Studentet.info
Lajme : Matoshi: Jordanovski - tutor i Ministrisė sė Arsimit
Kyqur 08-12-2004 14:16:36 (1464 Lexime)


Matoshi:sa mjete janė harxhuar deri mė tani?

Deputeti i PDSH-sė, Ruzhdi Matoshi i nxitur nga gjendja e rėndė e studentėve grevistė tė Universitetit tė Tetovės, tė cilėve nuk u njihet e drejta e vazhdimit tė studimeve nė Universitetin e ri nė Tetovė pėr shkak tė moslegalizimit tė fakulteteve, tė cilat egzistonin nė Universitetin e Tetovės (tashmė tė shuar me ligj nga qeverisja LSDM-BDI-PLD), nė proceduralen e tij nga foltorja e Parlamentit kėrkoi qė rendi i ditės sė mbledhjes sė Kuvendit tė Maqedonisė tė plotėsohet edhe me njė pikė tė re, qė ka tė bėjė me njė informatė, tė cilėn duhet ta japė ministri i Arsimit, Aziz Pollozhani lidhur me gjendjen momentale tė arsimit sipėror nė gjuhėn shqipe, mė konkretisht, rreth implementimit tė Ligjit pėr themelimin e Universitetit tė ri nė Tetovė.

Infomata nė vete, sipas z. Matoshi duhet tė ngėrthejė tė gjitha aspektet: Akreditimin e Universitetit, planprogramet, rrjedhat financiare (sa mjete janė harxhuar deri mė tani) por dhe mė e rėndėsishmja dhe mė aktualja, fati i studentėve grevistė, tė cilėt kėrkojnė legalizimin e fakulteteve qė deri nė themelimin e Universitetit tė Ri nė Tetovė i pėrkisnin tėrėsisė universitare tė UT-sė.
Deputeti Matoshi u pengua nga ana e kryeparlamentarit Lupēo Jordanovski qė tė sqarojė deri nė fund insistimet e tij pėr vėnien nė rendin e ditės sė kėsaj pike. Z. Matoshi i ndinjuar nga kjo sjellje tendencioze e kreypeparlamentarit Jordanovski tha se ky i fundit ėshtė shėndėrruar nė tutor tė Ministrisė sė Arsimit dhe tė kabinetit qeveritar duke ua marrė tė drejtėn legjitime deputetėve qė tė informohen pėr problemet nė sfera tė caktuara nė shtet, siē ėshtė rasti tejet brengosės me arsimin sipėror tė shqiptarėve.

(R.M)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio