Studentet.info
Opinione : Kultura
Kyqur 08-05-2005 10:05:50 (2327 Lexime)


Kultura, nė rolin e njė arme tė fortė dipllomatike

Ėshtė me tė vėrtet e vėshtirė pėr njė studjues qė tė pėrcaktojė pėrmbajtjen e epitetit «kulturor/e», ose tė sqarojė se kur njė dukuri ėshtė pjesė e kulturės sė njė populli ose jo. Sidoqoftė nė mėnyrė pėrgjithėsuese do mundeshim tė thonim se me termin «kulturė» nėnkuptojmė njė kolazh tė gjėrė vlerash, besimesh, veprash, traditash, zakonesh etj. qė pasqyrojnė tė kaluarėn historike dhe tendencat ekzistante tė njė komuniteti, njė kombi ose njė grupi kombesh. Nė ditėt e sotme, proēesi i civilizimit -sipas kritereve perėndimore- dhe ndryshimet kulturore midis shoqėrive tė ndryshme duket se kanė tėrhequr vėmendjen e politikave shtetėrore dhe interesimin e shumė analistėve.

Tashmė duket se komuniteti ndėrkombėtar e ka kaluar plotėsisht ndarjen e shoqėrive me kritere biologjike, raciale. Vihet re se edhe vet ndarja me kritere etnike po e humbet pėrkrahjen e dikurshme. Tė gjitha kėto nė njė kohė ku kriter kryesor pėr tė kategorizuar shoqėritė duket se janė bėrė veēoritė kulturore. Kėshtu, ditėt e sotme, flasim pėr praninė e qytetrimit perėndimor, qytetrimit europian, qytetrimit lindor ose aziatik, boshtit islamik etj. Gjithashtu, ekziston njė grup studjuesish mbi-realistė tė cilėt bazojnė analizat e tyre politikoshkencore pikėrisht mbi veēantitė e qytetrimeve tė ndryshme. Personalitet i shumpėrfolur i kėtij grupi ėshtė edhe z. Samuel Huntington i cili prej viteve 90 flet pėr njė «luftė midis civilizimeve». Ndodhitė e 11/09/2001 duket se shtuan pėrkrahėsit e teorisė Huntington por e vėrteta ėshtė se vet niveli kulturor i njė shoqėrie pasqyron gjėndjen sociale dhe ekonomike nė tė cilėn ajo gjendet. Pra mendoj se do ishte ekzagjirim pėr mospėrputhjen Lindje-Perėndim tė fajėsojmė vetėm ndryshimet kulturore, nė njė kohė kur largėsia mė e madhe midis kėtyre dy polėve ndodhet nė fushėn ekonomike, sociale dhe politike. Fakt historik ėshtė gjithashtu se veēoritė kulturore ose fetare janė pėrdorur shumė herė pėr tė justifikuar krizat ose pėrleshjet, duke mbuluar me kėtė mėnyrė shkaqet ė vėrteta.
Pas kėtij pasqyrimi hyrės reth rėndėsisė qė pėrmbajnė veēoritė kulturore pėr realitetin ndėrkombėtar, besoj se do ishte e vlefshme tė hedhim njė sy tek mėnyra me tė cilėn shtetet mundohen tė shfrytėzojnė kėto veēori nė favor tė tyre. Nė qarqet e studjuesve tė ēėshtjeve ndėrkombėtare duket se po fiton rėndėsi, gjithnjė e mė tepėr, termi «dipllomaci kulturore». Sipas analistes te American University -Washington D.C.- znj. Kosmidou, me dipllomacinė kulturore nėnkuptojmė pėrdorimin dhe kontaktet sistematike tė veprimtarive dhe produkteve kulturore qė ushtrohen nga organet shtetėrore ose ndėrkombėtare, por edhe nga nismėtarė jo-qeveritarė, me qėllim paraqitjen e vlerave dhe begative kulturore tė nismėtarėve duke synuar nė njohjen e njėri-tjetrit, mirkuptimin, bashkpunimin –pa perjashtuar edhe bashkpunimin ekonomik-, pėrmirėsimin dhe ngrohjen e marrėdhėnjeve nė nivel ndėrkombėtar. Gjithashtu, znj. Kosmidou do tė shtonte se kontaktet kulturore rrisin mundėsitė pėr mirkuptimin midis popujve dhe hedhin themele pėr mirėbesim, me qėllim largpamės shmangjen e krizave politike dhe tė pėrleshjeve. Gjithėsesi, duhet tė nėnvizojmė se dipllomacia kulturore mund tė pėrdoret edhe si vegėl pėr qėllime politiko-strategjike ose ekonomike.
Megjithėse dipllomacia kulturore pėrbėn njė term tė ri, nuk ėshtė aspak dicka e re praktikimi i saj. Shenja pėrdorimi tė pasurive kulturore pėr qėllime politike vėrehen akoma edhe nė epokėn e lashtė. Tė rikujtojmė kėtu organizimin e ciklit dramaturgjik „Panathinea“ nga Athinejtė e lashtė –gjatė Verės, kur Athina vizitohej nga tregtarėt e huaj- ku midis tragjedisė vendasit mundoheshin tė kalojnė mesazhe tek vizitorėt, si psh. kontributi i Athinės nė luftėn me Persėt, vlerat e demokracisė athinase, detyrimet e qytet-shteteve tė tjera pėrballė epėrsisė sė Athinės etj. Sot, dipllomacia kulturore ka fituar, detyrimisht, edhe mė tepėr pėrkrahje dhe sipas shume studjuesve liberalistė mund tė kthehet nė mjet pėr zgjidhjen e shumė problemeve. Tre janė funksionet kryesore tė dipllomacisė kulturore sot : 1) ngrohja e marrėdhėnjeve ndėrshtetėrore, 2) pėrmirėsimi i paraqitjes sė jashtme dhe kalimi i mesazheve nga shteti qė e ushtron dhe 3) pėrfitimi ekonomik.
Pasojat shkatėrruese tė Luftės sė Dytė Botėrore –ku fanatizmi racial dhe kombėtar luajti rol dominues- shfaqėn mė tepėr se kurrė domosdoshmėrinė pėr njohjen dhe kontaktin midis kulturave. Kėto inisjativa nė Europė filluan me organizimin e njė cikli tė gjėrė veprimtarish kulturore komunikuese –qė vazhdojnė deri mė sot- dhe mund tė thuhet se kishin si fryt krijimin e B.E., i cili dėshiron tė shtrihet edhe mė tepėr. Tashmė, pothuajse nė ēdo shtet serioz dhe demokratik, si p.sh. Francė, Angli, Kanada, SHBA, Gjermani etj., ekzistojnė organe ose institucione shtetėrore qё merren me temat kulturore dhe qė veprojnė nėn epėrsinė e ministrive tė punėve tė jashtme tė kėtyre vendeve, duke zbuluar me kėtė mėnyrė pėrputhjen e punėve tė jashtme me ēėshtjet kulturore. Shembull tepėr kuptimdhėnės pėr lidhjen midis dipllomacisė dhe kulturės ėshtė edhe rasti i ekspozitės sė Komisionit Special pėr Shqyrtimin e Politikės sė Jashtme tė Kanadasė, nė vitin 1997, ku midis tė tjerash shkruhej : «Paraqitja e kulturės kanadeze duhet tė shihet si parėsi kryesore e politikės sė jashtme kanadeze... Sa mė potencial tė jet imazhi, aq mė e madhe do tė jet mundėsia e aktivitetit tė pavarur rezultativ nė marrėdhėnjet ndėrkombėtare». Shembullor, gjithashtu, ėshtė edhe aspekti francez, ku veprimtaritė kulturore harxhojnė –sipas statistikave tė vitit 2003- reth 35% tė buxhetit tė pėrgjithshėm tė ministrisė sė jashtme. Kurse Mbretėria e Bashkuar duket se po pėrdor nė mėnyrė tė spikatur sistemin e saj arsimor dhe mėsimdhėnjen e gjuhės angleze pėr tė ushtruar dipllomaci kulturore. Kėshilli Britanik (British Council), institucion shtetėror me qėllim shtrirjen e imazhit anglez, ka hapur degėzimet e tij nė mbi 109 shtete. Nuk duhen lėnė, gjithashtu, pa u referuar edhe fitimet e mėdha ekonomike qė sjellin aktivitetet dhe produktet kulturore. Nė rastin e SHBA dhe Mbretėrisė sė Bashkuar ėshtė pothuajse e pamundur tė zbulohet dhe tė paraqitet ky pėrfitim ekonomik. Nga ana tjetėr, pėr vitin 2002 burimet ekonomike tė Kanadasė nė fushėn e artit dhe kulturės i afrohen shifrės sė 42 miliardė Dollarėve Kanadezė, nė njė kohė kur nė qarqet e kėtyre fushave u punėsuan reth 1.2 milionė persona.
Nė mbyllje tė kėtij artikulli besoj se do ishte pozitiv parashtrimi i disa konkluzioneve nė lidhje me aspektin shqiptar. Nga tė dhėnat e pakta qė sipėrpėrmenda, kam mendimin se ēdokush mund tė ket krijuar njė ide reth rėndėsisė sė inkurajimit dhe kultivimit tė aktiviteteve dhe pasurive kulturore. Kjo rėndėsi gjendet edhe tek fakti se qėllim kryesor i dipllomacisė kulturore tė njė shteti ėshtė krijimi dhe ruajtja e njė imazhi tė mirė nė opinionin publik ndėrkombėtar. Sot, por edhe nė tė kaluarėn, nė literaturėn dhe shtypin shqiptar shprehet shpesh herė pakėnaqėsi pėr mospėrkrahjen ė «ēėshtjeve tona kombėtare» nga disa faktorė tė huaj. Si ėshtė e mundur pėr njė vend me kaq imazh tė vogėl, siē ndodh me Shqipėrinė jashtė kufinjėve, tė presi pėrkrahjen e pashterueshme tė mendimit ndėrkombėtar ? Duket se politika e shteteve moderohet nga ai ligji qė shprehu z. Halperin, «mendimi yt ėshtė atje ku tė detyron pozita jote». Pra nuk duhet tė presim prej vetes tonė mė shumė se ajo qė mundemi tė realizojmė! Rezatimi i kulturės dhe i artit shqiptar jashtė kufinjėve do tė ishte mbase aleati mė i mirė i kėrkesave shqiptare. Kjo sepse, siē u pėrmend mė sipėr, kultura, por edhe arti, shfaqin tė kaluarėn historike dhe tendencat ekzistante tė njė populli. I japim kėshtu mundėsinė tė tjerėve tė kuptojnė sadopak botėn shqiptare –dhe kjo gjė mund tė ket rezultate pozitive kundrejt shteteve demokratike, ku opinioni publik ndikon mbi vendimet politike.
Mundėsitė qė i jepen Shqipėrisė pėr tė ushtruar dipllomaci kulturore janė me tė vėrtet tė mėdha. Jashtė kufinjėve tė vendit tonė jeton njė numėr i madh Shqiptarėsh –si emigrantė ose si qytetarė tė njė shteti tjetėr. Duhet, patjetėr, tė ruhen dhe tė kultivohen lidhjet me kėto komunitete shqiptare! Vetorganizimi i Shqiptarėve jashtė vendit, me inkurajim nga shteti jonė, mund tė sjelli pėrfitime tė mėdha dhe rritjen e imazhit edhe rolit tė Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare. Gjithashtu duhet tė ndaloj mbulimi i veēorive kulturore tė kombit tonė –qė duket se po na propozojnė disa politikanė dhe intelektualė, nė emėr tė asimilimit europian! Ka ardhur koha t’i tregojmė tė tjerėve se jemi tė gatshėm tė adoptojmė ēdo ide pėrparimtare por nga ana tjetėr kemi njė bagazh tė gjėrė kulturor dhe historik nga i cili mund tė marri mėsim ēdokush! Pozita jonė gjeografike, midis Ballkanit, Europės dhe Mesdheut, do ishte mirė tė shihej si favor qė na shton ēdo lloj mundėsie dhe jo si disavantazh i cili na i pakėson ato. Veē tė tjerash mundėsitė qė ofrohen pėr shfrytėzim mund tė pėrmblidhen si mė poshtė : shkėmbime shkencėtarėsh tė huaj me ata vendas, shkėmbime midis studentėve dhe artistėve, organizim festivalesh nė tė cilat ftohen pėr pjesėmarrje edhe grupe artistėsh nga jashtė, organizim koncertesh dhe ekspozitash jashtė shtetit etj. Gjithashtu duhet tė inkurajohet ardhja e tė huajve pėr studime ose specializim nė Shqipėri –pėrfitimi do jet edhe ekonomik. Shqiptarėt sot po mėsojnė gjuhėt edhe historinė e gjithė botės, pse mos tė mėsoj edhe bota gjuhėn dhe historinė e Shqipėrisė?


Nga: Erjus Mezini
erjus@shqiperia.com





Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio