Studentet.info
Opinione : Dy rrugėt e Haradinajt
Kyqur 06-12-2012 7:36:55 (1338 Lexime)


Enver ROBELLI

Pas lirimit nga burgu Ramush Haradinaj para vetes i ka dy opsione. I pari ėshtė ky: tė distancohet bindshėm nga e kaluara e tij e pasluftės, tė mos pranojė njė koalicion joparimor me grupin aktual sundues tė PDK-sė, t’ia bėjė tė qartė bashkėsisė ndėrkombėtare se Kosova sė pari duhet tė ketė pushtet legjitim, pastaj tė zhvillojė bisedime me Serbinė – dhe tė punojė pėr tė fituar besimin e votuesve, para tė cilėve nuk ka dalė me vite. Opsioni i dytė ėshtė shumė i lehtė: Haradinaj mund tė bėhet patericė e regjimit pothuaj plotėsisht tė diskredituar tė Hashim Thaēit dhe tė partisė sė tij “pronto, pronto”!

1. Laku i lajkatarėve

Kėto ditė ndoshta edhe vetė Ramush Haradinaj ėshtė duke u habitur se kush po i duartroket. Matrapazė e lajkatarė, grabitqarė tė sprovuar dhe vjedhės xhepash e kanė rrethuar dhe po e pėrcjellin hap pas hapi. Tė gjithė i kanė bėrė llogaritė e tyre nė stilin: vjen ky prej Hagės dhe me aureolėn e heroit e merr pushtetin. Kjo nė Kosovė domethėnė nė radhė tė parė: (pėr)fitim personal pėr secilin lajkatar! Njė lajkatar e sheh veten ministėr, tjetri kėshilltar nga afėrsia ose nga distanca, ndonjėri e ka projektuar veten drejtor apo anėtar bordi nė ndėrmarrje publike, madje llogaritė e tyre janė duke i bėrė edhe disa qė pėr turpin e dynjasė e quajnė veten gazetarė, por nė fakt s’janė gjė tjetėr veēse sahanlėpirės tė pėshtirė dhe shėrbėtorė pėr mbrapshti. Nė njė shtet jo vetėm me ekonomi tė varfėr kjo vardisje pėr tė kapur njė copė pushtet mund tė duket e kuptueshme, nė shikim tė parė. Por, nėse mendohet mė gjatė, atėherė shihet se nė luftėn pėr pushtet e pėrfitime nė Kosovė dominojnė instinktet e ulėta, pothuaj jonjerėzore. Ėshtė nė duart e Ramush Haradinajt se a do tė lėshojė pe ndaj kėtij presioni joparimor qė vjen nga njė pjesė e partisė sė tij; pastaj presioni vjen nga PDK-ja, njė parti e dominuar nga njė grup qė e ka diskredituar veten me afera tė njėpasnjėshme, dhe nga disa qarqe tė bashkėsisė ndėrkombėtare, tė cilat duke e ditur se Hashim Thaēi ėshtė lehtėsisht i shantazhueshėm, andaj as nuk mund tė garantojė autonominė pėr serbėt e veriut, si patericė tė fortė tash e duan edhe Ramush Haradinajn. Kėshtu mendohet tė kontrabandohet defunksionalizimi definitiv i shtetit edhe ashtu tejet tė dobėt tė Kosovės. Nė partinė e Haradinajt janė kryesisht dy grupe qė vrapojnė pėr t’u ulur nė prehrin e Hashim Thaēit: spiunėt e vegjėl qė gati pėrherė u kanė shėrbyer strukturave nėntokėsore tė PDK-sė dhe grupi i atyre qė thonė se pėr arsye tė rezonit shtetėror AAK “duhet tė angazhohet nė zgjidhjen e problemeve madhore”. Kėto vlerėsime janė qesharake, sepse asnjė parti serioze nė Kosovė nė rrethanat ekzistuese nuk do tė hynte nė koalicion pėr tė fshirė bėrllokun qė e kanė bėrė tė tjerėt, nė kėtė rast PDK, por do tė kėrkonte njė mandat tė ri nga populli pėr tė ēuar pėrpara agjendėn e vet programore - me partnerė tė tjerė politikė dhe pa PDK-nė! Bėrlloku dhe dėmi i shkaktuar nga PDK nuk mund tė hiqet me PDK-nė nė pushtet. Fytyra e vėrtetė e kėsaj partie janė xhabirat e samilushtakėt, ademgrabovcėt dhe kamishoidėt. Me ta nuk bėhet shteti, me ta varroset shteti. Aktualisht nė radhėt e PDK-sė mbėshtetėsit mė tė zhurmshėm tė koalicionit me AAK-nė janė ata qė kur ishte bėrė Haradinaj kryeministėr nė fund tė vitit 2004 e prisnin me padurim e me gėzim aktakuzėn nga Haga. Disa edhe patėn festuar, njėjtė si pak muaj mė vonė kur u dha lajmi se Ibrahim Rugova vuante nga kanceri.

2. Njollat e sė kaluarės dhe njė shans

Nė euforinė e pėrgjithshme zakonisht dominon shkėlqimi, sidomos ndėr shqiptarė. Kėshtu ishte edhe kėto ditė, me rastin e kthimit nga Haga tė Haradinajt. Prokuroria, e cila me vite ishte drejtuar nga juristja tepėr ambicioze zvicerane Carla del Ponte, nuk arriti tė dėshmonte bindshėm asnjė nga krimet qė supozohej t’i ketė kryer Haradinaj. Madje gjykatėsi nga Afrika e Jugut, Bakone Justice Moloto, shprehimisht deklaroi se nė njė rast Haradinaj kishte kėrkuar nga bashkėluftėtarėt e tij qė t’i trajtonin mirė tė burgosurit, sepse ēdo sjellje tjetėr “do ta dėmtonte ēėshtjen tonė”. Kjo flet pėr njė tipar qė Haradinajn e dallon(te) nga jo pak komandantė tė rrejshėm tė UĒK-sė. Ai ishte i vetėdijshėm se beteja fitohej edhe duke e bindur bashkėsinė ndėrkombėtare se lufta pėr ēlirim nga zgjedha serbe ishte e drejtė. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse shumė gazetarė tė huaj gjatė dhe pas luftės mė tepėr kanė preferuar tė bisedonin me Haradinajn, i cili sė paku fliste kuptueshėm njė gjuhė tė huaj dhe nė fund dilte diēka edhe pėr tė cituar nė gazetė, sesa tė dėgjonin esperanton “demokratike” tė Hashim Thaēit. Kjo ėshtė njėra anė e biografisė sė Haradinajt.

Por, nė euforinė e pėrgjithshme nuk duhet tė injorohet ajo qė thanė gjykatėsit nė Hagė dhe tė cilėt vetėm ndonjė i ēmendur mund t’i shpallė tė anshėm: ata konstatuan se Haradinaj dhe dy tė akuzuarit e tjerė janė tė pafajshėm, por po ashtu nėnvizuan se UĒK ka kryer disa krime. Kjo njollė mbetet. Do tė jetė shenjė pjekurie e shoqėrisė sė Kosovės, pėrfshirė edhe Haradinajn, nėse tash e tutje, pėr shembull, kėrkohet qė tė zbulohen ata qė e vranė, ta zėmė, Skėnder Kuēin, i cili pėrmendej gjerėsisht nė aktakuzėn e Hagės. Rrufeja s’e ka vrarė kėtė njeri. Por, edhe vrasja e ndonjė pjesėtari tė pakicave etnike tė Kosovės nuk ėshtė dėshmi e fisnikėrisė luftarake nga ana e UĒK-sė. Kėtu fjala ėshtė pėr civilė tė burgosur, pėr pengje, jo pėr ata qė janė vrarė nė vijėn e frontit. Shoqėria e Kosovės duhet tė shqetėsohet pėr shkak se nga palėt ndėrluftuese nė ish-Jugosllavi vetėm pjesėtarėt e UĒK-sė janė nxjerrė para gjyqit pėr torturim apo vrasje edhe tė bashkėkombėsve tė tyre. Vitet nė vijim mund ta ballafaqojnė shoqėrinė e Kosovės me tronditje tė mėdha, pėr shembull me ndonjė lajm se shumė heronj tė Kosovės gjatė luftės janė vrarė nga krahu stalinist i UĒK-sė, i cili nė Shqipėrinė e Veriut mbante edhe burgje pėr shqiptarė “tė LDK-sė dhe tė Ibrahim Rugovės”. Sqarimi i kėtyre anėve tė errėta nuk e zbeh luftėn e drejtė pėr liri, pėrkundrazi, ndihmon qė tė bėhet dallimi mes luftėtarėve tė lirisė dhe mashtruesve ordinerė.

Nė tė kaluarėn Ramush Haradinaj nganjėherė ka ditur tė pranonte mėkatet e tij. Nė njė intervistė pėr gazetėn zvicerane “Tages Anzeiger”, e cila qe botuar mė 23 gusht 2002, pra para njė dekade, Haradinaj fliste edhe pėr akuzėn qė ia kishte ngritur atėbotė njė prokuror i UNMIK-ut pėr shkak tė rrezikimit tė sigurisė publike. Bėhej fjalė pėr “rastin Musaj” dhe pėr plagosjen e Haradinajt. Gjatė intervistės sė lartpėrmendur Haradinaj e kishte pranuar se kishte bėrė gabim kur ishte futur natėn nė oborrin e familjes Musaj pėr tė zgjidhur gjoja “njė mosmarrėveshje”. Ky nuk ėshtė gabimi apo mėkati i vetėm i Haradinajt gjatė karrierės sė tij tė bujshme politike. Nga kjo e kaluar hiē e shndritshme e pasluftės ai duhet tė shkėputet pėrgjithmonė. Dhe jo vetėm ai, por edhe shumė tė tjerė nė partinė e tij. Gjithashtu Haradinaj duhet tė jetė i vetėdijshėm se shpallja i pafajshėm nė Hagė nuk ia pėrmirėson automatikisht imazhin te bashkėsia ndėrkombėtare. “I liruar, por jo i pastruar”, “i liruar pėr shkak tė frikės sė dėshmitarėve” – kėto kanė qenė pėrgjithėsisht komentet e dy gazetave mė me ndikim nė politikėn e jashtme gjermane: “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe “Neue Zürcher Zeitung”. Si mund ta ndryshojė kėtė imazh Haradinaj? Sė paku jo me militantė e lajkatarė pėrreth vetes, tė cilėt shpifjet ose kėrcėnimet ndaj gazetarėve i shohin si punėn mė normale nė botė.

3. E tashmja dhe e ardhmja

Nė gjendjen aktuale a mund tė pėrfytyrohet Ramush Haradinaj duke e nėnshkruar marrėveshjen e koalicionit me Adem Grabovcin? Ky i fundit nė vitin 2009, nė njė letėr publike, e kishte akuzuar Haradinajn pėr tė gjitha tė zezat e pasluftės nė Kosovė, pėrfshirė vjedhjen e pasurisė publike, plaēkitje tė mėdha, dėmtim tė imazhit tė UĒK-sė, blerje tė shtėpive nė Dubai e Monte Carlo. Ky ėshtė njė lloj kallėzimi penal qė Grabovci ia ka bėrė Haradinajt dhe nė njė vend normal me kėtė “lėndė” do tė duhej tė merrej drejtėsia. Ndoshta ndonjė eksponent i AAK-sė, i zhveshur nga ēdo moral politik, nuk ka problem me njė koalicion tė tillė, por pyetja ėshtė a paraqet problem pėr Ramush Haradinajn ulja nė njė tavolinė me grupin udhėheqės nė PDK, i cili siē po shihet e dėgjohet kėto ditė edhe nga pėrgjimet e fundit paskėsh qenė larg mė vulgar, mė i dėmshėm dhe mė i rrezikshėm se ē’ėshtė pėrshkruar dhe parashikuar nė medie dhe nga oponentėt e mirėfilltė politikė.

Nė vend tė aventurave politike, Haradinaj bashkė me partitė e tjera opozitare do tė duhej tė angazhoheshin qė kjo qeveri tė largohet nga pushteti menjėherė; tė krijohet njė qeveri teknike, e cila do ta drejtonte vendin deri nė zgjedhjet e ardhshme, tė cilat do tė duhej tė mbaheshin nė gjysmėn e parė tė vitit 2013; ndėrkohė Haradinaj do tė kishte kohė ta konsolidonte partinė, por edhe ta spastronte nga militantėt primitivė, tė cilėt aftėsi tė vetme politike e kanė vendosjen e fotografisė se tij nė ekranin e celularit; qeveria teknike nuk mund tė bėjė mrekulli nė fusha tė tjera, ajo duke qenė e pėrbėrė nga disa parti do tė duhej tė pėrqendrohej nė sigurimin e mekanizmave pėr mbrojtjen e votės; tė sillet nė Kosovė njė numėr rekord i vėzhguesve ndėrkombėtarė, tė cilėt do tė ishin tė pranishėm nė shumicėn e vendvotimeve; tė themelohet njė trup i veēantė i pėrbėrė nga gjykatės ndėrkombėtarė dhe vendorė (nėse gjenden tė tillė tė pakorruptuar), tė cilėt do tė trajtonin dhe sanksiononin me dėnime drakonike ēdo manipulim dhe vjedhje votash! Qeveria teknike, po ashtu, do tė duhej qė urgjentisht t’i largonte nga policia zyrtarėt e afėrt me strukturat ilegale tė spiunimit nė shėrbim tė PDK-sė. Zyrtarėt e tillė tė Policisė sė Kosovės janė pėrgjegjės pėr fshehjen e krimeve dhe pėr mungesėn e efikasitetit nė luftimin e krimit.

Tė gjitha kėto Haradinaj nuk i arrin dot nė njė qeveri bashkė me udhėheqjen e tanishme tė PDK-sė, e cila, nė fakt, siē e thonė edhe diplomatėt e huaj, ėshtė njė grup parapolitik qė s’njeh asnjė parim demokratik, ligjor, moral dhe etik dhe qėllim tė vetėm ka plaēkitjen e vendit. Pėrvoja modeste institucionale e Kosovės ka treguar se ēdokush qė ka lidhur koalicion apo i ka shėrbyer partisė “pronto, pronto” tė Hashim Thaēit ėshtė pėrvėluar jo vetėm politikisht. Doni shembuj? Qe disa: Fatmir Sejdiu! Edita Tahiri! Bujar Bukoshi! Astrit Salihu! Justina Shiroka-Pula! Flora Brovina! Behxhet Pacolli! Gjergj Dedaj! A do tė jetė Haradinaj paterica e radhės? Nė mesin e lajkatarėve tė Haradinajt ka iluzione tė marra se ardhja e tij nė krye tė Qeverisė mund tė sjellė mrekulli, madje pa u ndėrruar asgjė tjetėr, pėrfshirė edhe Parlamentin e dalė me vota tė vjedhura. Kundėr Haradinajt kryeministėr nė kėto rrethana flet edhe fakti se partia e tij nė Parlamentin me legjitimitet tė cunguar ėshtė e katėrta me numrin e votave. Sigurisht nė kėtė demokracinė e mjerė kosovare ėshtė e mundshme, qė edhe si parti e katėrt dhe me 10, 11 apo 12 deputetė nė Parlament tė marrėsh pothuaj krejt pushtetin. Por, a ėshtė kjo udhė e mbarė dhe frymėzuese pėr zhvillimin e njė shteti demokratik e funksional? Budallenjtė do tė thoshin po.

4. Bisedimet me Serbinė

Nė rrethanat aktuale, kur Kosova nuk ka pushtet me legjitimitet tė plotė, ėshtė absurde tė bisedohet me Serbinė. Kjo ėshtė thėnė dhe elaboruar gjerėsisht nė shumė komente e analiza prej se kanė filluar bisedimet me Beogradin. Duhet urgjentisht njė moratorium derisa Kosova tė ketė qeveri legjitime. Gardianėt pseudopublicistikė tė Hashim Thaēit muajve tė fundit me dėgjueshmėrinė e tyre prej cofėtinash kanė vizatuar kulla nė ajėr, duke mbrojtur jo vetėm dialogun pa asnjė kornizė mes Prishtinės e Beogradit, por nė mungesė argumentesh i kanė shpallur “antievropianė” dhe “antiamerikanė” tė gjithė ata qė kanė tėrhequr vėmendjen se klasa sunduese politike ka rrėshqitur thellė nė krim, andaj ėshtė lehtėsisht e shantazhueshme nga ēdo institucion ndėrkombėtar. Publikimi i pėrgjimeve tė fundit shkon pėrtej tė gjitha parashikimeve tė deritanishme pėr shtetin e rrezikuar nga ata qė do tė duhej ta mbronin. Pėrgjimet janė njė shuplakė e fortė ndaj kalemxhinjve tė shtetit, qė thoshin se “Thaēi s’ėshtė i shantazhueshėm”. Tash e kemi dėshminė skandaloze qė kryeministri i vendit pėrgjohet nga misioni i BE-sė nė Kosovė dhe kjo flet shumė pėr reputacionin e tij nė Bruksel: para kamerave ia rrahin supet, pas shpine e pėrgjojnė, sepse dyshojnė qė gjendet nė krye tė njė piramide tė krimit. I tillė Thaēi nuk mund tė mbrojė interesat e Kosovės as ndaj Serbisė, as nė kuadėr tė BE-sė. I tillė siē ėshtė, i zhveshur lakuriq, ai ka vetėm njė prioritet: tė shpėtojė disi politikisht. Kosova nuk duhet tė paguajė mė tutje ēmimin e keqqeverisjes nga ana e Thaēit. Kosova nuk i ka atij asnjė borxh, ndėrsa ai i ka shumė borxhe kėtij vendi pėr shkak tė dashakeqėsisė qė ka demonstruar ndaj njerėzve tė kėtij vendi dhe dėmeve tė pariparueshme qė i ka shkaktuar. Vokabulari i pėrdorur nė telefonatat e pėrgjuara e shpalos mendėsinė sunduese tė PDK-sė, e shpalos edhe kulturėn e munguar institucionale, edukatėn joekzistente personale dhe mė tė gjerė. A thua si flasin kėta njerėz kur ndihen tė papėrgjuar? Ose si kanė folur nė pėrgjimet qė ende nuk janė publikuar? Si kanė folur edhe pėr Ramush Haradinajn?

Me vite tė tėra jo pak shqiptarė tė Kosovės ngado nėpėr botė, sidomos nė Evropė, kanė luftuar pikėpamjet serbe, por edhe tė shumė kundėrshtarėve evropianė tė pavarėsisė sė Kosovės, tė cilėt thoshin se po u bė Kosova shtet, atėherė nuk do tė jetė shtet qytetarėsh, por shtet i mafisė. Nė prag tė 5-vjetorit tė pavarėsisė sė Kosovės jo pak shqiptarė me hidhėrim duhet tė shohin se me fajin e banditėve tanė po pakėsohen argumentet pėr ta mbrojtur shtetin e Kosovės derisa ky ėshtė i tillė – i kidnapuar, i kriminalizuar dhe i plaēkitur.

Ėshtė nė duart e Haradinajt tė bėhet patericė e njė regjimi gati krejtėsisht antidemokratik ose tė bashkohet me shumicėn e votuesve shqiptarė, tė cilėt nuk e kanė votuar Thaēin dhe partinė e tij “pronto, pronto”! Por, ėshtė edhe nė duart e shumė votuesve tė ndershėm dhe naivė tė PDK-sė dhe tė disa deputetėve tė PDK-sė qė nuk e kanė shitur krejt dinjitetin qė tė mendojnė tani se a duan tė hyjnė nė histori si shtylla tė kėtij regjimi tė marrė dhe tė rrezikshėm apo janė tė gatshėm tė kėrcejnė nga treni qė furishėm po shkon nė theqafje. Gjykuar sipas paraqitjes sė fundit televizive tė Haradinajt, duket qė ai ėshtė i gatshėm t’i kacavirret trenit tė theqafjes. Pėr kėtė veprim ai i ka tė sigurta duartrokitjet e lajkatarėve, por jo tė shoqėrisė sė gjerė tė Kosovės. T’i japėsh legjitimitet qeverisjes mė tė keqe dhe mė tė rrezikshme pėr interesat e vendit prej se Kosova ėshtė gjysmėpavarėsuar, nuk ėshtė kurrfarė shkathtėsie politike.

Marrė nga Koha Ditore




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio