Studentet.info
Opinione : SHEKULLI I RI I POLITIKĖS SHQIPTARE
Kyqur 30-11-2012 3:26:55 (1997 Lexime)



Veton LATIFI

Politika shqiptare brenda kėtyre 100 viteve qė nga shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė e deri mė sot duhet shikuar para sė gjithash si njė proces politik me tė gjitha fazat qė zakonisht i pėrmban njė proces. Nė fakt, tė kuptuarit e zhvillimeve politike dhe tė sistemit politik tė njė shteti apo kombi bazohet nė njohjen e fazave tė procesit politik.

Procesi politik

Tani kur shėnohet 100 vjetori i shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė padyshim se edhe shqiptarėt sikur se ēdo civilizim tjetėr evropian bėjnė njė pėrmbledhje edhe tė arriturave, por edhe tė dėshtimeve tė njėqindvjeēarit tė kaluar.

Megjithatė, me kėtė rast qė tė ndriēojmė kėtė proces politik nė pėrmbledhjen e kėtij qindvjeēari para sė gjithash mendohet pėr parimet dhe vlerat e politikės shqiptare. Poashtu nė kėtė kapėrcyell duhet tė kemi njėkohėsisht parasysh edhe platformat mbi te cilat duhet tė bazohet shekulli i ri i politikės shqiptare. Kuptohet qė nė tė dy drejtimet e kėsaj pėrmbledhjeje tė politikės shqiptare duhet marrė parasysh nė vazhdimėsi edhe ambientimin me nevojat imediate tė politikave tė kohėrave tė reja dhe sfidave tė reja, sikurse qė nuk duhet tė harrojmė edhe faktorin tjetėr determinues tė ruajtjes sė vlerave autoktone politike dhe tė elementeve tjera tė strumbullarit tė vizionit dhe procesit politik shqiptar.

Po ndodh shpeshherė qė vrojtuesit politik tė kohės sė sotshme kur po flasin pėr politikėn shqiptare nė shikim tė parė ta shohin atė si njė fenomen qė asocon nė zėnkat dhe konfliktet nė skenėn politike. Mirėpo, ky perceptim (mė tepėr asocues se sa i thellė) pėrfshin nė vete vetėm njė politikė ēasti. Zėnkat dhe konfliktet nė skenėn politike shqiptare nė parim nuk kanė tė bėjnė as me traditėn e as me kulturėn politike shqiptare. Ato janė vetėm njė flesh imazh i kohėpaskohshėm nga tėrėsia e procesit politik. Sikurse ēdo proces politik edhe procesi politik shqiptar pėrbėhet nga segmente tė ndryshme pėrfshirė ndonjėherė edhe zhvillime negative dhe atipike, meqė nuk duhet ta harrojmė se gjeneza e njė procesi politik nė parim ėshtė ekzistimi i shumėllojshmėrisė sė interesave tė cilat mund ndonjėherė tė rezultojnė edhe mė kėrkesa dhe sjellje tė ndryshme. Prapė se prapė, edhe pėrskaj imazheve tė tilla atipike, tėrėsia e zhvillimeve politike shqiptare paraqet njė proces politik qė nė esencė mbėshtetet nė vlerat e paqes, demokracisė, konstruktivitetit dhe tolerancės.



Procesi politik njėqindvjeēar i shqiptarėve nė esencė ėshtė njė rrugėtim shumė i gjatė,
tejet dinamik dhe aspak i rėndomtė. Pa marrė parasysh tė gjitha oscilimet, ngritjet e rėniet, sidoqoftė ky proces politik megjithatė nė kontinuitet ka arritur qė tė sillet nė kuadėr tė kornizės sė vet tipike dhe origjinale qė nė esencė mbėshtetet nė vlerat e universales e humanizmit. Kuptohet kėto dy kategori vlerash tė pėrgjithshme i identifikojmė nėse procesi i politikės shqiptare vrojtohet nga njė perspektivė objektive e reale, duke e parė kėtė proces nga njė kėndvėshtrim mė i gjerė e global, e jo vetėm se siē jemi tė prirė shpeshherė qė gjėrat fatkeqėsisht t’i shohim nė kuadėr tė kornizės mė tė ngushtė tė njė pikturė tė vogėl- qė shpeshherė na bėn qė aty tė mashtrohemi.

Procesi i politikės shqiptare fillon shumė mė herėt se nė vitin 1912, ky proces fillon qė kur se nis rrugėtimi i gjatė i pėrgatitjes sė lansimit tė projektimeve pėr themelimin e shtetit shqiptar dhe qė kur se nis beteja disa shekullore pėr liri, tė cilat pėrgatitje janė tė pėrcjella dhe frymėzuara tėrė kohėn me mendimin politik tė rilindėsve shqiptarė. Porse si ēdoherė edhe deri nė vitin 1912 (sikurse edhe tani nė shumė procese) shpeshherė na mungon vlerėsimi dhe implementimi i hapit tė fundit, sikurse edhe hapi qė shpie drejt rrumbullakimit tė simbolikes nė proces. Kėshtuqė viti 1912 duhet tė konsiderohet si viti i zyrtarizimit dhe pėrmbylljes sė simbolikes nė shpalljen e pavarėsisė sė shtetit shqiptar modern. Me kėtė vit nis rrugėtimi i politikės moderne shqiptare. Nė fakt kjo politikė qė po shėnon tani njėqind vjetorin e vet qė nė start e kėtej profilizohet si njė politikė moderne evropiane qė pėr fanar tė vetin e njeh mendimin politik humanistik dhe universal tė rilindėsve shqiptarė, pra duke e ndjekur e mbajtur gjithnjė rrugėn e profilimit tė politikave tjera moderne perėndimore tė cilėt nė esencė poashtu mbėshtesin politikat e tyre tek mendimi politik dhe filozofik i iluministėve dhe humanistėve tė dalluar evropian.





Filozofia politike

Qė tė kuptosh filozofinė e procesit politik shqiptar nė asnjė moment nuk duhet lejuar qė tė harrohet edhe historia e ndikimit tė mendimit politik tė rilindėsve shqiptarė, idetė dhe frymėzimi i tė cilėve formėsuan parimet, vlerat dhe orientimin perėndimor tė

politikės moderne shqiptare tė kėtij njėqindvjeēari.

Rrjedhimisht, mendimi politik i rilindėsve shqiptar paraqet njėkohėsisht edhe njė nxitje por dhe sfidė intelektuale pėr studimin e politikės sė re shqiptarė dhe zhvillimin e mėtejshėm tė mendimit politik qė nga periudha antike e deri mė sot. Ky mendim ndikon dukshėm nė formimin e politikės moderne shqiptare gjatė 100 viteve tė kaluara, por edhe tė politikave sė mėhershme shqiptare. Ky mendim politik njėkohėsisht ndikon qoftė me aktivitete tė drejtpėrdrejta, qoftė si formė frymėzimi edhe nė formėsimin e politikave dhe institucioneve tė shumė kombeve tjera gjatė shekujve tė kaluar, ashtu sikurse sot qė shumė shqiptarė me aktivitetet e mendimet e tyre i dhurojnė civilizimit bashkėkohor idetė dhe kontributin e tyre nė pėrpilimin e strategjive, doktrinave e politikave publike nė nivel botėror.

Nė thellėsinė e politikės moderne shqiptare qėndron filozofia morale e cila nė teori identifikohet si ai lloj i filozofisė qė fokusohet nė ekzistencėn e njerėzve dhe prandaj njihet edhe si humaniste. Materia e studimit tė saj ėshtė bota shoqėrore, ose thėnė me fjalė tė tjera natyra njerėzore dhe vlerat njerėzore. Pėrpjekjet e vazhdueshme pėr njė liri kuptimplotė dhe gatishmėri tė vazhdueshme pėr bashkėpunim me kombet me fat tė njėjtė tė pėrvuajtur e liridashės kanė bėrė qė nė fokus tė filozofisė politike shqiptare tė gjendet pikėrisht natyra njerėzore dhe vlerat njerėzore.



Si vazhdim i njė traditė tė tillė tė udhėheqjes nga njė filozofi humaniste, politika moderne shqiptare qė nga pavarėsia e Shqipėrisė e kėtej, ndryshe nga shumė popuj tjerė te Ballkanit, nė asnjė moment nuk pėrpilon e as nuk pėrdoret me platforma destruktive, as me doktrina tė eskpanzionimit me ēmim ndaj humanes. Sepse procesi politik shqiptar zhvillohet tėrė kohėn nė frymėn e filozofisė sė vet humaniste dhe mendimit tė sendimentuar politik tė rilindėsve shqiptarė pavarėsisht fazave dhe vėshtirėsive tė periudhave tė ndryshme. Ato janė premisat e filozofisė politike shqiptare dhe vlerat e procesit politik shqiptar. Dhe ato nuk zhbėhen e nuk ndryshohen lehtė, meqė thjeshtė ėshtė logjika dhe kursi qė e formėson politikėn moderne shqiptare.





Format e organizimit politik dhe modelet e qeverisjes

Tė shkruash pėr karakteristikat reale, idealet dhe diskursin objektiv tė politikės shqiptare gjatė qindvjeēarit tė kaluar do tė thotė qė tė kesh parasysh periudhat edhe tė shumė patriotėve e tradhtarėve; edhe tė ditėve tė lavdishme por shpeshherė edhe tė turpshme, edhe tė dėshtimeve, zhgėnjimeve e tradhtive, edhe tė korrupsionit e udhėheqjeve autokratike dhe jo vetėm tė kesh parasysh elementet glorifikues tė procesit politik.



Shumė pak popuj tjerė nė botė kanė pėrjetuar fatin e rėndė dhe janė aq tė pėrvuajtur siē ka ndodhur me rastin e popullit shqiptar. Mbase mes tjerash pėrpos faktorėve global e rajonal, kjo ka ardhur edhe si rezultat i llojeve tė ndryshme tė praktikimit tė organizimit dhe udhėheqjes politike. Shqiptarėt si rrallė ndonjė popull tjetėr nė historikun e civilizimeve bashkėkohore, vetėm brenda 100 viteve kanė pėrjetuar gati tė gjitha format e sistemeve politike dhe kanė qenė tė udhėhequr nga tė gjitha format e llojet e lidershipeve politike qė njeh tipologjia e shkencave politike



Politika shqiptare ėshtė fare pak e studiuar, fare pak ėshtė shkruar pėr tė me njė qasje shkencore politikologjike. Kryesisht ėshtė shkruar nė aspektin historik apo flesh tipareve tė politikės ditore. Mbetet njė sfidė jo e vogėl gjatė viteve tė ardhshme edhe pėr shkencėtarėt politik qė tė fokusojnė hulumtimet e tyre rreth modeleve tė qeverisjeve dhe formave tė krijimit tė politikave shqiptare, qė tė shtrijnė nė njė rrafsh empirik kėto hulumtime dhe tė dalin nga klishetė e zakonshme tė pėrzgjedhjes sė ombrellės sė hulumtimeve tani mė tė stėreksploatuara tė integrimeve evropiane herė duke hulumtuar rastin e Shqipėrisė, herė tė Kosovės e herė Maqedonisė e qė tani mė kanė vėrshuar komunitetin akademik duke qenė ēdo i dyti apo i treti i magjistruar apo i doktoruar nė kėtė fushė. Kurse, nė fakt njė hapėsirė e tėrė oqeanike e mendimit politik shqiptar, e formave tė organizimit politik, udhėheqjes, modeleve tė qeverisjes, vlerave (siē janė toleranca e rezistenca politike), tė gjitha kėto kanė mbetur akoma gati fare tė paprekura nga hulumtimet shkencore. Kjo potencialisht do tė ndihmonte kombin pėr identifikimin dhe planifikimin e procesit tė politikės tė shekullit tė ri tė politikės shqiptare.



Intensifikimi i hulumtimit shkencor politikologjik mbi procesin e politikės shqiptare do ndihmonte pėr dimensionimin e vizioneve dhe elitave tė reja shqiptare. Dhe nga kjo nuk duhet tė kemi frikė. Nga ana tjetėr, edhe ne si mėsimdhėnės ėshtė koha qė tė orientojmė studentėt tanė drejt eksplorimit tė atyre mijėra temave lidhur me politikėn moderne shqiptare qė presin pėr t’u trajtuar. Atėherė mbase nė mėnyrė mė tė pėrhapur do ta kuptojmė me mė pak konfuzion edhe ecurinė se politikės shqiptare gjatė njėqind viteve tė kaluara dhe do tė mund tė kuptojmė shumė mė qartė se si duhet tė merr frymė e hapėrojė ajo nė tė ardhmen. Atėherė do tė bėjmė edhe pėrgatitjet qė tė fillojmė ta krijojmė terrenin edhe pėr lėndė mėsimdhėnie lidhur me mendimin politik shqiptar apo politikėn shqiptare, ashtu siē kanė bėrė universitetet dhe pedagogėt e shumė demokracive tjera.





Pėrmasat e kulturės politike


Ndonėse fenomenet e pėrēarjeve politike, pėrdorimi i dhunės nė proceset zgjedhore, votimi masiv nė ditėn e zgjedhjeve, korrupsioni nė politikėn ditore dhe udhėheqja autokratike e despotike nuk pėrkojnė me vlerat e politikės shqiptare e as tė idealeve tė rilindėsve shqiptarė, megjithatė po ndodh qė shpeshherė kohėve tė fundit ato tė rėndojnė procesin politik shqiptar dhe tė krijojnė njė fotografi tė rrejshme pėr pėrmasat e kulturės politike shqiptare. Kurse nė fakt ato janė vetėm se njė flesh imazh tranzicioni i procesit politik shqiptar. Gjykuar nė bazė tė asaj qė kultura politike konsiderohet tė jetė aspekti qė ndikohet mė shumė nga pėrvojat e sė kaluarės sė njė kombi mes aspekteve tė sistemit politik bashkėkohor, kėto fenomene negative e imazhe ēasti tė politikės shqiptare nuk janė pjese e natyrshme e nuk janė as pėrmasė tipike e kulturės politike shqiptare, edhepse historikisht pėrshkak tė amputimeve nga anash ka pasur dhe akoma ka tendenca tė tilla. Prandaj ato nuk duhet lejuar qė tė zėnė rrėnjė dhe tė shndėrrohen nė vlerė tė procesit politik shqiptar.



Qėndrimi shqiptarėve nė politikė ndaj autoritetit si njė nga pėrmasat e konceptit tė politikės shqiptare nė parim nga natyra ėshtė barazitar. Por meqė jo tė gjithė shqiptarėt nė faza tė ndryshme kanė qenė dhe janė tė barabartė nė mundėsitė e tyre pėr tė marrė role politike dhe pėr tė bėrė gjykime politike, shpeshherė ndodh qė tė jenė tė pranishme segmente tė procesit politik me ē’rast disa njerėz janė mė tė kualifikuar pėr tė qeverisur tė tjerėt duke bėrė kėshtu qė detyra e tė tjerėve tė jetė bindja e verbėr. Me kėtė shpesh po shėnohet paraqitja atipike e pėrmasės sė qėndrimit autoritarist. Me njė punė mė intensive nė vetėdijesimin dhe ndėrgjegjėsimin sa mė tė gjithanshėm politik, nė shekullin e ri tė politikės shqiptare mund tė vijmė deri nė arritjen e situatės ndoshta mė dėshiruar tė tė ashtuquajturit qėndrim respektues. Kjo pėrmasė e kulturės politike tė shqiptarėve nė politikė ndaj autoritetit qė nėnkupton qė disa njerėz tė jenė mė tė kualifikuar pėr te zėnė role udhėheqėse, por kėta njerėz kanė njė detyrim pėr tė qeverisur nė interesin e pėrgjithshėm dhe duhet t’u kėrkohet llogari pėr rezultatet e qeverisjes se tyre.



Kulturat politike janė dinamike sepse ato janė tė mbjellura nė mjedise tė ndryshueshme

historike, sociale, ekonomike, kulturore dhe politike qė i gdhendin ato dhe qė i

ndryshojnė. Rrjedhimisht nė rastin e shqiptarėve nė dekadat e para tė shekullit tė ri tė politikės shqiptare kur flasim pėr kulturėn politike ėshtė i nevojshėm para sė gjithash njė konsensus mbi kulturėn politike, qė ajo tė jetė e formuar nė bazė tė njė marrėveshje tė mbėshtetur nė parimet demokratike, ekonomisė sė tregut, individualizmit, si dhe qeverisė qė jep pėrgjegjėsi. Ēėshtje qendrore kėtu duhet tė jetė ndryshimi i qasjes sė rolit tė kulturės politike nė transformimin e pushtetit nė autoritet dhe nė sfida tė autoritetit.



Parimet dhe vlerat e politikės shqiptare



Nėse gjatė shekujve tė kaluar tė politikės shqiptarė njė nga preokupimet kryesore ishte ēėshtja e arritjes sė lirisė pėr shqiptarėt qė i pėrcolli deri nė fund tė shekullit, nė shekullin e ri tė politikės shqiptare duhet tė shohim gjėrat pėrtej kėsaj qasje tė deritanishme: qė tė kuptojmė dhe praktikojmė idenė se liria ėshtė njė mundėsi pėr tė zhvilluar dhe ushtruar kapacitetet e njerėzve dhe nė mėnyrė aktive t’i angazhojė qytetarėt nė demokraci qė ėshtė edhe kusht edhe shprehje e njė lirie tė tillė. Dhe kjo nuk do tė thotė qė koncepti e kauza e lirisė duhet tė margjinalizohen nė procesin e politikės shqiptare nė tė ardhmen. Nė tė kundėrtėn, kauza e lirisė e cila mbetet tė jetė vitale por edhe brengosėse nė shumė shoqėri ku jetojnė shqiptarėt, ajo do tė jetė gjithnjė nė fokus si njė vlerė e posaēme e procesit tė politikės shqiptare. Lirinė poashtu do tė duhet ta zhvillojmė edhe si vlerė e kulturės tonė politikė brenda pėr brenda dhe mes nesh, qė ta bėjmė demokracinė sa mė funksionale.



Mbase mes shumė parimeve dhe vlerave tė procesit politik tė shqiptarėve dy koncepte dhe pikėnisje mund t’i konsiderojmė si mė tipike pėr kulturėn dhe procesin politik shqiptar gjatė kėtij qindvjeēari: rezistenca dhe toleranca politike. Ato janė fanarėt e vlerave, logjikės dhe filozofisė sė veprimtarisė politike shqiptare. Shqiptarėt i kanė rezistuar historikisht me sukses ēdo okupatori dhe kjo prirje e parim i veprimtarisė politikė ėshtė e mbjellė nė vet pėrmasat e kulturės politike shqiptare edhe kur flasim pėr idetė dhe idealet politike; edhe nė dijen pėr politikėn; edhe pėr traditat politike, normat dhe format; por edhe pėr anėt emocionale tė pozicioneve politike. Nė esencė reflektimi i tolerancės ėshtė botėkuptimi ynė pėr politikėn.



Njė nga mburrjet shekullore tė politikave shqiptare ėshtė pozicionimi i mirėfilltė gjeo-strategjik i shqiptarėve dhe orientimi i qėndrueshėm kah aleancat strategjike dhe miqėsore kah perėndimi. Nuk ka arsye qė kjo ēėshtje tė ndryshojė as nė ta ardhmen, por pėrkundrazi sikurse ēdo dekadė tė shkuar tė kėtij qindvjeēari edhe nė dekadat e ardhshme tė shekullit tė ri shqiptar, gatishmėria pėr partneritet politik pritet qė tė shėnojė rritje nė vazhdimėsi pa luhatje dhe qė kjo vlerė e orientimit politik tė shqiptarėve tė vazhdojė tė jetė njė nga pėrmasat kyēe tė kulturės politike shqiptare tė shekullit tė ri.



Politikat inovative tė sė ardhmes pritet qė tė stimulojnė bashkėpunimin edhe ndėrkombėtar edhe brenda kombėtar tė politikave shqiptare me projekte konkrete e jo vetėm se me fjalė e formulime verbale e deklarative. Politikat e reja shqiptare nuk do tė durojnė politikė-bėrjet nė bazė tė lokalizmave e krahinizmave- ato le t’i lėmė mbrapa sikurse edhe fenomenin e politikė-bėrjes dhe organizimit politik sipas parimeve tė principatave- ato le t’i atribuohen epokės sė lavdishme tė Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Kohėrat kanė ndryshuar dhe mbase kjo duhet tė reflektojė me realitetet e reja politike. Sepse duhet tė kemi paraysh qė institucionet qė drejtojnė shqiptarėt nėpėr kohė janė ato qė shpjegojnė format e drejtimeve tė rezultateve politike e jo aq shumė ideologjitė apo historitė e asaj politike.





Politikat inovative

Kėta qe i shohim sot qė kinse bėjnė ndonjė politikė apo pėrfaqėsojnė shqiptarėt gjithandej Ballkanit, kėta nuk janė politika shqiptare. Nuk ka nevojė pėr zhgėnjim apo frustrime nga kėto imazhe ēasti tė tranzicionit tė pėrfaqėsimit tė politikės shqiptare. Disa vėrtetė pėrfaqėsojnė nė bazė tė meritave. Por akoma shumicėn prej tyre (duke u buzėqeshur fati) i ka sjellė rastėsia nė pėrfaqėsimin e politikės shqiptare. Prandaj edhe shumicėn prej tyre i pėrcjell vetėm shterpėsia e ofertave dhe i udhėheq botėkuptimi despotizmit. Jo tė gjithė janė eksponentėt e politikės shqiptare meqė shumė prej tyre janė tė shkėputur nga bota e vlerave dhe parimeve tė politikės moderne shqiptare. Politika shqiptare janė studentėt tanė sepse ata po pėrgatiten pėr ta vazhduar pjesėn tjetėr tė procesit politik nė kuadėr tė shekullit tė ri tė politikės shqiptare qė do tė karakterizohet me politika tė reja publike inovative.


Pa harruar vlerat dhe parimet historike tė politikės moderne shqiptare, politikat inovative tė shekullit tė ri tė politikės shqiptare do duhej tė bazohen para sė gjithash nė njė mėnyrė tė re tė politikė-bėrjes.



Ėshtė imediat ndryshimi i mėnyrės sė politikė-bėrjes. Nė shekullin e ri tė politikės shqiptare ėshtė mė se i nevojshėm funksionimi i njė procesi politik tė plotė, pa ndėrprerje qė nė vete do tė inkorporonte tė gjitha hapat qė e pėrbėjnė tėrėsinė e njė procesi demokratik politik: krijimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerėsimin e zbatimit tė politikave tė shqiptarėve. Kėshtu shqiptarėt do tė jenė shumė mė afėr vendosjes sė parimeve tė funksionimit tė politikave publike gati nė ēdo sferė e veprimtari. Ky parakusht do tė mundėsonte gjenerimin e politikave tė reja inovative tė shqiptarėve nė shekullin XXI me asnjė qėllim ekspansionist, por para sė gjithash pėr avancimin e mirėqenies sociale tė shqiptarėve dhe njė status tė qėndrueshėm politik konform sfidave tė reja tė epokės sė integrimeve.

Pėr vendosjen e funksionimit tė procedurave tė tilla qė do tė karakterizonin njė proces normal politik, natyrisht qė nuk do tė jetė lehtė dhe do tė haset potencialisht nė rezistencė nga tė gjithė ata qė synojnė tė mbajnė apo ushtrojnė monopolin dhe eksluzivitetin kur ėshtė nė pyetje performimi i politikave tė shqiptarėve. Prandaj, qė nė dekadėn e parė tė shekullit tė ri tė politikės shqiptare do tė duhet tė punohet nė vazhdimėsi nė ngritjen e aktivizimit dhe pjesėmarrjes politike pavarėsisht vėshtirėsive dhe tendencės sė kontrolluar tė apatisė politike. Pjesėmarrja politike nė vendet e zhvilluara dhe demokratike mundėson mjete nga tė cilat qytetarėt nė njė mėnyrė apo tjetėr kontrollojnė pushtetin, qė ėshtė vendimtar nė zgjedhje dhe qė pėrcakton se kush do tė udhėheq. Rrjedhimisht qė edhe nė rastin e shqiptarėve fuqia e vetme e votės pėr tė ndryshuar ata qė udhėheqin bėn njė forcė pėr shumė modele tė pjesėmarrjes dhe sėrish ēdo devijim nga votimi i lirė dhe demokratik bie ndesh jo vetėm se me parimet e politikave tė reja publike shqiptare, por edhe me vet vlerat nismėtare tė kulturės politike shqiptare.







E ardhmja dhe modernizimi politik nė vazhdimėsi



Politikat inovative publike tė shekullit tė ri shqiptar duhet tė zhvillohen nė frymėn e modernizimit politik qė paraqet njė proces mjaft dinamik dhe kėrkon akomodim nė vazhdimėsi ndaj trendeve bashkėkohore tė praktikave demokratike perėndimore (si udhėrrėfyes i pėrcaktimit strategjik tė shqiptarėve). Karakteristikat pėrcaktuese tė kėtij modernizimi politik tė shekullit tė ri tė politikės shqiptare pėrpos segmentit tė pjesėmarrjes sa mė masive tė qytetarėve nė krijimin dhe zbatimin e politikave do tė duhet tė pėrfshijė edhe segmentin e racionalizimit tė autoritetit (zėvendėsimit tė autoritetit politik tradicional), si dhe segmentin e dallimit tė funksioneve tė reja politike nė ambientin global dhe zhvillimin e strukturave tė profilizuara qė i kryejnė kėto funksione.



Modernizimi politik i procesit tė politikės shqiptare nė shekullin e ri kėrkon cikėl pa ndėrprerje tė ndryshimeve pėr tė arritur (dhe mė vonė mbajtur nė jetė) politikat publike inovative. Ndryshimi politik ėshtė vetėm procesi i krijimit dhe fortifikimit vital tė sistemit politik nga njė tip i ri cilėsor. Procesi politik mund tė ndryshojė nė kahjen e vet atėherė kur ndryshon sistemi politik duke fituar funksione dhe performansa tė reja varėsisht nga situatat konkrete shoqėrore dhe ndėrkombėtare. Gjatė ecurisė sė mėtejshme tė procesit tė shekullit tė ri tė politikės shqiptare ballafaqimi kryesor do tė jetė ai i tejkalimit tė sfidave nėpėr tė cilėt kalojnė shumė sisteme demokratike tė botės sė civilizuar gjatė procesit tė modernizimit politik e qė varen nga ēėshtje tė lidhura me akomodimin ndėrkombėtar, integrimin e brendshėm, pjesėmarrjen qytetare, shpėrndarjen shoqėrore, etj.



Ndryshimet fondamentale tė proceseve politike njėjtė sikurse ndryshimet e sistemeve politike nuk janė dhe nuk do tė jenė edhe nė tė ardhmen gjithnjė vetėm si pasojė e revolucioneve tė dhunshme. Nė fakt, jo ēdo pėrdorim i dhunės pėr tė ndryshuar sistemin

politik do tė mund tė konsiderohet me arsye revolucion. Po aq sa janė tė rėndėsishme ndryshimet e brendshme politike pėr t’u shqyrtuar, gjithashtu nuk duhet tė anashkalohen ndikimet e shoqėrive tė jashtme qė ndikojnė nė politikėn e brendshme. Pėr shembull, ndikimi i zhvillimeve nė shtetet tjera me rritjen e ndikimit tė globalizimit dhe mundėsive enorme tė komunikimit do tė jetė nė rritje nė shekullin e ri tė politikės shqiptare, sikurse edhe konceptet e reja tė fuqisė sė politikės dhe interferimet e tyre nė marrėdhėniet

ndėrkombėtare tė shkaktuara nga koncepti i ri i sajber-politikės.



Nė frymėn e politikave tė reja shqiptare duhet tė kuptojmė para sė gjithash se mė nuk ka vend pėr fraza boshe e justifikime qesharake nė vend tė ideve e argumenteve politike. Frazat boshe nuk pėrkojnė as me traditėn e as me kulturėn politike shqiptare. Po vjen shekulli i ri i politikės shqiptare herėt a vonė, qė do tė shėnojė njė epokė tė politikave inovative tė procesit politik shqiptar qė do tė nėnkuptojė epokėn e veprave konform njė kulture tė lartė politike dhe epokėn e projekteve konkrete . Dhe kėtu mė nuk do t ketė vend pėr demagogji e kamuflazhe apo improvizime. Konkurrenca e vlerave edhe nė procesin e politikave publike herė do kurdo do tė vjen nė shprehje dhe do intensifikohet nė shkallė tė lartė, meqė shqiptarėt po shkollohen e specializohen anė e kėnd botės pėr profesione tė ndryshme.



Nė shekullin e ri tė politikės, shqiptarėt kudo qė janė kanė njė obligim kombėtar e qytetar- qė tė kuvendojnė dhe punojnė nė vazhdimėsi pėr ndėrmarrjen e hapave tė tillė qė modernizimit tė shoqėrisė t’i pėrshtaten me njė demokraci reale e funksionale; qė tė krijojnė dhe lėnė tė lira tė zhvillohen politikat inovative tė mbėshtetura vazhdimisht nė ide tė reja. Po fillon koha e fundit kur shqiptarėt do tė duhet tė ulen qė tė krijojnė nė vazhdimėsi strategjitė pėr zhvillimin e kombit dhe shoqėrisė bazuar nė parimet dhe vlerat origjinale tė procesit tė politikės shqiptare dhe pėrshtatjes sė akomodimit ndėrkombėtar e rrugės sė partneritetit strategjik. Ėshtė e vėrtetė se ne kemi njė folklor te begatshėm, mirėpo nuk duhet tė harrojmė se procesi politik modern i asnjė kombi demokratik, progresiv e paqėsor nuk udhėhiqet nga parimet dhe frazat e folklorit nė epokėn e revolucionit teknologjik dhe tė informacionit. Prandaj, nė agun e shekullit tė ri, le tė fillojė procesi i modernizimit tė politikave tė shqiptarėve nė frymėn e politikave tė reja inovative, si dhe duke i mbajtur gjithnjė gjallė dhe tė reflektuara vlerat e tolerancės e gatishmėrisė pėr partneritet nėpėrmjet dimensionit universal e humanist tė politikės shqiptare. (KOHA DITORE, 28 nėntor 2012)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio