Studentet.info
Lajme : Te jesh Doktor Shkencash
Kyqur 29-04-2005 15:49:30 (2835 Lexime)


POLITIKANET, RREMBEJNE TITUJT "PROFESOR" E "DR.SHKENCASH"

29 PRILL- Te jesh Doktor Shkencash, tani eshte me e veshtire te marresh titullin "Profesor" apo "Profesor i Asociuar". Pasi ndryshimet ne ligjin perkates, te miratuara ne fund te vitit te kaluar, e kane disiplinuar akoma me shume kete proces te gjate dhe te veshtire pune studimore. Pikerisht, listimi i kushteve me te perpikta per te marre tituj te tille vleresues, i ka vene kandidatet para shume detyrimeve dhe pergjegjesirave per t'i merituar ato. Por nuk ka vetem disa muaj qe keto kushte po aplikohen dhe per kete arsye, jo pak kandidate qe jane Doktore Shkencash, kane mbetur te pakenaqeur nga mosperzgjedhja e tyre si "Profesor" apo "Profesor i Asociuar".


Shqetesimi: Kualifikohen politikanet, jo ne

Shqetesimi i perbashket qe ngre kjo shtrese Doktoresh Shkencore, eshte fakti se me te privilegjuar se ata qe kane vite te tera pune studimore, mbeten politikanet. Te cilet vertet nuk mund te kene nivelin e tyre te njohurive, por ne baze te posteve te rendesishme qe ata kane, perfitojne per te ndikuar ne komisionet shkencore kualifikuese. Nuk jane te pakta rastet kur politikane te ndryshem me emer, te pozites apo opozites jane kthyer me hapa shume te shpejte nga Doktore Shkencash ne Profesore dhe me pas ne Profesore te Asociuar apo Lektore. Dhe pas tyre kane mbetur ata Doktore te vertete Shkencash qe kane dhene kontribut ne zhvillimin e degeve te ndryshme te jetes shoqerore apo shkencore shqiptare dhe te huaj.

Duke ua hedhur fajin komisioneve shkencore te vleresimit, keta doktore Shkencash, besojne se ne shumicen e rasteve nga ana e ketyre komisioneve mbahen qendrime te pamerituara duke mbrojtur pa te drejte kualifikimin e ndonje personi qe nuk permbush te gjitha kriteret e domosdoshme per te qene me pas Profesor apo Lektor.

Dhe per kete fajin, ia hedhin politikes, e cila nderhyn qofte edhe terthorazi, ne vleresime te tilla, te cilat ne fakt duhet te jene vetem shkencore dhe te bazuara ne kritere.

Ndryshimet e dhjetorit 2004, proces me i veshtire

Sipas vendimit nr.897 te dates 29.12.2004 te Keshillit te Ministrave, jane percaktuar disa ndryshime ne vendimin 786, te dates 17.12.1998 "Per kualifikimin shkencor pasuniversitar dhe klasifikimin e punonjesve pedagogjike dhe kerkimore".

Si hap i pare i kualifikimit te punonjesve shkencore, eshte marrja e titullit "Doktor i Shkencave". Disertanti e perfiton ate pas miratimit te disertacionit te doktorates nga juria.

Ndersa "Profesor" (prof.) emertohet punonjesi pedagogjiko-shkencor i brendshem qe ka graden "profesor i asociuar" te pakten prej pese vjetesh dhe qe gjate k`saj periudhe ka qene: titullar lendesh, udheheqes diplomash te shkollave pasuniversitare, ose te pakten i nje disertacioni, autor ose bashkeautor kryesor i te pakten nje teksti universitar, te miratuar nga fakulteti perkates, ose i nje monografie. Hartues programesh per te pakten nje lende a cikel lendesh te vecanta, autor artikujsh shkencore, drejtues studimesh a projektesh shkencore, drejtues seksioni, katedre, departamenti ose ekipi kerkimor, pjesemarres ne referate a kumtesa ne kongrese apo konferenca shkencore brenda dhe jashte vendit dhe ka botuar artikuj a kumtesa jashte vendit. Niveli i punimeve kryesore te kandidatit, te perzgjedhura nga vete ai, si monografi (tekste) ose ne vend te tyre artikuj shkencore, vleresohet nga dy oponente te cilet caktohen nga kryetari i Senatit te universitet ose kryetaret e seksioneve te Akademise se Shkencave. Ne veprat me bashkeautoresi, oponentet percaktojne edhe kontributin e cdo kandidati. Ndersa "Profesor i asociuar" quhet punonjesi pedagogjiko-shkencor, i brendshem i shkollave te larta, i cili ka graden "Doktor i Shkencave" te pakten prej pese vjetesh, me pervoje te pakten prej dhjete vjetesh mesimdhenie ne shkollen e larte, nga te cilat tre te fundit pa nderprerje. Kriter tjeter eshte edhe zoterimi i njeres nga tre gjuhet kryesore anglisht, frengjisht apo gjermanisht, dhe ne rast nevoje nje gjuhe te dyte, te caktuar nga dekani a drejtori perkates. Kandidati nder te tjera duhet te jete titullar lende, autor ose bashkeautor i te pakten nje teksti universitar ose monografie, autor i jo me pak se pese kumtesave te botuara brenda dhe jashte vendit, realizues projektesh a studimesh te rendesishme shkencore, udheheqes (pas perfundimit te doktorates) i punimeve te diplomave universitare dhe pasuniversitare. Ndersa "Lektor" emertohet punonjesi akademik me grade shkencore "Doktor i Shkencave", qe jep leksione dhe autor artikujsh shkencore.

Veprimtaria mesimdhenese dhe kerkimore-shkencore e kandidateve per titullin "profesor" dhe "profesor i asociuar", shqyrtohet publikisht ne mbledhjen e departamentit. Vendimi merret me votim te fshehte dhe i percillet keshillit te fakultetit, qe po ahstu voton me votim te fshehte. Dosja me pas, i dergohet Senatit te Shkolles se Larte, i cili me pas ia kalon dosjen komisionit te kualifikimit shkencor. Dhe ne fund, eshte komisioni i kualifikimit shkencor, ai qe merr vendimin perfundimtar per cdo kandidat.

Ja cfare parashikon vendimi nr.897 dt.29.12.2004 per kualifikimin shkencor pasuniversitar dhe klasifikimin e punonjesve pedagogjike dhe kerkimore.

- Grada "Doktor i Shkencave", merret pas miratimit te disertacionit te doktorates nga juria.

- "Profesor" (prof) emertohet punonjesi pedagogjiko-shkencor i brendshem qe ka graden "profesor i asociuar" te pakten prej pese vjetesh dhe qe gjate kesaj periudhe ka qene:

a) titullar lendesh

b) udheheqes diplomash te shkollave pasuniversitare

c) autor-bashkeautor per te pakten nje tekst universitar, monografi

d) hartues programesh per te pakten nje lende a cikel lendesh

e) autor artikujsh shkencore, drejtues studimesh shkencore

f) pjesemarres ne referate a kumtesa ne kongrese apo konferenca

Niveli i punimeve kryesore te kandidatit, te perzgjedhura nga vete ai, si monografi (tekste) ose ne vend te tyre artikuj shkencore, vleresohet nga dy oponente te cilet caktohen nga kryetar i Senatit te universitet ose kryetaret e seksioneve te Akademise se Shkencave. Ne veprat me bashkeautoresi, oponentet percaktojne edhe kontributin e cdo kandidati.

"Profesor i Asociuar" quhet punonjesi pedagogjiko-shkencor, i brendshem i shkollave te larta, i cili ka graden "Doktor i Shkencave" te pakten prej pese vjetesh, me pervoje te pakten prej dhjete vjetesh mesimdhenie ne shkollen e larte, nga te cilat tre te fundit pa nderprerje.

- Te zoteroje njeren nga tre gjuhet kryesore anglisht, frengjisht apo gjermanisht, dhe ne rast nevoje nje gjuhe te dyte, te caktuar nga dekani a drejtori perkates.

Te jete

- titullar lende

- autor ose bashkeautor i te pakten nje teksti universitar ose monografie

- autor i jo me pak se pese kumtesave te botuara brenda dhe jashte vendit,

- realizues projektesh a studimesh te rendesishme shkencore

- udheheqes (pas perfundimit te doktorates) i punimeve te diplomave universitare dhe pasuniversitare.

"Lektor" emertohet punonjesi akademik me grade shkencore "Doktor i Shkencave", qe jep leksione dhe autor artikujsh shkencore.

Veprimtaria mesimdhenese dhe kerkimore-shkencore e kandidateve per titullin "profesor" dhe "profesor i asociuar", shqyrtohet publikisht ne mbledhjen e departamentit. Vendimi merret me votim te fshehte dhe i percillet keshillit te fakultetit, qe po ahstu voton me votim te fshehte. Dosja me pas, i dergohet Senatit te Shkolles se Larte, i cili me pas ia kalon dosjen komisionit te kualifikimit shkencor. Dhe ne fund, eshte komisioni i kualifikimit shkencor, ai qe merr vendimin perfundimtar per cdo kandidat.

Nga: Eglantina NASI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio