Studentet.info
Opinione : Prishėsit e festave
Kyqur 26-11-2012 6:43:57 (1144 Lexime)


Xhelal NEZIRI


Si rėndom, nė kulminacionin e festive mė tė mira ndodh diēka qė tė prish qejfin. Ėshtė njė klishe filmash holivudianė ku njė student, qė ėshtė protagonist kryesor i storjes, tė shfrytėzojė mungesėn e prindėrve dhe tė ftojė nė shtėpinė e tij tė gjithė miqtė e mikeshat nė njė festė tė shfrenuar. Por befas dhe papritur, nė kulminacionin e ahengut, futen prindėrit nė shtėpi tė nervozuar nga dėshtimi i planit pėr pushimin disaditor jashtė qytetit. Aty pėrfundon kėnaqėsia dhe fillojnė arsyetimet. Ose, shpesh ndodh qė nė natėn e ndėrrimit tė motmoteve, edhe atė pesė minuta para dymbėdhjetės, tė ndalet energjia elektrike dhe viti i ri tė pritet me qirinj tė ndezur.

Nė kėtė rast dua tė pėrqėndrohem te festa e madhe kombėtare, 100-vjetori i flamurit dhe shtetit shqiptar, dhe te prishėsit e tyre. Javėn e kaluar isha nė Shqipėri dhe u mahnita nga atmosfera e krijuar atje nga institucionet shqiptare. Gjithēka e dekoruar me sens artistik dhe e pėrcjellur me aktivitete civilizuese. Nuk dua tė futem nė atė se kush dhe si i drejton institucionet e Shqipėrisė pėr momentin, por kryesorja ėshtė fakti se i tėrė mozaiku i aktiviteteve pėr tė shėnuar kėtė jubile kishte prapavijė institucionale, e jo partiake apo fisnore. U ktheva nga Tirana disi mė krenar pėr identifikimin tim me kombin, me shpresė se kjo do tė rrezatojė edhe nė Maqedoni qė mos tė uzurpohet edhe kjo festė nga partitė politike. Besoja se Tirana zyrtare ka ngarkuar ambasadorin e saj nė Shkup, Arben Ēejku, qė tė reduktojė partizimin dhe materializimin partiak tė kėsaj feste, me qėllim qė e njėjta tė ndjehet dhe festohet nga tė gjithė shqiptarėt e jo vetėm nga militantėt dhe profiterėt partiak. Isha optimist se festimi do tė jetė vėrtetė i tė gjithė qytetarėve qė identifikohen me kombin shqiptar, e jo vetėm i atyre qė identifikohen me njė parti politike. Ishte njė moment i bashkimit tė njerėzve nė festat e pėrbashkėta, duke u pėrmbajtur nga keqpėrdorimi i kėsaj feste pėr interesa tė ngushta partiako-pėrfituese.

Sikur nė filma, patjetėr tė shfaqet prishėsi i festave. Njeriu qė nė vetvete mendoja se do tė kujdeset qė kjo festė tė mos keqpėrdoret nga profiterėt politik, pra ambasadori Ēejku, mė doli tė ishte ai qė do tė shndėrronte kėtė jubile nė fushatė parazgjedhore tė partisė shqiptare nė pushtet. Deklarata e tij e dhėnė me rastin e kremtimit tė 104-vjetorit tė alfabetit shqip, ku nė njė farė mėnyre thotė qė tė gjithė shqiptarėt qė dėshirojnė tė jenė patriotė, duhet tė mendojnė njėlloj si Ali Ahmeti dhe BDI dhe tė pėrkrahin projektet e tyre, siē ishte pėrmendorja e Adem Jasharit e vendosur nė Radushė tė Shkupit. Ata qė kanė kritikuar politikėn e partisė nė pushtet dhe qė kanė dhėnė vėrejtje pėr vlerat artistike dhe vendin e vendosjes sė bustit tė Jasharit janė “pseudo-patriotė kukuvajkash”. Njeriu qė mendoja se qeveria shqiptare e ka ngarkuar me detyrėn qė tė afrojė shqiptarėt e Maqedonisė sė paku nė kremtimin e kėtij 100-vjetori, ai edhe mė shumė thelloi hendekun. Ky njeri i dha konotacion partiak kėsaj feste, duke ofenduar rėndė 120 mijė shqiptarė tė Maqedonisė qė nė zgjedhjet e fundit parlamentare u shprehėn kundėr politikės sė partisė Ahmetit. Ky njeri ofendoi mijėra tė tjerė qė nuk kanė votuar fare, duke u pozicionuar kėshtu kundėr politikave tė tė gjitha partive shqiptare. Ofendoi shumicėn e shqiptarėve duke i shpallur pseudo-patriotė pasi “nuk veprojnė si Ali Ahmeti nė vitin 2001 dhe si deputetėt e tij nė Parlament”. Tema e 2001-shit ėshtė e ditur pėr tė gjithė shqiptarėt nė Maqedoni, tė cilėt tani mė e kanė tė qartė se kush ishin luftėtarėt e kush janė profiterėt e luftės.

Ėshtė temė tjetėr kjo, prandaj dua tė fokusohem nė nocionin patriot dhe tė mundohem tė sqaroj se si definohet ai. Nėpėr enciklopeditė botėrore, ky term nėnkupton dashurinė ndaj atdheut, kurse nė rastin e shqiptarėve tė Maqedonisė mė tepėr ndėrlidhet me nacionalizmin apo me dashurinė ndaj kombit. Shikuar nė kontekstin shqiptar, patriotizmi dhe nacionalizmi lexohet, pėrkthehet, trajtohet, ligjėrohet dhe kumtohet nė mėnyra tė ndryshme. Pėr shembull, Ēejku e barazoi patriotizmin me militantizmin partiak. Kėtė nuk mendoj se e ka bėrė nga mosdija apo naiviteti.

Personalisht, patriot mund ta quaj njė njeri qė ka dhėnė pėr atdheun dhe kombin vlera, mjete apo edhe jetėn. E kundėrta e patriotit ėshtė ai qė ka shfrytėzuar e keqpėrdorur kėto tri kategori. Me fjalorin modern, ai qė merr nga atdheu e kombi apo i rrjep ato pėr rehatinė dhe luksin e tij personal, quhet i korruptuar. Kėtu duhet bėrė dallimi se njė i korruptuar nuk mund tė jetė patriot.

Nė shoqėritė normale patriotizmi dhe hajnia janė dy nocione diametralisht tė kundėrta. Nuk kanė asnjė pikė tė pėrbashkėt. Figurativisht thėnė, patrioti e do shtėpinė kurse i korruptuari e vjedh. Patrioti e pėrdor buxhetin e shtėpisė, kurse i korruptuari e keqpėrdor. Patrioti ka prioritet mirėqenien e tė gjithė anėtarėve tė shtėpisė, i korruptuari udhehiqet nga parimet kryekėput egoiste. Gėrshetimi i kėtyre nocioneve ndodh vetėm nė shoqritė e ketmanizuara, tė kapluara nga kriza morale. Nė ato shoqėri individėt kanė qasje egosite dhe sjellje korruptive ndaj botės qė i rrethon, pra u intereson vetėm oborri dhe xhepi i tyre. Tė korruptuarit e pėrdorin patriotizmin vetėm si celofan pėr tė mbėshtjellur jashteqitjet e tyre, kurse pėrkrahėsit e tyre shtiren dhe akuzojne kinse era e keqe qė kundėrmon vjen nga ata qė patriotizmin e kanė te pambėshtjellur, tė padekoruar dhe tė njėmendtė. Liderėt e korruptuar tė njėė shoqėrie pėrdorin patriotizmin dhe nacionalizmin e verbėr pėr tė korruptuar pjesėtarėt e saj. Krijimi i njė pseudo-sistemi korruptiv dhe tė njė rrjeti tė gjerė tė tė korruptuarve dhe korruptuesve sjell degjenerimin fatal tė asaj shoqerie, e cila patriotizmin e pėrdor vetėm si fytyre tė jashtme.

Nuk e di nėse u lejohet ambasadorėve nėnshtetėsia aty ku veprojnė. Nėse po, kėrkoj ndjesė qė u mora gjerė e gjatė, ngaqė ndoshta shkėlqesia e tij Arben Ēejku, pas skadimit te mandatit, mund tė performojė nė partinė e Ahmetit si shpėrblim pėr kėtė ligjėrim pa sens dhe pa kuptim.

Rėndom, ambasadorėt nuk shpalosin preferenca personale por vetėm qėndrime zyrtare tė shtetit qė pėrfaqėsojnė. Mbetet tė shifet nėse Tirana zyrtare qėndron pas ligjėrimeve tė ambasadorit tė saj nė Shkup dhe definicioneve tė tij kuturu pėr patriotizmin. E keqja ėshtė se na prishi festėn ai qė duhej ta ndreqte.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio