Studentet.info
Opinione : ‘’Tė mėdhenjtė’’ e vegjėl
Kyqur 14-11-2012 16:04:15 (1015 Lexime)


Shenazi Salihu

Retorika arrogante e kohėve tė fundit e disa tė ashtuquajturve pushtetar shqiptarė ‘’tė mėdhenj’’ ka filluar pak si shpesh tė na i pėrlyej veshėt. Duke ndjerė veten si pjesė pėrbėrėse e njė populli me vlera tė larta morale e ndjeva si obligim qė tė mundohemi tė paraqesim disa argumente dhe fakte bindėse pėr tė treguar ‘’madhėsinė’’ e disa tė vegjėlve tė mjerė.

Jemi dėshmitar tė disa kualifikimeve qė nė kohėn e fundit po i pėrdorin disa individ tė cilėt duke mos mundur qė tė shėrojnė kompleksin e tyre pėr tė qenė ēdo herė tė vegjėl dhe vegla tė interesave tė tyre mundohen qė tė hedhin pluhur dhe baltė mbi tė vėrtetat dhe dėshtimet e tyre qė nė realitet i kanė ndjekur ngado qė ato kanė shkuar dhe ateruar. Janė ca ‘’grimca’’ tė vogla qė e quajnė vetėn njerėz dhe duke mos gjetur alibi pėr dėshtimet e tyre nė shumė sfera tė jetės sė tyre tani po marrin guxim dhe u drejtohen disa individėve dhe subjekteve me pretekstin se ato gjoja na qenkan tė ‘’mėdhenjtė’’ qė kanė bėrė namin, por tė mjerėt kanė harruar sė ata janė ‘’tė mėdhenj’’ dhe njihen si tė tillė vetėm pėr humbjet dhe dėshtimet tyre tė cilat dėshtime mundohen ti paraqesin si fitore poashtu ‘’tė mėdha’’ sipas tyre. Kur analizojmė mirė se cilėt persona mė shpesh pėrdorin kėtė retorik arrogante dhe ofenduese me fjalėt se ‘’ju jeni tė vegjėl e ne jemi tė mėdhenj’’ do ta kemi mė tė qartė se janė mu kėta persona tė cilėt asnjėherė nuk kanė arritur qė tė ‘’rriten’’ edhe pse janė duke bėrė ‘’ē’mos’’ pėr njė rritje tė tyren kaq tė dėshiruar.

Mirėpo duke parė karakteret e kėtyre personave qė mė sė shumti janė marrė me ‘’vegjėlinė’’ e tė mėdhenjve dhe me ‘’madhėsinė’’ e tė vegjėlve, ėshtė mirė qė tu japim tė drejtė sepse ata tė mjerė, nė mungesė tė argumenteve janė tė obliguar qė ta mbrojnė njė tė pavėrtetė dhe njė dėshtim ta paraqesin si fitore. Kėta ‘’tė mėdhenj’’ tė vockėl,sillen nė kėtė mėnyrė sepse janė njerėz tė cilėt asnjėherė nė jetėn e tyre nuk kanė shijuar rezultate tė mėdha, vuajnė nga kompleksi pėr tė qenė tė mėdhenj tė cilin epitet asnjėherė nuk e kanė patur dhe nuk do ta kenė, prandaj pėrmendin shpesh se janė tė mėdhenj pėr tė bėrė njė vetėkėnaqje tė egos sė tyre tė dėshtimeve nė karrierat e tyre jetėsore.

Duke dėshiruar qė t’i rikujtojmė kėta ‘’tė mėdhenjtė’’ pėr punėt ‘’e mėdha’’ qė i bėjnė, do tė pėrmendim disa tė arritura tė tyre qė mė pastaj ata vetė le ta matin sa janė ‘’tė mėdhenj’’

Do tė fillojmė nga tė ‘’arriturat’’ e tyre mė tė freskėta pėr tė vazhduar mė tej me dėshtimet qė s’kanė kufi. Para disa ditėve kishim gurėthemelin e kishės nė qendrėn e Shkupit shqiptar. Ku ishit ju tė nderuar ‘’tė mėdhenj’’, ku ishte madhėsia juaj pėr tė ndaluar kėtė nėnēmim tė radhės qė u bėhet shqiptarėve? Mendoni qė ėshtė madhėsi e juaja qė kėtė kishė e keni lėvizur pėr 10 metra pak mė poshtė nga qendra dhe mendoni se ky veprim ju ka bėrė tė mėdhenj sepse edhe kėtė tani mundoheni qė ta plasoni si tė arritur tuajėn nė pamundėsi pėr ta ndaluar realizimin e ndėrtimin tė kėsaj kishe.

Pse ju tė nderuar ‘’tė mėdhenj’’ nuk e matėt kurė madhėsinė tuaj me madhėsinė e pėrmendoreve qė partneri juaj i koalicionit ēdo ditė po i mbjell nėpėr rrugėt e Shkupit pa mos ju pyetur fare dhe me paratė tona shqiptare? Ku jeni ju ‘’tė mėdhenj’’ tė dashur pėr tu matur me luanėt e kryeministrit tuaj, a mos ndoshta keni frikė qė tė mateni me ta sepse ende nuk e ndjeni veten luan para kryeministrit tuaj e ndėrsa para shqiptarėve po shiteni si tė tillė. Nė fakt, ju jeni vetėm disa hiena qė po pini gjakun e popullit fshehurazi.

Pse nuk e treguat ‘’madhėsinė tuaj me madhėsinė e flamurit kombėtar tė cilin e cunguat dhe e sakatuat dhe qė tani po mundoheni tė pėrgatiteni tė festoni njė festė private pėr kėtė flamur me para tė tubuara nga populli shqiptar, sepse partneri juaj i koalicionit nuk ju lėshoi asnjė denar nga buxheti shtetėror pėr ta festuar kėtė ditė tė madhe tė shqiptarėve.Ėshtė shumė evident ky fakt sepse partneri juaj i koalicionit,paratė qė duhej t’i lėshojė pėr manifestimin e flamurit kombėtar shqiptar, ua lėshoidhe i morėn serbėt nė Maqedoni dhe festuan betejėn e Kumanovės ku janė masakruar shqiptarėt. Pra me paratė e shqiptarėve, serbėt nė mes tė Kumanovės shqiptare, festuan masakrėn ndaj shqiptarėve dhe ju si ‘’tė mėdhenj’’ qė jeni as zėrin nuk mundėt ta ngrini kundrejt njė kryeministri dhe njė kryetari shteti i cili u zgjodh me votat tuaja dhe tė cilėt janė shumė tė vegjėl, ashtu siē jeni edhe ju nė realitet dhe nuk jeni duke e parė, si dhe marrin pjesė aktive nė manifestimet e serbėve nė Maqedoni ndėrsa me plot garanci them qė nuk do tė marrin pjesė nė manifestimin qė po pėrgatitni ju “tė nderuar tė mėdhenj’’ pėr 100 vjetorin e shqiptarisė.

Madhėsia nuk ėshtė vetėm me fjalė tė nderuar ‘’tė mėdhenj’’ tė vegjėl, ajo tregohet dhe arrihet me vepra dhe punė, juve ju ngjan shumė thėnia e pleqve tanė: “fjalėt si dikushi e veprat si kėrkushi”. Jeni ju tė nderuar ‘’tė mėdhenj’’ qė keni shumėfjalė tė mėdha se jeni dikusha e nė ralitet jeni kėrkusha.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio