Studentet.info
Lajme : Raporti
Kyqur 16-04-2005 3:25:58 (1383 Lexime)

Hapja e njė universiteti privat, ēėshtje politike

Tiranė, 16 PRILL- “Edhe kur kėrkesa pėr hapjen e njė institucioni tė arsimit tė lartė privat miratohet nga Kėshilli i Akreditimit dhe Ministria e Arsimit, vendimin pėrfundimtar e jep Kėshilli i Ministrave. Pėrvoja e deritashme tregon qė vendimi pėr tė lejuar ose jo hyrjen nė treg tė njė universiteti privat ėshtė nė njė shkallė tė madhe njė vendim politik. Lobet dhe ndikimet politike luajnė njė rol thelbėsor nė tė. Kjo procedurė deformon qartėsisht strukturėn e tregut tė arsimit tė lartė nė Shqipėri”.


Lart
1.Institucionet private tė arsimit tė lartė bėnė investime tė rėndėsishme dhe ndonjėherė mbresėlėnėse. Tre institucionet e arsimit tė lartė nė Shqipėri kanė nė pronėsi ndėrtesa moderne, klasa tė pajisura mirė dhe laboratorė, spitale, kompjutera dhe baza tė dhėnash on-line.
2.Menaxhimi i kėtyre institucioneve tė arsimit tė lartė ėshtė shumė mė profesional krahasuar me universitetet shtetėrore. Disa prej tyre drejtohen si biznese, ato kanė plane strategjike dhe operacionale.
3.Programet janė bashkėkohore, ndonjėherė tė huazuara nga universitete tė huaja dhe ka njė shqetėsim tė konsiderueshėm pėr pajisjen e studentėve me materialet e nevojshme.Gjithashtu janė vendosur lidhje tė forta me universitete tė huaja nė ēėshtje tė kurrikulave, lėvizjen e profesorėve madje dhe tė studentėve. Disa lėndė jepen nė gjuhė tė huaja (anglisht ose italisht) dhe nė tė ardhmen ky mund tė jetė njė avantazh konkurrues krahasuar me universitete shtetėrore.
4.Institucionet private tė arsimit tė lartė ofrojnė rroga shumė mė tė larta pėr stafin e tyre krahasuar me universitetet shtetėrore (nė disa raste raporti ėshtė 10:1 pėr njė orė mėsimi). Pėr kėtė arsye nė tė ardhmen e afėrt mund tė pritet qė shumė pedagogė nga universitetet shtetėrore tė zgjedhin privatin; akreditimi i tyre do tė jetė njė stimul pėr njė prirje tė tillė. Njė pasojė e parashikueshme ėshtė qė cilėsia e programeve te tyre do tė rritet nė tė ardhmen.
5.Institucionet private tė arsimit tė lartė janė shumė mė fleksibėl se universitetet shtetėrore. Konkretisht, ato nuk janė tė kufizuar si universitete shtetėrore nė strukturat e tyre menaxhuese , as nė menaxhimin financiar. P.sh., ndėrsa universitetet shtetėrore duhet t’i mbajnė paratė e tyre nė thesar, institucionet e arsimit tė lartė privat mund t’i mbajnė fondet e tyre ne banka tregtare dhe tė marrin pėrqindje tė larta interesash si dhe tė bėjnė planifikime pėr investime pėr periudha shumėvjeēare.
6.Disa nga institucionet private tė arsimit tė lartė (p.sh., Universiteti i Mjekėsisė), ka zhvilluar politika qė mbajnė parasysh ēėshtje sociale pėr tė tėrhequr studentėt. Politikat e barazisė promovohen me qėllim tėrheqjen e studentėve me tė ardhura tė pakta.
7.Institucionet private tė arsimit tė lartė janė shumė mė tepėr autonome pėrsa i takon fluksit tė studentėve.Sa kohė qeveria kontrollon rreptėsisht fluksin e studentėve nė rastin e universiteteve shtetėrore, institucionet private tė arsimit tė lartė janė nė njė situatė jashtėzakonisht tė favorshme. Ato pėrfitojnė nga kėrkesa e lartė pėr arsim, e cila nuk mund tė plotėsohet nga universitetet shtetėrore. Dhe janė nė gjendje tė regjistrojnė njė numėr tė madh studentėsh dhe gjithashtu tė imponojnė tarifa shkollimi mė tė larta.

Poshtė
1.Rregullorja e lejon qė njė universitet privat tė jetė njė biznes. Ai mund tė ketė njė ose shumė pronarė. Ai fillon me njė investim fillestar dhe motivi i zhvillimit tė programeve universitare ėshtė fitimi. Dallimi i vetėm me bizneset e tjera ėshtė qė nuk pėrfshihet tatimi mbi vlerėn e shtuar (TVSH). Dy nga universitetet aktuale private nė Shqipėri janė tė regjistruar ligjėrisht si biznese dhe vetėm njėri ėshtė organizatė jofitimprurėse. Kjo situatė nuk ėshtė shumė premtuese kur si rregull universitetet janė institucione jo tė orientuara nga fitimi.
2.Universitetet private shqiptare janė lilipute. Shkolla e Drejtėsisė « Luarasi » regjistron nė vit rreth 160 studentė dhe NYUT planifikon qė nė vitet e ardhshme tė rrisė numrin e regjistrimeve nė 300-400 studentė nė vit. Shkolla e Drejtėsisė « Luarasi » ofron vetėm njė program. Institucione kaq tė vogla nuk janė tė qėndrueshme nėse marrim parasysh vlerėsimet e ardhshme dhe konkurrencėn nė rritje midis institucioneve tė arsimit tė lartė nė Europė. Nė tė njėjtėn kohė, ato pėrballen me sfida tė rėndėsishme edhe sa i takon efiēencės ekonomike. Nė pėrgjithėsi, edhe numri i universiteteve shtetėrore nė Shqipėri ėshtė shumė i madh duke mbajtur parasysh popullsinė e vendit dhe mund tė pritet qė nė tė ardhmen e afėrt numri i tyre tė bjerė. Por universitet e vogla me mė pak se 1000 studentė vėshtirė se mund tė mbijetojnė nė njė mjedis gjithnjė e mė shumė konkurrues.
3.Universitetet private nuk kanė zhvilluar mekanzimat e sigurimit tė cilėsisė. Ato duhet tė vėrtetojnė se programet qė ofrohen janė konkurruese me qėllim qė tė ndryshojnė imazhin qė po krijohet pėr to se kanė si qėllim vetėm fitimin dhe jo cilėsinė.
4.Universitetet private ofrojnė vetėm mėsimdhėnie, jo kėrkim. Rregulloret qė kanė tė bėjnė mė akreditimin e njė universiteti tė ri flasin vetėm pėr mėsimdhėnien.
5.Njė pjesė e madhe e stafit mėsimdhėnės nuk ėshtė i pėrhershėm dhe zakonisht mėsimdhėnia ėshtė njė punė e dytė. Kjo nuk ndihmon nė zhvillimin e universiteteve private si organizata dhe nė tė ardhmen e mesme dhe tė largėt sjellin cilėsi tė ulėt tė programeve dhe moszhvillimin e lehtėsive tė tjera qė ofrohen nga njė universitet.
6. Roli i ndikimit politik ėshtė shumė i madh nė procesin e akreditimit dhe gjithashtu nė fazat pasardhėse. Pėr kėtė arsye, hapja e tregut tė arsimit tė lartė ėshtė seriozisht e kufizuar.

Nga: "SHEKULLI"- Gazetė nė Shqipėri




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio