Studentet.info
Lajme : Rektori nė largim rehaton besnikėt e vet
Kyqur 28-09-2012 1:12:05 (1128 Lexime)


Prishtinė, 27 shtator – Nė muajin e fundit tė mandatit prej rektori tė Universitetit tė Prishtinės, Mujė Rugova ka ndėrmarrė njė sėrė vendimesh pėr tė akomoduar dhe avancuar njerėz luajalė tė tij nė pozita dhe pėr tė regjistruar studentė jashtėligjshėm. Kjo, pa shpallur konkurs dhe pavarėsisht kufizimeve nė vendimmarrje qė i kishte vėnė dy muaj mė parė Kėshilli Drejtues.


Rokadat do tė kenė vėmendjen e pasuesit tė Rugovės, Ibrahim Gashit. Rektori i ri qė do tė marrė detyrėn nga e hėna e ardhshme, do t’i rishqyrtojė vendimet. Pastaj, do tė vendosė se si tė veprojė.

Sipas burimeve tė gazetės, Hysni Krasniqi,qė ishte drejtor prokurimi, me njė vendim tė Rugovės ėshtė bėrė koordinator i Qendrės sė tė drejtave tė njeriut, qė ėshtė nė kuadėr tė UP-sė. Nė vend tė Krasniqit ėshtė vėnė Afrim Bajraktari, i cili ishte zyrtar prokurimi. Ngjashėm edhe Naser Hyseni ėshtė bėrė drejtor i auditimit tė brendshėm. Ai ishte vėnė nė kėtė pozitė mė herėt, disa kohė pasi ishte suspenduar nga puna bashkė me djalin e rektorit Rugova, Armendin, pėr t’u bėrė pastaj ushtrues detyre i sekretarit tė pėrgjithshėm tė UP-sė, dhe pėr t’u rikthyer nė pozitėn e mėhershme.

Gazeta ka raportuar mė herėt sesi Rektorati po i mbante nė pozita me rėndėsi Krasniqin e Hysenin, pavarėsisht se ishin suspenduar paraprakisht nga institucione tė tjera tė shtetit, pas dyshimeve tė ngritura pėr shpėrdorim detyre dhe korrupsion. Edhe rekrutimi i tė dyve nė pozita paraprake ishte konstatuar tė jetė i jashtėligjshėm. Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės pėr Shėrbimin Civil, institucion ky qė mbikėqyr zbatimin e rregullave dhe parimeve tė legjislacionit gjatė punėsimit, tek ka vlerėsuar mėnyrėn e punėsimit tė Krasniqit, kishte vendosur qė tė anulohej vendimi mbi bazėn e tė cilit ishte bėrė zgjedhja. Tė kundėrligjshėm e ka vlerėsuar edhe rikthimin e Hysenit nga pozita e ushtruesit tė detyrės sė sekretarit tė pėrgjithshėm, nė auditor tė brendshėm.

Me dekret Rugova ka bėrė drejtor tė ēėshtjeve akademike Gazmend Shabajn, njė zyrtar ligjor. Nė kėtė pozitė ishte Halil Bala, qė ka mbushur moshėn e pensionimit.

Nė saje tė njė vendimi, dhe pa konkurs, ėshtė bėrė Ilir Hajdari drejtor financash. Nė konkursin pėr kėtė pozitė, njė tjetėr kandidat ishte zgjedhur, por Rugova pastaj kishte vendosur ta vendoste Hajdarin me dekret.

Edhe pozitėn mė tė lartė nė administratė, atė tė sekretarit tė pėrgjithshėm, gati gjatė gjithė mandatit Rugova e ka mbajtur me ushtrues detyre. Me vendim tė tij, kėtė pozitė e mban Milaim Mazreku. Edhe Kėshilli i Pavarur Mbikėqyrės, por edhe Gjykata Kushtetuese, kanė dhėnė verdiktin se Esat Kelmendi duhet kthyer nė pozitėn e sekretarit tė pėrgjithshėm, tė cilin Rugova e kishte shkarkuar nė vitin e parė tė mandatit. Shkak ishte bėrė njė deklaratė e Kelmendit dhėnė gazetės, se Rugova nuk do tė duhej tė mbante postin e rektorit prej kur kishte hyrė nė moshė pensionimi. Moshėn e pensionimit e kishte mbėrritur diku gjashtė muaj pasi ishte bėrė rektor.

Nė UP kanė arsyetuar vendimet e Rugovės. Ferdane Llonqari, zėdhėnėse e tij, ka thėnė se, bazuar nė Statutin e UP-sė, rektori mund tė punėsojė, suspendojė e shkarkojė kėdo. Mirėpo, punėsimi i nėpunėsve civilė bazohet nė Ligjin pėr shėrbyes civilė, sipas tė cilit punėsimet bėhen nė bazė tė konkursit. Koha Ditore




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio