Studentet.info
Lajme : Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
Kyqur 05-01-2013 8:43:43 (4498 Lexime)


Rreth dymijė studentė nga Maqedonia pėr ēdo vit pėrmes programit “Puno dhe udhėto” (Work and travel), udhėtojnė pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė Maqedoni ekzistojnė shumė agjenci tė cilat realizojnė kėtė program nėn patronazhin

e tė cilave tė rijnė i bėjnė hapat e parė nė botėn e madhe, thuhet nė njė analizė tė Agjencisė Informative tė Maqedonisė. Thuajse nuk ekziston njeri nė Maqedoni, i cili nuk njeh tė paktėn njė student, tė birin ose tė bijėn e ndokujt, qė ka qenė ose sėrish dėshiron tė shkojė nė Amerikė. Rrallėkush nga kėta tė rinj qė shkojnė nė Amerikė pėrmes programit “Puno dhe udhėto” vendosin tė mbeten atje dhe tė mos kthehen mė dhe prandaj thuajse secili qė ka shkuar atje njė herė, dėshiron ta pėrsėrisė njė gjė tė tillė tė paktėn edhe njė herė.

Prindėrit e kėtyre mėrgimtarėve tė kohės sė re, i mbėshtesin fėmijėt e tyre dhe nė kėtė pėrvojė tė tyre tė re shohin mėnyrėn mė tė mirė qė ata ti zgjerojnė pikėpamjet e tyre, tė pavarėsohen, tė bėhen mė tė pėrgjegjshėm dhe tė pėrgatitur pėr jetė, tė pėrgatitur pėr t’u ballafaquar me ēfarėdo sfide dhe secilėn pengesė nė rrugėn drejt pjekurisė.

Programi “Puno dhe udhėto” nuk ėshtė shpikje nga Maqedonia, por pėrmes kėtij programi tash e mė shumė vjet, mbi 220 mijė studentė nga e gjithė bota udhėtojnė dhe punojnė nė SHBA. Megjithatė, popullariteti i kėtij programi nė Maqedoni ėshtė rritur me njė shpejtėsi tė jashtėzakonshme. Nė mesin e agjencive tė para, tė cilat kanė filluar tė ndėrmjetėsojnė nė realizimin e programit “Puno dhe udhėto” ėshtė edhe agjencia Narom Travel e cila punon tash e 20 vite. Sipas pronares sė agjencisė, Sllavica Simonovska, nga Maqedonia ēdo vit pėrmes programit pėr punė studentore W&T rreth 2 mijė studentė nga Maqedonia shkojnė pėr tė punuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Megjithatė, pėr dallim nga mėrgimtarėt tradicional, mėrgimtarėt e sotėm janė nė pozitė mė tė mirė. Pėrderisa paraardhėsit e tyre kur janė nisur nė mėrgim nuk kanė ditur se ēka i pret, ēka do tė gjejnė dhe si do tė gjinden, ata tė sotmit kanė pėrparėsi mė tė mėdha.

“Me shumėn e paguar prej 1.090-1.300 dollarė amerikanė, tė cilėn e paguajnė nė agjenci, studentėt kanė tė siguruar punėn dhe dokumentet pėr punė, ndėrsa nga shėrbimi qė e fitojnė prej agjencisė sonė janė edhe procesi i vizave, pritja nė aeroportin e Nju Jorkut dhe transporti prej aeroportit deri nė hotelin Nju Jorkut nė Menheten ku kanė dy natė tė paguara, orientimin nga sponsori nė SHBA si dhe nxjerrjen e numrit social”, thotė Simonovska. Shuma e pėrgjithshme qė duhet tė posedojė studenti pėr tu futur nė program ėshtė rreth 1.800 euro, qė nuk ėshtė edhe pak, duke patur parasysh se sa ėshtė rroga mesatare nė Maqedoni. Kohėve tė fundit studentėt kanė mundėsinė tė arrijnė deri te kjo shumė pa kėrkuar hua nga farefisi i afėrt dhe i largėt. Kryesisht, tani edhe ata tė cilėt nuk arrijnė ti sigurojnė mjetet e nevojshme qė duhet tė paguhen pėr tė realizuar kėtė udhėtim pėrmes kėrkesės sė madhe, fitojnė mundėsinė e tyre me ndihmėn e kredive studentore qė ėshtė vetėm pėr pjesėmarrės tė studentėve nė kėtė program. Pėr marrje tė kredisė nuk janė tė nevojshėm zhirantė. Nevojitet vetėm njė bashkėpagues tė kredisė, ndėrsa harxhimet manipulative tė bankės (Tutunska Banka) janė 11.7 pėr qind. Studenti para nisjes paguan 10 pėr qind tė shumės sė pėrgjithshme tė kredisė, ndėrsa shumėn e mbetur- nė grejs-periudhė prej 8 muajsh, gjegjėsisht pas kthimit nė shtėpi.

Punėt mė tė shpeshta qė u ofrohen studentėve nga Maqedonia janė shitės, ndihmės kamerierė ose kamerierė, punė nė parqet argėtuese, mirėmbajtės tė dhomave, mirėmbajtės tė hoteleve dhe kopshteve. Mė sė shpeshti punojnė nėpėr qendrat turistike nėpėr tėrė territorin e SHBA-ve. Sipas Simonovskės, studentėt qė dėshirojnė tė fitojnė, para sė gjithash qė ti kthejnė tė hollat qė i kanė huazuar, por dėshirojnė edhe tė shėtisin, tė mėsojnė diēka tė re, tė krijojnė miqėsi tė reja, ndėrsa e llogarisin programin edhe si njė pėrvojė tė re jetėsore. Kushtet qė ua sigurojnė agjencitė pėrfshijnė punėn e sigurt, banimin, sigurimin shėndetėsor, numrin social dhe leje pėr qėndrim dhe punė nė SHBA nė periudhė prej 4 muaj. Mė sė shpeshti kėto studentė pėr punėt e tyre paguhen prej 7 deri nė 11 dollarė pėr orė. Nė agjenci thonė se paraqitja pėr punė nė SHBA zgjatė deri ka mesi i marsit, por mė mirė ėshtė qė tė konkurrohet gjatė kėsaj periudhe, sepse tani ka numėr mė tė madh tė vendeve tė lira tė punės. Puna nė SHBA fillon prej gjysmės sė dytė tė muajit maj dhe zgjatė deri nė fund tė tetorit. Shumė shpesh studentėt kėrkojnė edhe rast tė dytė dhe nė kėtė mėnyrė tė fitojnė mė shumė. (R-Koha)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio