Studentet.info
Lajme : vrasja e studentit
Kyqur 18-04-2005 2:08:06 (1560 Lexime)

Sherr pėr vendin nė furgon, vritet studenti i policisė

SHKODER, 18 PRILL-Njė zėnkė banale i ka marrė jetėn njė studenti tė Akademisė sė Rendit. Elton Elbasani ka gjetur vdekjen pasi ka marrė disa goditje me thikė nga njė shofer furgoni, nė linjėn Shkodėr-Tiranė. Sipas policisė, tashmė ėshtė identifikuar edhe shoferi vrasės. Ai quhet Ardian Dini, 39 vjeē.
“Nuk ka qenė e vėshtirė identifikimi i vrasėsit” janė shprehur burime nga policia, mbrėmė pas vrasjes sė Elbasanit, 22 vjeē. “Shoferi u largua duke lėnė automjetin e tij nė vendngjarje dhe nga dokumentacioni i gjetur nė tė arritėm shumė shpejt tė zbardhim identitetin e tij, si dhe ta shpallim nė kėrkim”, vazhduan mė tej burimet e policisė. Kanė pėrjetuar njė skenė tė tmerrshme, ata pak pasagjerė qė ishin grumbulluar rreth orės 16:30 tė sė dielės nė stacionin e furgonėve dhe ishin bėrė gati pėr t’u nisur nė Tiranė.


Elton Elbasani, banor i lagjes Tophanė, pasi ishte pėrshėndetur me prindėrit e tij, kishte marrė rrugėn drejt furgonėve, pasi tė hėnėn nė mėngjes ai duhej tė ishte nė shkollė, nė Akademinė e Rendit nė Tiranė. Sipas dėshmitarėve tė pakėt okularė qė ishin nė vendngjarje, Elton Elbasani ėshtė afruar pranė furgonit tė Dinit dhe ka hyrė brenda. Por shoferi i automjetit, i ka thėnė se vendet janė tė zėna, pasi priste disa njerėz qė tė vinin. Ky justifikim i shoferit nuk ka qenė shumė bindės pėr Elbasanin, i cili ka insistuar qė tė qėndrojė nė furgon dhe tė mos zbresė. Pikėrisht kėtu ka nisur edhe sherri mes dy personave. Ata kanė nisur tė shkėmbejnė sharje dhe ofendime tė rėnda, ndėrkohė qė nuk kanė munguar as goditjet. Nė kėto kushte, tepėr i acaruar nga ajo qė kishte ndodhur, shoferi i furgonit ka nxjerrė njė thikė nga makina dhe ka qėlluar disa herė Elton Elbasanin. Ky i fundit ėshtė plandosur pėrdhe, ndėrsa Dini ia ka dhėnė vrapit, pėr t’iu zhdukur forcave tė policisė. Tė pranishmit qė kanė qenė aty, kanė marrė viktimėn dhe me njė automjet tė rastit e kanė dėrguar urgjent drejt spitalit. Por studenti 22-vjeēar nuk ka mundur tė mbijetojė. Sipas mjekėve, ai kishte marrė tri goditje thike nė gjoks, ku njėra prej tyre i kishte prekur edhe zemrėn. Pikėrisht kjo mendohet tė ketė qenė goditja vdekjeprurėse, e cila i ka marrė edhe jetėn rreth 40 minuta mė vonė, nė spital.

Nga:Ritvan DIBRA




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio