Studentet.info
Lajme : Ėshtė hedhur poshtė mundėsia e zhvillimit tė konkurseve nė korrik
Kyqur 22-04-2005 6:09:01 (1170 Lexime)

Rektorėt: Konkurset nė shtator, viti i parė 15-20 mijė lekė

Tiranė, 22 PRILL- Konkurset e sivjetshme pėr pranimet nė shkollėn e lartė nuk do tė zhvillohen nė korrik, por nė fillim tė muajit shtator. Ashtu si vitet e shkuara. Ėshtė rrėzuar kėshtu mundėsia e organizimit tė tyre gjatė muajit tė dytė tė verės, fill pas provimeve tė maturės. Ide kjo e hedhur publikisht nga disa dekanė fakultetesh, fillimisht nga ai i Ekonomisė nė Tiranė, Dhori Kule.
“Sot (dje) gjatė Konferencės sė Rektorėve zhvilluar nė Elbasan, u diskutua edhe pėr kohėn e zhvillimit tė konkurseve pėr nė shkollėn e lartė. Ideja e realizimit tė tyre nė korrik nuk u pranua nga rektorėt, pasi ai ėshtė njė muaj i ngarkuar me pėrgatitjen e zgjedhjeve elektorale.


Kėshtu qė konkurset do tė zhvillohen nė shtator, sepse praktikisht ėshtė i vetmi muaj i pėrshtatshėm”,-tha pėr “Shekullin” kryetari i Konferencės sė Rektorėve tė Shqipėrisė, Shezai Rrokaj.
Pėrse janė kėrkuar konkurset nė korrik? Me pak mė shumė organizim, nė fakt, tė mirat nuk janė tė vogla. “Shmangen kurset e shtrenjta pėrgatitore, tė cilat u shkundin xhepat prindėrve shqiptarė qė duan tė dėrgojnė fėmijėt nė shkollė tė lartė dhe qė janė kthyer nė njė mundėsi korruptimi pėr pedagogėt. Dhe pėrveē kėsaj, shmanget stresi i muajve tė verės, gjatė tė cilėve tė rinjtė pėrpiqen tė studiojnė sa mė shumė. Nėse konkurset zhvillohen nė korrik, ata do tė testohen pak a shumė nė dijet pėr tė cilat sapo janė testuar nė provimet e lodhshme tė maturės, pra i kanė ende tė freskėta nė mendje”,- shpjegon Dhori Kule. Por tė gjitha kėto, tė paktėn edhe pėr kėtė vit, nuk do tė ndodhin. Dje rektorėt kanė rėnė dakord qė konkurset tė zhvillohen nė shtator.
Paratė
Me ide tė ndryshme (ndonjėherė krejt tė kundėrta) pėr shumė gjėra, por njė tė vetme, kur vjen puna te paratė. Mė saktė, pėr tarifat qė studentėt do tė paguajnė kėtė tetor pėr vitin e parė tė studimeve. Sipas Rrokajt, tė gjithė rektorėt e universiteteve publike kanė qenė dakord dje qė tarifat tė rriten. “Disa universitete kanė kėrkuar qė tarifa tė bėhet 15 mijė lekė, tė tjerė 20 mijė, sipas specifikave dhe kėrkesave me tė cilat ata pėrballen”,- tha Rrokaj. Por nė pėrgjithėsi, shifra e propozuar nga rektorėt pėr kėtė vit akademik ka qenė 20 mijė lekė tė reja. Gjithmonė flitet pėr studentėt e vitit tė parė.
Rrokaj tha se tė gjitha kėto propozime do tė bisedoheshin jo shumė ditė mė vonė nė Ministrinė e Arsimit. Pastaj do tė jetė kjo e fundit ajo qė do tė vendosė saktėsisht datat dhe tarifat e degėve.
Greva e administratės
Konferenca e Rektorėve dje ka vendosur qė kryetari i saj tė jetė personi i cili do tė kontaktojė me tė gjitha ministritė, qė kanė tė bėjnė me problemin e rritjes sė pagės sė punonjėsve tė administratės nėpėr universitete. “Nė konferencė u bisedua gjerėsisht edhe pėr kėtė ēėshtje, e cila na ka shqetėsuar tė gjithėve, sepse rrezikon vitin akademik. Rektorėt mė zgjodhėn mua pėr tė zhvilluar takimet institucionale nė emėr tė tė gjitha universiteteve publike, pėr tė zgjidhur problemin e pagave tė administratės. Duhet tė bisedoj dhe tė takoj ministrat qė kanė lidhje me kėtė proces, gjė qė mund ta nis qė sot (dje) nėpėrmjet linjės telefonike, sapo tė kthehem nga Elbasani. Nuk duhet qė problemi tė pėrfundojė nė grevė”,- tha Rrokaj.
Vetėm dy ditė mė parė, administrata e tri universiteteve nė Tiranė zhvilloi njė grevė paralajmėruese njėorėshe nė oborrin e Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės. Organizatorėt e saj deklaruan se greva mund tė bėhet shumė mė serioze, nėse qeveria nuk mban premtimin e dhėnė nė dhjetor 2004, pėr tė rritur me rreth 50% rrogat e punonjėsve tė administratės sė fakulteteve.

Nga: Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio