Studentet.info
Lajme : NJĖ MUAJ PAS VRASJES SĖ ENVER HARADINAJT
Kyqur 13-05-2005 8:41:14 (1647 Lexime)

Studentėt njė minutė heshtje e mė pas edhe revoltė

PRISHTINĖ, 13 MAJ- Qė nga e hėna e ardhshme po bėhen njė muaj qė kur nė njė pritė tė organizuar ėshtė vrarė Enver Haradinaj, student i Kolegjit Amerikan kėtu nė Kosovė. Fiks nė orėn 14:45 tė kėsaj dite do tė mbahet njė minutė heshtje nga tė gjithė studentėt e UP-sė, ndėrsa nė orėn 20:00 do tė shprehet revolta nė Qendren e Studentėve duke mbajtur lart fletėt e bardha tė cilat do tė simbolizojnė paqėn. Organizimi nė fjalė po realizohet bashkarisht nga USSH dhe UPSUP.

Po bėhen gati njė muaj qė kur ėshtė vrarė studenti Enver Haradinaj. Edhe pse ka kaluar e tėrė kjo kohė, organet e drejtėsisė nuk kanė mundur tė binė nė gjurmėt e vrasėsve tė tij.
Pos familjes, mė sė rėndi mungesen e tij po e pėrjetojnė kolegėt e Enverit. Unioni i Studentėve Shqiptar dhe Unioni i Pavarur i Studentėve tė UP-sė (krahu Hoxha) me anė tė njė lajmėrimi kanė paraparė qė ditėn e hėnė (16.05.2005) tė shenohen dy aktivitete. Pikėrisht nė orėn qė kur ndėrroi jetė Enveri, 14:45 organizatori ka paraparė qė studentėt tė bėjnė njė minutė heshtje nė tėrė Universitetin e Prishtinės. Po ashtu nė orėt e mbrėmjes nė Qendren e Studentėve, janė ftuar tė gjithė studentėt qė tė marrin pjesė nė njė organizim tjetėr me tė cilin ata do tė shprehin revoltėn, pėrkatėsisht pakėnaqėsinė e tyre ndaj vrasjes sė kolegut Enver Haqradinaj. Kėtė tubim do ta karakterizon mbajtja e fletėve tė bardha qė do tė simbolizonte paqėn.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio