Studentet.info
Opinione : Rejtingjet pas krizės qeveritare
Kyqur 12-10-2012 2:19:37 (1583 Lexime)


Robert NESIMI

Pas njė kohe mė tė gjatė dhe pas serisė sė momenteve tė rėndėsishme politike nė shtet, javėn e kaluar instituti “Pavel Shatev” doli me njė anketė, ku mes tjerash jep edhe pėrkrahjen e partive politike nė rast tė zgjedhjeve tė parakohshme. Natyrisht rezultatet e kėsaj ankete, ashtu si tė anketave tjera, duhet tė merren me rezervė tė madhe, posaēėrisht kur dihet se kemi tė bėjmė me institut tė themeluar nga partia nė pushtet. Por kjo nuk do tė thotė se anketa nuk mund tė analizohet. Gabimi, gjegjėsisht animi, i anketuesit mund tė matet pėrafėrsisht nėse krahasojmė rezultatet e zgjedhjeve tė 2011 me anketėn qė ka bėrė ky institut atėherė.

Nė kėtė mėnyrė mund tė korrigjohet edhe anketa e tanishme dhe kėshtu tė fitohet njė pasqyrė mė e realėt e raporteve politike nė vend, e cila ndoshta nuk ėshtė plotėsisht e saktė, por ėshtė definitivisht mė afėr tė vėrtetės. Anketa poashtu mund tė krahasohet me anketat e mėparshme tė po tė njėjtit institut, tė bėra para tre, gjashtė dhe nėntė muajve. Parė nė tėrėsi, gjėja e parė interesante qė bie nė sy te kjo anketė ėshtė rritja e numrit tė qytetarėve qė thonė se nuk do tė votojnė fare nė zgjedhjet e ardhshme, pėrderisa numri i tė papėrcaktuarve mbetet thuajse i njėjtė si para tre muajsh. PLD dhe VMRO-Popullore janė hequr nga pėrgjigjet, por te blloku maqedonas kjo ėshtė kompensuar me rritje tė butė tė DPMNE-sė dhe LSDM-sė. Kjo do tė thotė se zmadhimi i numrit tė atyre qė nuk do tė votojnė ėshtė shkaktuar nga rėnia e besimit te partitė shqiptare. Kėtė e vėrteton edhe fakti qė partitė shqiptare bashkėrisht kanė rėnie prej 2% dhe rejtingu i tyre total ėshtė nė nivelin mė tė ultė historik. Qartazi, mė tė dėshpėruar nga partitė e tyre pėr momentin janė votuesit shqiptarė.

Sa i pėrket bllokut maqedonas tė partive, anketa tregon njė shkrirje tė vogėl tė dallimit mes LSDM dhe VMRO-sė. Nė tė vėrtetė ky ėshtė njė trend qė po zgjat njė kohė mė tė gjatė, por afrimi i rejtingjeve edhe mė tej vazhdon me ritėm tė ngadaltė. Anketa tregon dallim prej 10%, por qė bie nėn 3% pas korrigjimit tė animit tė institutit. Nėse merret parasysh se anketa nuk tregon fare pėrkrahjen qė gėzojnė partitė nga koalicioni “Pelister”, ėshtė krejtėsisht e mundshme qė pushteti dhe opozita tė hyjnė nė zgjedhje me forca tė barabarta, nėse jo edhe me njė avantazh tė vogėl tė opozitarėve. Por, nėse nė bllokun maqedonas anketa nuk tregon asgjė tė re, situata ka ndryshuar te partitė shqiptare. Gjithnjė e mė tepėr votues shqiptarė deklarojnė se nuk do tė votojnė, e njė lexim i shpejtė i rejtingjeve tregon se kjo ndodh pėr shkak tė rėnies sė rejtingut tė BDI-sė. Sipas anketės BDI momentalisht gėzon pėrkrahje tė 5,5% tė qytetarėve, qė pas korrigjimit tė animit bie nė vetėm 4,5%. Nė rast se megjithatė i besoni anketės, avantazhi i saj ndaj PDSH-sė ėshtė 1,4%, por realisht me siguri ėshtė rreth 0,4%, ose njė dallim prej vetėm 8000 votash.

Kjo pėrparėsi e vogėl e BDI-sė zhduket plotėsisht nėse merret parasysh njė fenomen permanent te partitė shqiptare nė zgjedhje, e kjo ėshtė se BDI shėnon fitore tė thella ndaj PDSH-sė nė rajonin e Kėrēovės dhe disa rajone ku shqiptarėt janė pakicė tejet margjinale, siē ėshtė njėsia zgjedhore numėr 3. Pa kėto vota, qė janė afėr 15000 nė numėr, duket se PDSH madje mund tė ketė avantazh nė vendet tjera ku jetojnė shqiptarėt, e qė pėrfshijnė tė gjitha komunat ku ėshtė e sigurt se nė zgjedhje do tė fitojė kandidat shqiptar. Thėnė thjeshtė, nė zgjedhjet lokale votat e BDI-sė nė vendet ku shqiptarėt janė pakicė nuk do tė vlejnė asgjė dhe mund tė ndodhė qė ajo tė mbetet vetėm me komunat e rrethit tė Kėrēovės dhe ndonjė komunė tė vogėl rurale. Nė llogari tė saj, PDSH-sė ndoshta mė nė fund do t’i shpaguhet politika e mospėrfilljes sė Kėrēovės dhe vendeve tė vogla dhe fokusimi vetėm nė mjediset e mėdha shqiptare. Me rejting tė pandryshuar, duke kapitalizuar me neveritjen gjithnjė e mė tė madhe tė shqiptarėve ndaj BDI-sė, PDSH mund tė korrė fitore totale nė rajonet e Pollogut, Strugės dhe Dibrės, si dhe nė disa komuna tė Shkupit dhe Kumanovės.

Situata e kėtillė te blloku shqiptar do tė ketė reperkusione edhe nė zgjedhjet eventuale parlamentare. Votat e BDI nė njėsinė 3 pėrsėri do tė jenė tė pavlefshme, ndėrsa rėnia e rejtingut do ta zbresė atė nėn pragun e fitimit tė deputetit tė dytė nė zonėn e Shkupit dhe Strugės, gjegjėsisht tė tretit nė zonėn Shkup-Kumanovė. Kėshtu BDI dhe PDSH do tė kishin numėr tė barabartė deputetėsh nė kėto zona dhe do tė mbetej qė beteja pėrfundimtarė tė bėhet nė zonėn e gjashtė. Por me secilin simulim tė kėsaj ankete PDSH del fituese nė zonėn gjashtė, e me kėtė edhe nė zgjedhje. Pėrndryshe anketa ėshtė bėrė nė periudhėn prej 10 deri 28 shtator qė do tė thotė se ajo pasqyron disponimin politik tė qytetarėve pas ngjarjeve qė filluan me Sllupēanin. Sido qė tė lexohet, ajo tregon se kush ėshtė humbėsi mė i madh nga kėto ngjarje. Te blloku maqedonas nuk shihet ndonjė lėvizje dramatike e rejtingjeve dhe siē duket VMRO me ligjin e “branitellave” ka arritur tė mbulojė dėshtimet nė sferat tjera. Situatė krejtėsisht e kundėrt shihet te partneri i saj i koalicionit, qė assesi nuk arrin tė pėrballohet me ngjarjet pa humbur votues. Opinioni publik, e besoj as eshalonet mė tė ulėta tė tė dy partive, ende nuk e kanė tė qartė nėse kriza qeveritare ėshtė e kurdisur ose jo, por nė tė dy rastet duket se humbės nga ajo del vetėm BDI-ja. Nėse kriza ka qenė e kurdisur, atėherė BDI nuk ka ditur ta bėjė si duhet pazarin, e nėse kriza ėshtė e vėrtetė atėherė qartazi del nė shesh se BDI nuk ka asēfarė fuqie qė t’i kundėrvihet VMRO-sė. Nė fund tė fundit, siē tregojnė rezultatet e kėsaj ankete, ajo mund tė ketė reperkusione serioze pėr tė ardhmen e partisė. Ajo qė filloi si lojė e vogėl pėr mbledhje pikėsh politike, mund tė sinjalizojė pikėn e kthesės nė skenėn politike tė shqiptarėve.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio