Studentet.info
Lajme : Njė raport punuar pėr Soros-in ka publikuar pikat e forta dhe tė dobėta tė UT-sė
Kyqur 16-04-2005 3:21:29 (1582 Lexime)

Raporti : Universitetet private ? Biznes mė tepėr se ē’duhet

Tiranė, 16 PRILL- Ende tė vegjėl, por menaxhues tė mirė. Tė shtrenjtė, por me salla ku ke dėshirė tė studiosh. Me kurrikula importuar nga univeristetet tė huaja me zė, tė cilat, pėr hir tė sė vėrtetės, ende nuk dihet sa u hyjnė nė punė shqiptarėve. Dhe pėr mė tepėr, nuk u dihet cilėsia. Nė vija tė trasha, kėto janė disa nga tiparet e univeristeteve private nė Shqipėri. Tė paktėn sipas njė raporti hartuar nga pedagogu shqiptar Adri Nurellari dhe doktori rumun Adrian Mirou. Mbėshtetur nga Fondacioni Soros, pėr llogari tė tė cilit edhe ishte hartuar, raporti u prezantua dhe u diskutua gjerėsisht dje.

Tre institucione private tė arsimit tė lartė shqiptar ishin marrė nėn shqyrtim pėr tė hartuar raportin : Universiteti « Nju Jork », Fakulteti i Drejtėsisė « Luarasi » dhe Universiteti « Zoja e Kėshillit tė Mirė ». Pėr tė hartuar dokumentin, Mirou dhe Nurellari kishin vizituar tre institucionet gjatė dhjetorit 2004 dhe janarit 2005, e kishin folur me drejtuesit e tyre. Ata kishin arritur nė pėrfundimin se ligji shqiptar pėr arsimin e lartė kishte nevojė pėr ndryshime tė mėdha, duke u siguruar mė shumė barazi universiteteve private me ato publike.
Gjatė diskutimeve tė djeshme, tė gjithė (pėrfaqėsuesit e qeverisė, Ministrisė sė Arsimit, univeristeteve publike, atyre private si dhe tė dy studiuesit) ishin dakord nė njė pikė : hapja e univeristeteve private nė Shqipėri ishte njė hap pėrpara pėr arsimin e lartė. Pėrveē kėsaj, Mirou dhe Nurellari kishin nxjerrė edhe tė tjera pika pozitive nė raportin e tyre. « Ato janė menaxhues mė tė mirė se universitetet publike, ofrojnė rroga mė tė larat pėr stafin dhe nė tė ardhmen ka shumė mundėsi qė, pėr hir tė pagave, pedagogėt e universiteteve publike t“i braktisin kėta tė fundit dhe tė punėsohen te privatėt. Programet janė bashkėkohore, ndonjėherė tė huazuara nga universitete tė huaja dhe ka njė shqetėsim tė konsiderueshėm pėr pajisjen e studentėve me materialet e nevojshme.Gjithashtu janė vendosur lidhje tė forta me universitete tė huaja nė ēėshtje tė kurrikulave, lėvizjen e studentėve etj”,-kėto janė disa nga tė dhėnat mė optimiste tė raportit.
***
Ana tjetėr e medaljes nuk ėshtė kaq shkėlqimtare. Universitetet shqiptare kanė probleme tė mėdha tė lidhura fort me cilėsinė dhe stafin mėsimor. Sipas raportit, ky i fundit nė mė tė shumtėn e rasteve pėrbėhet nga pedagogė tė jashtėm, qė janė tė punėsuar tek univeristetet publike. Ka shumė pak pedagogė tė brendshėm, vetėm 14 deri nė korrik 2004. Jo edhe aq shumė tė brendshėm : 40.
Sa pėr programet, fakti se ato janė marrė nga jashtė, nuk i kthen automatikisht nė tė mira. Sipas raportit, « universitetet private nuk kanė zhvilluar mekanzimat e sigurimit tė cilėsisė. Ato duhet tė vėrtetojnė sė programet qė ofrohen janė konkurruese me qėllim qė tė ndryshojnė imazhin qė po krijohet pėr to se kanė si qėllim vetėm fitimin dhe jo cilėsinė ». Pa harruar kėtu mungesėn e plotė tė kėrkimit shkencor, qė ėshtė me rregullore, njė nga tiparet kryesore tė njė universiteti.
Ka edhe mė, dhe kjo, sipas raportit, ėshtė me tė vėrtetė shqetėsuese : Univeristetet private nė Shqipėri janė mė tepėr se ē’duhet biznese. « Dallimi i vetėm me bizneset e tjera ėshtė qė nuk pėrfshihet tatimi mbi vlerėn e shtuar (TVSH). Dy nga universitetet aktuale private nė Shqipėri janė tė regjistruar ligjėrisht si biznese dhe vetėm njėri ėshtė organizatė jofitimprurėse. Kjo situatė nuk ėshtė shumė premtuese kur si rregull universitetet janė institucione jo tė orientuara nga fitimi”, -thuhet nė tė.

Gramoz Pashko
Univeristeti « Nju Jork »
Arsimi i lartė privat ėshtė plotėsisht i ligjshėm nė Shqipėri, njė fakt i kryer dhe u pėrgjigjet nevojave tė njė pjese tė mirė tė rinisė shqiptare, qė dėshiron tė paguajė pėr tė studiuar.
Si degė e Universitetit shtetėror tė Nju Jorkut, universiteti ynė ka po ato kurrikula. Ne nuk mund t’i ndryshojmė ato, na vijnė tė gatshme.
Dhe do tė ishte mė mirė sikur univeristetet private tė mos pėrballeshin me komisione tė pafundme kontrolli.

Tritan Shehu
Universiteti « Zoja e Kėshillit tė Mirė »
Materiali i paraqitur nė raport ėshtė i mirė. Ėshtė e vėrtetė qė procedurat dhe standardet pėr hapjen e kontrollimin e universiteteve private duhet tė jenė tė njėjta me ato publike, sepse ndaj tė parėve shihet qartė njė lloj ngurtėsimi .
Unė mendoj qė ndoshta do tė ishte mė mirė sikur agjencia e Akreditimti tė Arsimit tė Lartė, e cila kontrollon cilėsinė e universiteteve, tė varej nga parlamenti.

Aleks Luarasi
Fakulteti i Drejtėsisė « Luarasi »
Unė i shoh tė dy sektorėt, si tė tė arsimit tė lartė publik, ashtu edhe atė privat si shumė tė rėndėsishėm. Sigurisht, univrsisteti publik do tė jetė edhe pėr shumė kohė mė i rėndėsishmi, sepse ai ka peshėn, masėn. Shkollat private ende janė tė reja nė moshė, por ato sjellin diēka tė re : cilėsinė. Nė sjellim studentė tė njė cilėsie tė lartė pėr tregun e punės nė Shqipėri.
Si pėrfaqėsues i njė institucioni arsimor tė lartė privat do tė doja qė ne tė trajtoheshim mė tė barabartė. Me rregullore, rektorėt e universiteteve private duhet tė marrin pjesė nė konferencėn e rektorėve tė Shqipėrisė, por askush nuk na njofton. I kam ēuar njė letėr kryetarit tė kėsaj konference, por ende nuk kam marrė pėrgjigje.

Disa shifra
54
lektorė patėn nė 2003-04 tė gjitha shkollat e larat private nė Shqipėri
14
prej tyre ishin tė brendshėm
40
tė tjerė tė jashtėm
mė shumė se 20%
e totalit tė studentėve mėsojnė nė univeristetet private nė Poloni, Rumani, Moldavi, Letoni
mė pak se 4%
e totalit tė studentėve mėsojnė nėpėr universitete private nė Republikėn Ēeke, Republikėn Sllovake, Kroaci, Sllovenia. Shqipėria futet nė kėtė grup.
3
universitete private shqiptare ishin akredituar deri nė dhjetor 2004
7
aplikime tė tjera ishin nė proces vlerėsimi nė Ministrinė e Arsimit deri nė dhjetor 2004.

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio