Studentet.info
Lajme : UEJL, BARTĖSE E NDRYSHIMEVE NĖ SHKOLLIMIN E LARTĖ
Kyqur 27-04-2005 2:13:50 (1495 Lexime)

Sistem tė ri studimesh pasdiplomike

Tetovė, 27 PRILL-UEJL si institucion i lartė arsimor, e pranishme nė panairin qė ėshtė mbajtur nė Shkup para pak ditėsh, ku kanė marrė pjesė universitete tė ndryshme, ka ofruar njė program mjaft atraktiv dhe me disa specifika tė reja, thanė autoritetet e UEJL-sė“.
Ky institucion akademik, me sa duket do tė jetė pėrsėri i pari nė Maqedoni, lider i njė sitemi tė ri studimesh deridiplomike dhe pasdiplomike, sistem ky qė programohet nė 3+2 kohėzgjatje studimore”, tha Adelina Marku, pėrgjegjėse e zyrės pėr informim nė UEJL.



Por, sipas saj, nė anėn tjetėr, pėr mė shumė mbi kėtė sistem UEJL do tė prezantojė detaje dhe specifika tė kėtij sistemi tė sprovuar tanimė nė Evropė dhe SHBA, mė 21 prill tė kėtij viti, “Ditėn e hapur tė UEJL-sė’’. Sistemi 3+2 ėshtė nė pėrputhje tė plotė sipas kėrkesave tė deklaratės sė Bolonjės, standarde kėto tė sprovuara dhe tė dėshmuara me sukses nė Evropė, por edhe SHBA.
Bartėsja e ndryshimeve nė sistemin e shkollimit tė lartė nė Maqedoni, por edhe nė rajon, UEJL kėtė vit shkollor do t’i fillojė edhe studimet pasdiplomike me njė pėrfshirje gati nė tė gjitha drejtimet qė ofron ky Universitet. Kjo do tė radhitej si risi e dytė pėr kėtė vit shkollor.
UEJL sivjet afirmon edhe titujt e rinj tė Bibliotekės “Max van der Shtul”, me mbi 25 000 tituj librash, libra kėta kryesisht nga biblioteka e shtėpisė botuese me renome botėrore, afirmon botimet e para qė do tė dalin sė shpejti (brenda muajit maj) si dhe risia e radhės revista shkencore “REVISTA UEJL” e cila i dedikohet njė publiku shkencor nacional e ndėrkombėtar (punime nė gjuhėn angleze, nga ligjėrues tė UEJL-sė).
Gjatė njė panairi tė mbajtur nė Shkup ka pasur shumė vizitorė, ndėrkohė qė Zyra pėr marrėdhėnie me publikun nė UEJL ka konfirmuar se, sipas sondazhit tė bėrė ditor, aty janė shpėrndarė mbi 2800 broshura. Ndėr tė interesuarit pėr radhė tė parė ėshtė locuar edhe numri i tė tillėve qė kanė shprehur interesim pėr studimet pasdiplomike, sidomos nė programin e pėrbashkėt tė MBA-sė, program ky pasdiplomik mes Mastrihtit dhe UEJL-sė, pėr biznes e menaxhim.
Organizatorėt e panairit, sipas Zyrės pėr marrėdhėnie me publikun e UEJL-sė kishin edhe mangėsitė e veta: “Nė tė ardhmen Panairi duhet tė jetė i paralajmėruar mė parė, duhet tė jetė specifik, pra vetėm pėr universitetet, duhet tė ofrojė njė sallė tė veēantė pėr prezantime e debate dhe njė mbėshtetje mediale profesionale, duke mos segreguar interesat e njėrit institucion nė llogari tė ndonjė institucioni tjetėr. Kėto defekte janė tė rėndėsishme pėr t’u pėrmendur, ngase universitetet cilėsore janė dėshmuar si bartėse tė elitave tė njė shoqėrie, prandaj hapėsira pėr komunikim masmedial nė kėtė rrafsh, nė parim duhej tė ishte mbėshtetėsja kryesore e idesė reformuese institucionale qė bart UEJL-ja”, - thotė Adelina Marku.

Nga:Urim SALIHU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio