Studentet.info
Lajme : KRIZĖ NĖ UPS-UP
Kyqur 06-05-2005 12:51:28 (2531 Lexime)


UPS-UP me dy organe paralele, tani ka dy kryetar dhe dy kryekuvendar

PRISHTINĖ, 6 MAJ- Janė bėrė disa shkarkim-zgjedhje pėr Ekzekutivin dhe Kuvendin e UPSUP-sė. Dy rivalėt e vjetėr tė kėsaj organizate, Sejdi Hoxha e Ali Sefaj i janė nėnshtruar pyetjeve tė njejta qė u bėri sot redaksia jonė atyre. Qė tė dy mendojnė se janė udhėheqės legjitim tė kėsaj organizate studentore dhe se shkarkim-zgjedhjet janė bėrė duke u bazuar nė statutin e UPS-sė. Problemet nė fjalė kishin lindur qė kurė ėshtė zgjedhur kryetar i UPS-sė Sejdi Hoxhaj i cili e kishte si kundėrkandidat Ali Sefajn tė cilit i atė botė i ishte besuar posti i kryetarit tė Kuvendit. Sot ata shkėmbejnė akuza tė rėnda ndaj njėri tjetrit dhe lirisht mund tė konkludohet se tė gjitha pėrqarjet nė kėtė organizatė ishin bėrė si rezultat i mos bashkėpunimit tė Ekzekutivit dhe Kuvendit. Intervisten ekskluzive me tė dy ‘akterėt’ e mosmarrėveshjeve nė kėtė organizatė studentore ua prezentojmė nė vijim.

www.studentet.info: Cfarė ndodhi nė mbledhjen e Kuvendit tė UPS-UP-sė tė datės 29.04.2005?
Sejdi HOXHA: Nė kėtė datė ėshtė mbajtur mbledhja e UPSUP-sė e thirrur nga ish-kryetari Ali Sefaj ku pas prezentimit tė pikave nga ai delegatėt e kuvendit nuk u pajtuan me to dhe nė shenjė pakėnaqėsie ish-kryetari me nėnkryetarėt dhe disa nga delegatėt lėshuan mbledhjen.
Ali SEFAJ: Unė kam thirrur mbledhjen nė kėtė datė dhe nė sallen ku ne realizuam kėtė mbledhje ishin prezent njė numėr i studentėve qė nuk ishin delegatė tė Kuvendit dhe ne nuk u pajtuam qė nė kėto kondita tė realizohet mbledhja. Ata studentė ishin tė thirrur nga ish-kryetari i UPSUP-sė Sejdi Hoxha. Ne nuk na mbet rrugė pos tė detyrohemi qė kryesia dhe shumica e delegatėve tė largohemi.

www.studentet.info: Pas kėtyre mos pajtimeve kanė pasuar shkarkim-zgjedhjet pėr disa nga udhėheqėsit e organizatės suaj. Pse ubė kjo?
Sejdi HOXHA: Delegatėt qė ishin nė shumicė tė pranishėm vendosėn ta vazhdojnė mbledhjen dhe atė e kryesoi delegate mė i vjetėr i pranishėm. U caktuan pika tė reja tė rendit tė ditės nga tė cilat edhe pėr shkarkimin e kryetarit dhe kryesisė sė Kuvendit. 33 anėtarė tė Kuvendit kanė votuar kundėr kryesisė sė atėherėshme dhe tani kemi njė kryesi tė re e cila shpresojmė t’i kryen punėt qė i takojnė asaj.
Ali SEFAJ: Kuvendi i UPSUP-sė nė mbledhjen e mbajtur me datė 03.05.2005 shkarkoi kryetarin dhe ekzekutivin e UPSUP-sė me kėrkesėn e 50% + 1 delegati. Vendimi ėshtė marrė me 2/3, ku tė pranishėm ishin 45 delegatė nga tė cilėt 43 votuan pėr shkarkimin e tyre ndėrsa dy abstenuan.

www.studentet.info: Cilat struktura udhėheqėse janė shkarkuar dhe cilat janė zgjedhur nga ana juaj?
Sejdi HOXHA: Ėshtė shkarkuar kryetari dhe kryesia e kuvendit dhe nė atė mbledhje ėshtė zgjedhur kryetari i Kuvendit Driton Kurtishi, dhe dy nėnkryetarėt Xhevdet Pantina e Adelina Hajrullahu. Pas kėsaj rektoratit tė UP-sė i ėshtė dėrguar procesverbali me nėnshkrimet e delegatėve qė e kanė votuar kryesinė e re.
Ali SEFAJ: Kuvendi ka shkarkuar kryetarin dhe ekzekutivin e UPSUP-sė. Kryetar i Unionit ėshtė vendosur tė jetė Elbasan Hoti, nėnkryetarė Sami Isma e Armend Rugova, sekretar Zymber Ukaj, anėtarė tė komisioneve Idriz Hasaj, Afrim Haxhimustafaj, Gani Caka, Sabri Behrami e Fisnik Mehaj. Me kėto zgjedhje e kemi njftu rektoratin e UP-sė dhe MASHT-in.

www.studentet.info: Pėrse ishte inicuar procedura nga ana e juaj pėr shkarkim, gjegjėsisht zgjedhjet qė pasuan pastaj?
Sejdi HOXHA: paraprakisht tu thėm se procedura e shkarkimit u realizua me 50% + 1 delegatėve tė Kuvendit. Ėshtė inicuar kjo procedurė pėr faktin se Ali Sefaj nuk ka pasė bashkėpunim mė ne si ekzekutiv, pastaj ka pasė konflikte me prof. Hava Ismaili nė prezencė tė studentėve duke i bėrė fyerje tė rėnda asaj dhe gjatė kėsaj kohe ai ka qenė nė poziten e nje kryekuvendari. Kėto fyerje kan rėnė drejtpėrsėdrejti edhe nė adresė tė UPS-sė. Gjithashtu ai ka dalur dhe ėshtė falur para Bibliotekės Kombėtare nė prezencė tė kamerave televizive filmim ky qė ka shkuar tek instancat ndėrkombėtare dhe zyra Amerikan gjė e cila e ka rėnduar pozicionin e organizatės sonė. Kjo ka bėrė qė nderkombėtarėt tė kenė pėrshtypjen qė Unioni ėshtė organizatė islamike. Duhet ta dini se xhamija nuk ka qenė mė larg se 5 minuta ku aj mund ta realizonte faljen e namazit.
Ali SEFAJ: kryetari Sejdi Hoxhaj ėshtė shkarkuar nėn akuzat pėr: shperdorim tė detyres zyrtare, abuzim tė autoritetit tė unionit, keqėpėrdorim tė mjeteve financiare, shkelje tė statutit tė UPSUP-sė, pėrzierje nė punėt e Kuvendit dhe unioneve lokale, prodhimin e tensioneve nė unionet lokale si dhe tendenca pėr shkarkimin e kryetarit tė Kuvendit dhe nėnkryetarėve me njerėz jo legalė tė ftuar nė emėr tė delegatėve tė Kuvendit si dhe pėr dezinformimin e opinionit studentor dhe mė gjerė.

www.studentet.info: Sa unione tė pavarura do tė ketė Universiteti i Prishtinės?
Sejdi HOXHA: UP siq e ka pasur edhe mė parė do ta ketė njė UPSUP. Por tani njė union mė tė organizuar, mė efektiv, pa pėrqarje tė brendshme. Me siguri qė Ali Sefaj nuk mund tė vazhdoi mė atė mėnyrė tė sjelljes tė cilėn e kishte aplikuar mė herėt sepse tani mė nuk ėshtė kryetarė i Kuvendit. Ai tani mundohet tė qoi pluhur me njė grup studentėsh jo legjitimė por ia bėjmė tė qartė atij se askush nuk mund ta pengoi punė suksesive tė kėtij unione pėrkundėr pėrpjekjeve tė tij.
Ali SEFAJ: Ne nuk jemi dy organizata. Ėshtė njė dhe veqėse kemi zgjedhje tė reja. E kuptoj qė ėshtė e vėshtirė ta pranoi Sejdi Hoxha se tashmė nuk ėshtė kryetarė i UPSUP-sė por nė demokraci duhet tė pajtohet me kėtė fakt. Ne do tė punojmė qė unionin ta qojmė pėrpara.

Nga: Besnik KRASNIQI





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio