Studentet.info
Opinione : Koment
Kyqur 13-05-2005 8:58:27 (1880 Lexime)


“Nė universitetet shqiptare mungon etika profesionale”

Pedagoget ne kohen me te madhe e jetes se tyre jane te rrethuar nga studente te rinj edhe shume terheqes, te cilet i trajtojne ata me respekt dhe adhurim. Ne shumicen e rasteve studentet dhe pedagoget gjenden shume afer njeri-tjetrit, mbase deri ne nje pike qe quhet "shume speciale". Bazuar ne studimet e viteve te fundit, ēdo pedagog ne karrieren e tij perballet me dilema erotike ne kontekstin e detyres profesionale. Keto marrėdhenie jane nga me te diskutuarat dhe shpesh aktivitetet me te demshme qe mundet te ndodhin ne aspektin profesional. Atraksioni seksual mundet te kete pasoja shume serioze te shkeljes se etikes dhe kjo varet nga drejtimi qe do te marrin ngjarjet.

Pedagoget si gjithe te tjeret, jane njerez me emocione, te cilat fatkeqesisht, mundet te jene me te forta se standardet profesionale. Por ne raste te tilla marrėdheniet erotike ndermjet pedagogeve dhe studenteve shihen si marrėdhenie te detyruara, sepse ne kete rast jane pedagoget ata qe kane pushtetin ose qe jane perceptuar si te pushtetshem me studentet. Ne fakt, keto marrėdhenie ne mjediset akademike ne te cilat perfshihen disa studente dhe pedagoge mundet te fillojne nga lidhjet romantike deri ne perfitimin e perparesive te tjera te ardhshme si plotesimi i deshirave seksuale ose dashuria e vertete. Ka shume raste ne te cilat pedagoget jane martuar me studentet e tyre. Por ne kohet e sotme shume gjera kane ndryshuar dhe institucionet e sotme akademike kane rregulla te forta per pedagoget, te cilet kane lidhje atraktive me studentet. Kjo ka ardhur edhe mbas presionit te levizjes feministe. Ligjet e sotme per ngacmimin seksual kane bere qe shume pedagoge te perfundojne ne dyert e ligjit si te akuzuar. Problemi etik ketu qendron tek abuzimi me pushtetin dhe konflikti i interesave ndermjet profesionit dhe deshires. Keto jane probleme te cilat veshtiresojne detyren e mesimdhenies dhe arritjen e qellimit te saj. Ne
vende te ndryshme te botes keto probleme jane zgjidhur nepermjet ligjeve te shumta dhe etikes profesionale, ligje te cilat nuk e inkurajojne lidhjen erotike ndermjet pedagogeve dhe studenteve, sepse keto lloj lidhjesh jane shfrytezuese dhe demtojne gjykimin e te dyja paleve. E megjithate, keto lidhje, siē duket, nuk jane edhe aq te rralla dhe kjo pasqyrohet qarte ne studimin qe eshte pregatitur nga Fondacioni Soros ne Shqiperi. Duket qe me te shpeshta jane rastet e marrėdhenieve ndermjet profesoreve meshkuj dhe studenteve femra. Shifra e dhene eshte pothuajse epidemike, rastet jane ne rritje. Sidoqofte, nje tjeter diskutim mundet te ngrihet edhe mbi moshen e arrire te studenteve, te cilet hyjne ne marrėdhenie seksuale me pedagoget, si "marrėdhenie te deshiruara nga te dyja palet", e megjithate kjo nuk duhet te nenkuptoje shkeljen e detyres dhe profesionit te nderuar. Ndonese studentet jane ne moshe madhore per te rregulluar marrėdheniet e tyre, pyetja mundet te ngrihet, a jane vertet keto marrėdhenie te deshiruara, nderkohe qe personi i cili eshte perballe tyre eshte shume autoritar dhe ka pushtet ndaj tyre? A eshte e vullnetshme si marrėdhenie? Ndonjehere studentet ndjehen te detyruar te qendrojne ne lidhje te tilla edhe kur X studente sheh "profesorin", duke qeshur me te tjere kolege dhe mendon qe mbase eshte duke bere shaka me te. Ndjenjat qe lindin ne keto raste jane ndjenja e turpit, frika, ndjenja te tjera te hidhura edhe deshira per t’u zhdukur nga faqja e dheut. Pra, statusi i studentit eshte i demtuar! Kjo nuk mundet te quhet lidhje, sepse prek profesionalizmin dhe detyren e mesimdhenies, nuk arrin qellimin e saj dhe ka pasoja te renda per studentet, pedagoget dhe fakultetin. Keto raste nuk mundet te perfundojne mire. Ku qendron profesionalizmi ne keto marrėdhenie? Ndersa ne te gjithe me profesionalizem te pedagogeve nenkuptojmė lehtesimin e zhvillimit intelektual te studenteve, zhvillimin e paster te karrieres profesionale, respektimin e etikes dhe zhvillimin personal te
studenteve. Nga ana tjeter, seksualiteti pavaresisht qe eshte nje proces teresisht jetesor, eshte diametralikisht i kundert me misionin e arsimimit. Ndonese keto marrėdhenie mundet te jene te verteta e jetegjata, pyetja qendron ne ate se cilat jane gjerat qe mesuan studentet ne kohen e shkolles? Ate qe pedagoget mundet te plotesojne deshirat e tyre seksuale, duke qendruar larg detyres dhe profesionalizmit per te cilin ata kane studiuar dhe paguhen? Apo qe studentet e tjere jashte ketyre lidhjeve shikojne qarte qe shkelja e moralit sjell favore? Mbas shume vitesh keto studente do te jene kolege me "profesoret e
tyre", ngjarje pak e rende ne nje mjedis profesional qe ka per qellim mesimdhenien akademike dhe bashkepunimin profesional ndermjet profesoreve. Siē duket ngjarjet e ngacmimeve seksuale jane shume serioze ne kete kohe. Mbase diskutimet mbi kete ēeshtje ne pamje te pare duken shume konservatore dhe jo "bashkekohore", por faktikisht, nese shihet ne kuadrin e marrėdhenieve profesionale eshte e qarte qe keto raste jane raste te veshtira per t’u trajtuar ne te ardhmen. Sipas mendimit tim, ngritja e nje Komisioni Etike Profesionale dhe pregatitja e Kodit Etik te Pedagogeve nga ana e specialisteve, eshte nje nga hapat kryesore, i cili jo vetem do te parandalonte shifrat alarmante te ngacmimeve seksuale apo te shperdorimit seksual te studenteve nga ana e pedagogeve, por do te bente me te qarte detyren e larte profesionale te nje pedagogu.


Nga: Dr. Aurela Pano (Hazizaj)


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio