Studentet.info
Lajme : Shqipėria ka bėrė shumė pak reforma nė kuadėr tė procesit tė Bolonjės
Kyqur 25-04-2005 1:55:54 (1517 Lexime)

Diplomat shqiptare rrezikojnė tė mos njihen jashtė

Tiranė, 25 PRILL- Universitetet shqiptare rrezikojnė tė ngelen jashtė procesit tė tė aqlakmuarės Kartė tė Bolonjės. Rrezikojnė tė ngelen jashtė njohjes sė diplomave nė vendet e Evropės. Sipas njė raporti, financuar nga Soros dhe hartuar nga njė pedagog shqiptar e njė rumuni me gradėn doktor, vendi ynė ėshtė shumė mbrapa me reformat nė arsimin e lartė. “Sistemi shqiptar i arsimit tė lartė rrezikon shumė tė mbetet jashtė procesit tė Bolonjės”,- raportojnė ata.
Ndėrsa vendet fqinje kanė futur kreditet (pikėt), kanė filluar tė lėshojnė suplementin e diplomės dhe kanė ndryshuar krejtėsisht programet, Shqipėria ka bėrė shumė pak pėr t’u futur nė procesin e Bolonjės.Pėr ta kuptuar se sa i rėndėsishėm ėshtė ky i fundit, mjafton tė pėrmenden vetėm dy nga tė mirat e tij: qė studentėve nė Evropė do t’u njehtėsohet dhe rrjedhimisht do t’u njihet diploma pa dallim, duke rritur mundėsitė pėr punėsim pėr tė huajt.


Dhe qė ata mund tė lėvizin shumė lehtė nga njėri universitet evropian nė tjetrin, nė tė njėjtin vit dhe degė, pa humbur kohė. Tė mira qė, sipas raportit, rrezikojnė tė ngelen pa u provuar nga studentėt shqiptarė.
***
Pedagogu i Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė nė Tiranė, Adri Nurellari dhe rumuni Adrian Miroiu, me gradėn doktor, kanė renditur si pikėn mė tė dobėt tė universiteteve publike shqiptare ngurtėsinė e tyre. Moshapjen e dritės jeshile ndaj sė resė. “Universiteti publik vazhdon tė jetė ekstremisht i papėrshkueshėm pėr hyrjet e reja, qofshin kėta studentė, programe studimesh, institucione”, - thuhet nė raportin e tyre. Pėr rrjedhojė, Shqipėria vazhdon tė ketė numrin mė tė ulėt tė studentėve nė raport me popullsinė mes vendeve ish-komuniste. “Nė vitin akademik 2002-‘03 numri i studentėve pėr 100 000 banorė ishte vetėm 1 420, krahasuar me Moldavinė (3 040), ose Hungarinė (3 771) dhe Slloveninė (5 090). Nė vitin akademik 2003-‘04 ky numėr u rrit nė 1 550, por sėrish mbetet shumė i ulėt, edhe nėse llogarisim studentėt qė studiojnė jashtė”. Dhe si tė mos mjaftonte kjo, numri i programeve tė studimit kontrollohet nė njė nivel tė konsiderueshėm nga qeveria.
Sipas Nurellarit dhe Miroiut, universitetet publike nuk kanė pavarėsi as nė administrim dhe as nė financa. Gjė qė duhet tė ndryshohet sa mė shpejt, nėse deklaratat shtetėrore “do tė pėrfshihemi nė procesin e Bolonjės”, janė thėnė me tėrė mend. Dy studiuesit propozojnė hartimin e njė ligji tė ri pėr arsimin e lartė. “Implementimi i procesit tė Bolonjės nė pesė vitet e fundit nė vendet evropiane ka sjellė ndryshime nė arsimin e lartė, ndaj Shqipėrisė i duhet njė legjislacion i ri. Universiteteve u mungon njė menaxhim i unifikuar. Asnjė universitet nuk drejtohet nė bazė tė njė plani strategjik, ato pak pėrpjekje qė janė bėrė pėr tė zhvilluar njė strategji tė tillė (p.sh, nė UT-nė e Tiranės nė kuadėr tė CEPES-UNESCO), kanė qenė tė pasuksesshme”,- vazhdon i pamėshirmshėm raporti.
***
Sa pak tėrheqės dhe aspak konkurrentė mes tyre! Sipas Nurellarit dhe Miroiut, tregu i arsimit tė lartė publik nė Shqipėri thuajse nuk ekziston fare. “Nuk ka mekanizma qė sigurojnė konkurrencėn midis universiteteve pėrsa i pėrket tėrheqjes sė studentėve, zhvillimit tė programeve tė reja, rritjes sė cilėsisė. Njė nga pengesat mė tė mėdha ėshtė kontrolli i qeverisė mbi numrin e hyrjeve tė reja. Kėrkesa e lartė pėr arsim krijon presion pėr universitetet shtetėrore qė tė regjistrojnė studentė me kohė tė pjesshme dhe nė tė njėjtėn kohė, zgjeron hapėsirėn pėr universitetet private, tė cilat nuk konkurrojnė nė tė njėjtin treg si universitetet shtetėrore”,- thuhet nė raportin e tyre.
Dhe sigurisht, nė gjithė kėtė nuk ka sesi tė harrohen paratė. Qė pėr fat tė keq, janė shumė pak, kur bėhet fjalė pėr bujarinė e shtetit shqiptar ndaj arsimit nė pėrgjithėsi, qoftė ky parauniversitari apo universitari. “Arsimi i lartė ka mungesė tė madhe financimesh. Shqipėria ėshtė njė vend evropian, ku shpenzimi publik pėr arsimin, pėrfshirė arsimin e lartė, ėshtė jashtėzakonisht i ulėt (mė pak se 3% e PPB-sė nė 2003-shin). Pėr pasojė, financimi pėr student ėshtė afėrsisht 500 $ nė shkencat sociale dhe humanitetet dhe 900 $ nė inxhinieri. Kjo situatė sjell paaftėsinė e universiteteve shtetėrore pėr tė ofruar lehtėsi me cilėsi tė lartė pėr studentėt, si internet, libra e revista, laboratore, lehtėsi tė reja, rroga tėrheqėse”.
***
Pėr tė gjitha shkaqet e thėna mė lart e ndoshta shumė tė tjera tė pathėna ende, pėrfundimet e raportit mbi arsimin e lartė publik nė Shqipėri kanė qenė shumė tė hidhura. Sipas tij, Shqipėria rrezikon seriozisht tė ngelet jashtė procesit tė Bolonjės. “Nxitjet pėr reforma janė tė vogla. Nė tė gjitha vendet e Evropės, lėvizja drejt procesit tė Bolonjės ka filluar, programet janė ristrukturuar, sipas skemave tė cikleve, janė futur kreditet, jepet suplementi i diplomės, janė zhvilluar mekanizmat e sigurimit tė cilėsisė nė nivel universiteti dhe vendi, ndonjėherė arsimi i lartė jouniversitar ėshtė pėrfshirė nė arsimin universitar (shkollat e infermierisė p.sh). Sistemi shqiptar i arsimit tė lartė rrezikon shumė tė mbetet jashtė kėtij procesi”,- shkruhet fjalė pėr fjalė nė tė.

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio