Studentet.info
Lajme : RAPORTI I ASOCIACIONIT TĖ UNIVERSITETEVE EVROPIANE
Kyqur 18-04-2005 4:57:31 (1501 Lexime)


UEJL-ja ėshtė vlerėsuar lart

Tetovė, 18 PRILL- UEJL-ja ėshtė vlerėsuar lart si nė aspektin e cilėsisė sė punės, nė ambientin teknologjik, nė zhvillimin e stafit lokal, nė bashkėpunimin institucional rajonal dhe mė gjerė.
AUE (Asociacioni i Universiteteve Evropiane ) ėshtė instrumenti kryesor i Komisionit Evropian i autorizuar tė vlerėsojė punėn dhe efikasitetin e universiteteve nė Evropė. Kryesuese e radhės e kėtij asociacioni ėshtė Austria, mė saktė rektori i Universitetit tė Vjenės, prof. Georg Winkler.



Sivjet nė qytetin Glasgow, mė 2 prill tė 2005 u mbajt Konventa e Tretė e kėtij asociacioni tė lartė, tė cilėn e udhėhoqi Jose Manuel Barroso, presidenti i Komisionit Evropian. Nė kėtė konferencė merrnin pjesė 47 pjesėmarrės, ndėr ta edhe rektori i UEJL-sė, prof. dr. Alajdin Abazi.
Nė axhendėn mikpritėse tė Presidentit Barroso, mbeti pėr t’u shėnuar fjalimi i tij ku tha: “Universiteti kurrė s’ka qenė aq i pėrfshirė nė axhendėn e Komisionit Evropian”.
Sivjet, ashtu si dhe vitet e kaluara, ky asociacion prezantoi raportin e tij mbi vlerėsimin e punės sė Universitetit tė Evropės Juglindore. Prezantimi u bė nė UEJL, mė 13 prill 2005, ku morėn pjesė shefi i Komisionit tė BE-sė nė Maqedoni, ambasadorėt e Mbretėrisė Holandeze, tė Francės, Gjermanisė, Zvicrės, Britanisė sė Madhe, Kroacisė, pastaj drejtori i USAID –Maqedoni dhe shefi i PROXIMA. Nikoqirė tė tyre ishin rektori i UEJL-sė, sekretari i pėrgjithshėm i UEJL-sė, tre prorektorėt, dekanėt e fakulteteve tė UEJL-sė dhe drejtorėt e dy qendrave shkollore tė UEJL-sė.
Kryesuesi i Ekipit Vlerėsues tė AUE-sė prezantoi gojarisht raportin e vlerėsimit mė 20 nėntor tė vitit tė kaluar. Diskutimi i ēėshtjeve nė kuadėr tė universitetit me kolegėt e tij nė rajon dhe me partnerė tė tjerė, do tė ndikonte dhe do tė pėrforconte kulturėn e cilėsisė institucionale jo vetėm nė UEJL, por edhe nė rajon e mė gjerė.
Vlerėsimet e AUE-sė shėrbejnė si mjet qė ndihmon dhe kėshillon udhėheqėsit e UEJl-sė se si tė avancojnė edhe mė tej menaxhimin e institucionit dhe tė promovojnė aftėsinė e universiteteve pėr t’u reformuar cilėsisht. Ky asociacion nuk pajis universitetet me plan pėr zhvillimin e tyre, pasi misioni i AUE-sė ka tė bėjė me proces-vlerėsimin, konsultimin e pėrkrahjen.
UEJL-ja ėshtė vlerėsuar lart nga ana e kėtij Asociacioni si nė aspektin e cilėsisė sė punės, nė ambientin teknologjik, nė zhvillimin e stafit lokal, nė bashkėpunimin institucional rajonal dhe mė gjerė. Mirėpo ky asociacion ka rekomanduar nė tė njėjtėn kohė edhe e implementimin e risive nė emėr tė pėrforcimit tė mėtejmė tė institucionit pėr tė synuar nė jetėgjatėsi profesionale.
Si rezultat i evoluimit tė AUE-sė bėrė UEJL-sė, gjithmonė duke respektuar rekomandimet dhe vlerėsimet e tyre, u pėrpilua edhe plani strategjik i punės sė UEJL-sė pėr vitin 2004-2008. Plani u prezantua para ambasadorėve tė pranishėm, para palėve tė involvuara qė nga themelimi i UEJL-sė me njė transparencė vėrtet profesionale nga ana e rektorit tė UEJL-sė, Alajdin Abazi, nga prorektori pėr ēėshtje akademike Zamir Dika, prorektorit pėr hulumtime Blerim Reka, prorektorit pėr ēėshtje financiare Abdulmenaf Bexheti dhe nga zyra pėr Ndihmė Financiare studentėve tė UEJL-sė Z. Abaz Selmani.
Sipas kėtij Plani Strategjik, UEJL-ja e sheh veten mes institucioneve akademike konkurrente nė Evropė.

Nga:Urim SALIHU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio