Studentet.info
Opinione : Shqiptarėt tė pambrojtur nga dhuna shtetėrore
Kyqur 08-12-2012 14:37:38 (1613 Lexime)


BAJRAM REXHA

Kohėve tė fundit, si edhe mė herėt, maqedonasit po shfaqin njė urrejtje tė pakontrolluar ndaj shqiptarėve. Shumė tifo grupe maqedonase bėjnė thirrje pėr unitet, pėr tė vepruar bashkėrisht. Edhe pse dihet pėrgjigjja, pėrsėri shtrohet pyetja se kundėr kujt ata do tė veprojnė bashkėrisht? A thua vallė pėrsėri viktimė e tyre do tė jenė shqiptarėt? Edhe pse kėto thirrje janė si shkak i nxitjes sė tensioneve ndėretnike,qeveria e Maqedonisė,vetė Ministria e Punėve tė Brendshme nuk merr asnjė hap,asnjė masė qė tė parandalojė njė gjė tė tillė.

Pėrkundrazi pjesėtarė tė saj akoma i sulmojnė shqiptarėt, i rrahin, i burgosin dhe i akuzojnė si terrorist dhe si prishės tė rendit publik e nxitės tė urrejtjes ndėretnike. Mė e keqja ėshtė se kėto tifo grupe maqedonase qė bėn thirrje pėr tė vepruar kundėr shqiptarėve, vazhdimisht kanė qenė tė pėrkrahura dhe tė ndihmuara financiarisht nga qeveria. Nė kėtė mėnyrė edhe ata bėhen pjesė e kėtyre huliganėve dhe bashkėrisht me ta na ofendojnė, na shajnė nėpėr kėngė tė ndryshme dhe na rrahin e na maltretojnė.

Duket se te maqedonasit ėshtė krijuar bindja se ky shtet ėshtė vetėm i tyre, ndėrsa realiteti ėshtė krejt i kundėrt. Ne tė gjithė jemi shtetas tė Maqedonisė dhe ne tė gjithė me mundėsitė tona kontribuojmė qė ky shtet tė avancohet, tė integrohet nė strukturat veri atlantike dhe nė Bashkimin Europian, tė barabartė me tė gjithė popujt tjerė europian. Shqipėria ėshtė anėtare e NATO-s, sė shpejti do tė marrė ftesėn pėr negociata pėr pranim nė Bashkimin Europian. Edhe fqinjėt tjerė tė Maqedonisė janė tė integruara nė aleancėn veri-atlantike dhe nė BE. Ne si shqiptarė tė Maqedonisė kontribuojmė dhe mundohemi tė japim maksimumin qė tė bashkohemi me shqiptarėt e Shqipėrisė, Kosovės e Malit tė Zi nė Bashkimin Europian. Mirėpo ky disponim nuk po vėrehet nė vetė qeverinė e Maqedonisė, e cila duket se vetėm me retorikė angazhohet pėr kėto vlera, ndėrsa nė praktikė vepron nė kundėrshtim me pėrcaktimin pėr tė pėrqafuar vlerat evropiane dhe nė kundėrshtim me bindjet e qytetarėve pėr tė qenė pjesė e familjes evropiane.



Qeveria e Maqedonisė gjithmonė nė mėnyrė selektive fajin e kėrkon vetėm te shqiptarėt. Kur janė nė pyetje shqiptarėt gjerat zmadhohen, ndėrsa kur janė nė pyetje incidentet tė krijuara nga maqedonasit ato minimizohen skajshmėrisht.Del njė vagabond, njė rrugaē maqedonas dhe me tėrė atė urrejtje qė ka ndaj shqiptarėve dhe shtetit mė aleat tė kombit shqiptar Amerikės, sulmon Ambasadėn Amerikane me koktej molotovi dhe shteti i del nė mbrojtje, kinse paska qenė nėn ndikimin e alkoolit, paska qenė i inspiruar nga filmat aksion tė Hollivudit. Po paramendoni sulmuesi tė kishte qenė shqiptarė, cila do tė ishte deklarata e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme?! Do tė thoshin ishte njė sulm terrorist ndaj ambasadės dhe popullit amerikan. Pėrsėri do tė na akuzonin si radikal islamistė,si terrorist dhe si popull i dhunshėm. Akuzojnė shqiptarė nė rastin “Monstra” pa pikė faji,dhe pa pasur asnjė argument. Edhe dėshmitarėt mungojnė, mirėpo ka disa dėshmitarė tė rrejshėm, tė cilėt trumbetojnė se e dinė tė vėrtetėn,e ne fakt nuk dinė asgjė. Edhe ky rast nė opinion po deshifrohet si rast i montuar politik,siē kanė qenė edhe shumė raste tė tjera tė njohura tashmė.



Mbetet njė dilemė e pėrhershme se pse gjithmonė maqedonasit duhet tė dalin si engjėj dhe paqedashės, ndėrsa ne shqiptarėt si prishės tė harmonisė,qetėsisė dhe si nxitės tė urrejtjes ndėretnike. Pse maqedonasit dhe qeveria e Maqedonisė mendojnė se shqiptarėt janė kundėr integrimit tė kėtij shteti. Pse ēdoherė neve na vėndojnė etiketa dhe emėrtime tė cilat aspak nuk I meritojmė? Kėto janė pyetje qė shtrohen pėr pėrgjigje nė kohėn kur logjika e etiketimit mbetet e pranishme nga ana e qeverisė, e cila jo vetėm qė i toleron maqedonasit nė dhunėn e tyre, por edhe i mbron pa fije turpi dhe pa dhėnė llogari pėr tensionet qė krijohen.

Mbetet pezull edhe njė pyetje e fundit, a ėshtė Maqedonia shtet multi-etnik, apo vazhdon tė jetė njė mburojė vetėm pėr maqedonasit?




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio