Studentet.info
Lajme : 37% e studentėve tė pyetur nga QKZH-ja kanė zgjedhur prindėrit si idhuj personal
Kyqur 13-05-2005 8:54:13 (1443 Lexime)

Sondazhi: Prindėrit janė idhujt e studentėve

Tiranė, 13 MAJ- Idhulli im? Prindėrit. Kėshtu kanė shėnuar qindra studentė nė pyetėsorėt e Qendrės pėr Kėrkim dhe Zhvillim, shpėrndarė nga 1 deri nė 15 mars tė kėtij viti. Sondazhi, i cili kishte si pikė kryesore matjen e korrupsionit nė shkollat e larta, nuk linte jashtė edhe njė pytje tė veēantė: A keni idhuj? Qė kishte si synim tė maste “vizionin dhe perspektivėn e studentėve shqiptarė”. Kėta tė fundit, sipas sondazhit kanė si idhuj prindėrit, pa ditur tė dalin jashtė kuadrit tė familjes.


Pas shifrės sė atyre qė kanė idhull njėrin nga prindėrit (37%), e ka radhėn njė grup tjetėr: studentė qė nuk kanė fare idhuj. 19 % e 1 027 tė rinjve tė pyetur gjatė sondazhit kanė mohuar tė kenė ndonjė figurė njerėzore apo mbinjerėzore qė t’i udhėheqė nė jetė. Shifėr aspak e vogėl. Grupi i tretė, sipas shifrave, ėshtė ai i studentėve qė pėr idhull kanė njė figurė politike, 13%. Ata qė kanė patur pėrqindjen mė tė lartė tė njė idhulli tė tillė kanė qenė studentėt e Akademisė sė Arteve tė Bukura dhe Institutit tė Fizkulturės, 20%. Pikėrisht kėta tė rinj kanė votuar mė pak se kushdo pėr prindėrin si idhull; vetėm 15%.
Vetėm 1% mė shumė studentė kanė votuar pėr njė figurė politike si idhullin personal, nga ata qė e shohin kėtė tė fundit te pedagogu. Tė pėrfolur kėto ditėt e fundit pėr korrupsion tė lartė dhe abuzime seksuale me studentėt (pikėrisht sipas tė njėjtit sondazh tė QKZH-sė), nuk mungojnė studentėt qė kanė zgjedhur pedagogun si idhull tė tyre; plot 12%.
S’kishte si tė ndodhte ndryshe. Studentėt e Akademisė sė Arteve, mė saktė 33% e tyre, kanė zakonisht pėr idhull ndonjė artist. Tė njėjtėn gjė kanė pohuar edhe 18% e studentėve tė pyetur nė Universitetin e Elbasanit dhe 17% tė atij Bujqėsor tė Tiranės.
***
Pedagogėt-idhuj gjenden mė shumė nė Universitetin e Vlorės. Sipas sondazhit tė QKZH-sė, mbėshtetur nga SOROS-i, jo pak, por 21% e studentėve tė pyetur nė kėtė shkollė tė lartė kanė pedagogun si figurė udhėheqėse. Pas tyre, pėrqindjen mė tė lartė tė studentėve qė e shohin si tė tillė pedagogun shqiptar, e ka Universiteti Politeknik dhe ai i Elbasanit. Nė secilin prej tyre 15% e studentėve e kanė pohuar njė zgjedhje tė tillė.
Por tė gjitha kėto pėrqindje nuk janė asgjė krahasuar me figurėn e prindėrit, pesha e tė cilit firon tė tjerat. 37% e 1 027 studentėve tė pyetur nė 8 shkolla tė larta publike tė Shqipėrisė kanė pėr idhull prindėrit e tyre. Pėr QKZH-nė, konkluzionet nuk kanė qenė tė vėshtira pėr t’u nxjerrė. Nė raportin e saj pėrfundimtar me tė dhėnat e sondazhit, ajo i ka komentuar kėshtu zgjedhjet e studentėve shqiptarė: “Nga kėto pėrgjigje del qartė se studentėt nuk kanė figura tipike qendrore qė t’i motivojnė tė ecin pėrpara, si nė shkencė apo tė tjera veprimtari. Atyre u mungon vizioni i qartė perspektiv, mbeten brenda kuadrit tė familjes, duke patur si idhull prindėrit, gjė qė pėr subjektin e pyetur ėshtė pėrgjigje jo me shumė vlerė”.

Shifra
Pėr tė zėnė njė dhomė nė konvikt:

34 % e studentėve kanė pohuar se kanė zėnė dhomė sipas rregullave.
31% tė tjerė pohojnė se kanė paguar nėn dorė pėr njė gjė tė tillė.
14% tė tjerė pohojnė se e kanė rregulluar kėtė punė me miqėsi.
21% e studentėve tė pyetur nuk janė pėrgjigjur, sepse kanė pasur frikė.

A kėrkojnė dhurata apo favore pedagogėt nga studentėt, apo nga familjet e tyre?
25% e studentėve tė pyetur i janė pėrgjigjur “po” kėsaj pyetjeje.
72% tė tjerė e kanė mohuar njė gjė tė tillė.
3% nuk janė pėrgjigjur.

Mėnyra pėr tė dhėnė njė provim pas datės sė caktuar:
68% e studentėve janė pėrgjigjur se provimi nuk mund tė jepet pas datės sė caktuar.
32% tė tjerė mendojnė se kjo mund tė ndodhė.
44% e atyre qė mendojnė se provimi mund tė shtyhet, pohojnė se pėr kėtė mjafton tė paraqesin raportin mjekėsor.
21% tė tjerė kanė pohuar se e rregullojnė me sekretarinė, duke paguar nėn dorė.
35% tė tjerė kanė pohuar se pėr kėtė mjafton tė paguash pedagogun.

Nga: Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio