Studentet.info
Lajme : Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme
Kyqur 10-12-2012 7:56:37 (2604 Lexime)


Nėpėrmjet njė ceremonie solemne, tė hėnėn, ėshtė shėnuar pėrfundimi i punimeve pėr konservimin e fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme nė Tetovė. Projekti ėshtė financuar nga ambasada e SHBA-ve nė Shkup, nga njė grand qė sigurohet pėrmes Fondit tė ambasadorit pėr mbrojtje tė kulturės, program i financuar nga Departamenti i shtetit i SHBA-ve.


“Jam shumė i kėnaqur qė jam sot kėtu nė inaugurimin e Xhamisė sė Pashės tė Tetovės. Mė kujtohet se vetėm tri ditė pasi arrita si ambasador kėtu nė Maqedoni nė njė ditė tė nxehtė, ndryshe nga kjo e sotmja, u takuam me ministren pėr tė nėnshkruar kontratėn pėr investim nė kėtė objekt tė bukur. Pas 15 muajsh kam kėnaqėsinė qė tė vij kėtu sėrish t`ju takoj juve dhe tė shohim bashkė rezultatet e kėtij projekti tė rėndėsishėm. Duke iu falėnderuar njerėzve tė kėtij vendi, bashkėpunimit me ministren e kulturės, ambasada e SHBA-ve nė Shkup ka financuar kėtė projekt restaurimi mė shumė se nė ēdo shtet tė Evropės”, tha Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Maqedoni, Poll Uollers.
Kryetari i Komunės sė Tetovės, Prof.Dr. Sadi Bexheti ka falėnderuar ambasadėn amerikane pėr kėtė donacion mjaft tė rėndėsishėm. “Xhamia e Larme nė Tetovė paraqet njė monument tė rėndėsishėm, jo vetėm pėr Tetovėn, por edhe pėr tė gjithė rajonin. Kjo vlerė e trashėgimisė kulturore mbetet simbol i identitetit tė Tetovės, njė vlerė e padiskutueshme qė reflekton pasuri historike dhe kulturore qytetin.

Falėnderojmė ambasadėn Amerikane nė Shkup, pėr kėtė investim domethėnės pėr konservimin e fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme, qė mundėson tė ruhet origjinaliteti i bukurisė sė kėtij monumenti kulturor nė qytetin tonė”, tha kryetari Bexheti. Sipas tij, gjatė tėrė kohės ambasada amerikane nė Shkup ka treguar njė pėrkujdesje tė veēantė ndaj monumenteve kulturore, duke investuar nė ruajtjen e tyre si vlerė e padiskutueshme e pėrbashkėt.

Ministrja e Kulturės, Elizabeta Kamēevska-Milevska, tha se Xhamia e Pashės nė Tetovė paraqet njė monument tė rėndėsishėm tė trashėgimisė kulturore nė Maqedoni dhe pėr kėtė Ministria e Kulturės disa herė nė tė kaluarėn ka bėrė restaurime. “Me kėtė restaurim tė pamjes sė jashtme, Xhamisė sė Pashės nė Tetovė i kthehet shkėlqimi i dikurshėm, ndėrsa investimi prej 94 mijė dollarė ėshtė pjesė nga fondi i ambasadorėve Marshall”, tha ajo.

Kryetari i Bashkėsisė Fetare Islame nė Maqedoni, Sulejman Efendi Rexhepi ka falėnderuar Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr kėtė investim, pėr konservimin e fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme si njė monument kulture me shumė vlerė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio