Rreshta tė gjatė tė njerėzve tė apasionuar pas kėsaj marke tė celularit nuk kanė hezituar tė presin tėrė natėn qė nė mėngjes tė jenė ndėr tė parėt qė do tė prekin modelin e ri tė kėtij aparati komunikues. Mediat raportojnė se blerėsit nė Australi, Japoni, SHBA, nė vendet e BE-sė, nė Hong-Kong apo Singapor janė regjistruar edhe nė Internet pėr ta marrė telefonin iPhone 5 nė kohėn e caktuar. Brenda kėsaj jave do tė fillojė shitja e kėtyre celularėve edhe nė 22 vende tjera, qė mė pastaj tė jetė i kapshėm pėr tė gjithė tė interesuarit anembanė botės.

Lexova se blerėsit edhe nė Shkup kanė filluar tė ngrenė tenda para shitoreve ku do tė paraqitet iPhone i ri pasi kompania ka paralajmėruar se njėqind blerėsit e parė do tė mund ta kenė nė dorė kėtė celular me njė zbritje prej 50 pėr qind. Bile u gjet edhe shqiptari i parė qė ka blerė iPhone 5, i cili jo vetėm qė e kishte blerė por menjėherė kishte filluar ta pėrdorė.

Vėrtetė njė mani e ēuditshme kjo blerja dhe apasionimi pas njė celulari. Apple si duket ka gjetur formulėn pėr tė ngulitur brendin e tyre tė celularit nė mendjet e njerėzve si aparati mė i pėrsosur i telekomunikimit, gjė qė shumica e ekspertėve e mohojnė kėtė. Por, ėshtė ēėshtje e fushatės sė fuqishme reklamuese dhe propagandės sė sofistikuar pėr tė bėrė kėtė prodhim pjesė tė identitetit tė njerėzve tė periudhės sė globalizimit apo tė konsumatorėve nė vendet e zhvilluara tė Botės.

Si duket vetėm ne qė jetojmė nė Maqedoni, me njė papunėsi e varfėri rekorde dhe me korrupsion deri nė rrjepje, jemi imunė nga kjo mani pėr blerjen e modeleve tė reja tė iPhone. Pėrveē njė informacioni se edhe nė Shkup pritet para dyqaneve ardhja e celularit "ēudibėrės", ne jemi tė bombarduar nga mania qeveritare. Njė debat i ashpėr, mbase i kurdisur, ėshtė duke u zhvilluar nė Parlament lidhur me sjelljen e njė ligji pėr "mbrojtėsit" e Maqedonisė, me ē'rast tė gjithė japin ide se si tė dilet nga ky qorrsokak nė tė cilin na kanė futur pėrfaqėsuesit tanė nė pushtet. Kėta pushtetarė shqiptarė po luajnė njė lojė tė dyfishtė: ministrat luajnė rolin e pjesėmarrėsve nė pushtet, kurse deputetėt dhe kryetarėt e komunave po hiqen si opozitarė tė rreptė. Kjo, si duket, ėshtė njė strategji e re e veprimit politik qė nuk ka asnjė lidhje me etikėn dhe moralin politik. Njė mik i imi, i injoruar nga politika nė vendlindje por qė ka ndėrtuar njė karrierė tė shkėlqyeshme nė perėndim, thotė nė shaka se kjo ėshtė njė strategji e re e mjegullimit tė opinionit shqiptar, e cila nuk mund tė lexohet nė teoritė politike, por se ėshtė inovacion i partisė shqiptare nė pushtet. Kjo strategji, mė thotė ai, patjetėr tė titullohet "Tėrhiq e mos e kėput" dhe tė brendohet ndėrkombėtarisht, me qėllim qė ta pėrdorin edhe valonėt nė Belgjikė apo edhe serbėt nė Kosovė.

Kėto ditė u hap edhe debati nėse fjala "dalja nga qeveria" duhet tė pėrdoret nė fjalorin publik. BDI mbajti mbledhje tė kryesisė dhe vendosi qė kjo fjalė tė hiqet nga vokabulari i oponentėve politik dhe analistėve "qė flasin por nuk kanė asnjė pėrgjegjėsi". Bile, u tha se kjo fjalė ėshtė nėnēmuese pėr shqiptarėt dhe se duhet tė kėrkohet dalja e partnerit maqedonas nga qeveria.

Por, ėshtė e palogjikshme tė qėndrohet nė njė qeveri, ku kanė kaluar vetėm projekte dhe ligje qė u cilėsuan si antishqiptare, kurse tė luhet roli i opozitės nė Parlament. Nėse lufta bėhet nė Parlament atėherė cili ėshtė qėllimi i qėndrimit nė qeveri? Nėse ndonjė analist apo oponent politik ka shprehur mendimin publik se BDI duhet tė dalė prej qeverie kėtė e ka thėnė pasi opinioni shqiptar ėshtė lodhur nga marrja apo parandalimi i projekteve nėnēmuese nga kjo qeveri, siē ishte Enciklopedia fyese, maqedonishtja nga klasa e parė, ligji i natalitetit, Shkupi 2014...Kanė rekomanduar tė dilni nga qeveria, e jo nga Parlamenti. Mė falni se mbase mund tė shpallem tradhtar pėr shkak se do ta pėrdor "fjalėn e ndaluar", por edhe unė mendoj se dalja nga qeveria e BDI-sė do tė jetė mėnyra mė e suksesshme pėr tė detyruar VMRO-nė ta braktisė pushtetin. Nė atė rast partia e kryeministrit Nikolla Gruevski do mbetej pa shumicė parlamentare, kurse opozita shqiptare do tė vazhdonte tė injorojnė denjėsisht ofertat e kėsaj partie nacionaliste dhe do tė refuzonin ta shpėtojnė kėtė qeveri qė i pėrngjan njė anijeje qė po fundoset. Pas kėsaj bllokade nė pushtetin ekzekutiv do tė ishte shumė e lehtė tė kalkulohet me numra pėr njė qeveri teknike, pa tė drejtėn e miratimit tė ligjeve, por me njė detyrė qė bashkė me zgjedhjet lokale t'i organizojė edhe ato parlamentare. Apo, nėse faktorit politik shqiptar nė tėrėsi i ofrohet njė bashkėqeverisje dhe njė partneritet i njėmendtė nga opozita maqedonase, atėherė tė formohet koalicioni pa VMRO-nė. Ka edhe shumė opsione tjera, mbase mė radikale, qė do tė hapeshin vetėm nėse BDI del nga qeveria, ku nuk ka arritur tė ndalojė dhe t'i rezistojė asnjė projekti me tė cilin ngulfatej fryma e Marrėveshjes sė Ohrit.

Nėse pėrmblidhen tė gjitha deklaratat zyrtare dhe jozyrtare tė kėsaj partie gjatė katėr viteve tė fundit, atėherė do tė shihet se tema e braktisjes sė qeverisė nuk ėshtė hapur as nga oponentėt politik e as nga analistėt. Kėtė njė kohė e ka kėrkuar vet zv/kryeministrja Teuta Arifi kurse gazetarėt e dinė se cilėt zyrtarė tė BDI-sė e kanė liferuar opsionin e braktisjes sė pushtetit, por me kusht anonimiteti.

Problemi nuk qėndron as te opozita shqiptare, e cila denjėsisht ua ka ruajtur shpinėn duke mos koketuar me VMRO-nė pėr njė qeveri pa BDI-nė, e as te kritikat nė opinionin publik, tė cilat kanė pėr qėllim esullimin e pėrfaqėsuesve shqiptarė nė pushtet. Ēėshtja qėndron nė tendencėn e qėndrimit me ēdo kusht apo pa asnjė kusht nė pushtet, qė mbizotėron nė BDI. Kam pėrshtypjen se nė kėtė parti ėshtė ngulitur thellė bindja se do tė qėndrojnė nė pushtet sė paku nė 50 vitet e ardhshme dhe se nė secilin mandat do ta avancojnė pak nga pak statusin e gjuhės shqipe, kurse nė mandatin e 11-tė do ta sjellin ligjin e "viktimave shqiptarė tė luftės". Pėrjetėsia nė pushtet dhe bindja se nė opozitė mund tė ndodhė hataja ėshtė veti i politikanėve me preferenca diktatoriale. Vetėm diktatorėt janė tė bindur se janė tė dėrguarit pėr tė qenė nė pushtet derisa sa zgjat jeta e tyre dhe e pasardhėsve.

Megjithatė, tani mė 10-tė vitet e BDI-sė nė pushtet janė njė argument i fuqishėm pėr jetėgjatėsinė e projektuar nė qeveri. Sipas kėsaj logjike, zgjedhjet mund tė ndryshojnė vetėm partitė maqedonase, pra njė herė nė pushtet tė jetė LSDM-ja e njė herė VMRO-ja, kurse BDI-ja do t'i presė e pėrcjellė te dera e ndėrtesės sė qeverisė. Mbase pas njė periudhe disavjeēare Apple do tė dizajnojė dhe lėshojė nė pėrdorim celularė vetėm pėr Maqedoninė, me ē'rast pėr qeveritarėt e pėrjetshėm ai do tė mbante emrin iGov. Por, nė atė rast do tė ishte e drejtė tė dizajnonte edhe njė model tė lirė pėr ne qytetarėt e thjeshtė e tė rrjepur nga korrupsioni, me ē'rast pėr logo do zgjidhej njė spec i kuq ajvari, i kafshuar, qė do mbante emrin iVar.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio