Studentet.info
Lajme :  Janė pyetur vetėm 76 studentė
Kyqur 14-05-2005 3:21:38 (1531 Lexime)


Rektori: Sondazhi, statistikisht i parregullt

Tiranė, 14 MAJ- “Do tė kishte qenė diēka e rėndėsishme, por nuk arriti dot. Mė vjen keq, qė personat tė cilėt morėn pėrsipėr sondazhin mbi transparencėn nė arsimin e lartė nuk e bėnė siē duhet kėtė punė. Tė dhėnat e tij thjesht u kthyen nė thashetheme, pa arritur tė ngrihen nė shkallėn e tė dhėnave tė vėrteta”.
Pas dy ditėsh mbushur me tension e lajme mbi korrupsion e lartė nė universitetet shqiptare, por sidomos pas tensionit tė abuzimeve seksuale tė pedagogėve ndaj studentėve (sipas sondazhit bėrė nga Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim), Velesin Peēuli ka vendosur tė flasė gjerė e gjatė. Dhe ka ē’tė thotė, sepse universiteti ku ai mban postin e rektorit, Universiteti Bujqėsor i Tiranės, pati pėrqindjen mė tė lartė tė studentėve qė kanė deklaruar se janė kėrkuar personalisht seksualisht nga pedagogėt e tyre pėr tė marrė njė provim.


Plot 12%. Qė pėr rektorin nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė rastėsi e gabueshme numrash.
Sondazhi pėr vlerėsimin e transparencės nė arsimin e lartė u zhvillua nga QKZH-ja, me mbėshtejen e fondacionit SOROS. Pyetėsorėt e tij u plotėsuan nga 1 027 studentė nė 8 shkolla tė larta publike tė Shqipėrisė.
***
Ai nuk ka ndėrmend tė bėjė dredha. Dhe as tė mohojė pafundėsisht. “Padyshim qė nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė ndonjė pedagog tė ketė ngacmuar seksualisht studente, sepse asgjė nuk mund tė pėrjashtohet absolutisht. Ky do tė ishte njė gabim i madh. Por pėr tė nxjerrė njė fakt tė tillė, kaq tronditės dhe tė rėndėsishėm, nuk mund tė pyeten vetėm 76 studentė nė tė gjithė Universitetin Bujqėsor, ku studiojnė mė tepėr se 5 200 tė rinj”, - thotė Velesin Peēuli.
Po tė ishin pyetur mė shumė, a mendon rektori se tė dhėnat do tė ishin mė tė buta?
Ai pėrsėri nuk pėrpiqet tė mohojė. “Nuk mund ta them qė rezultatet mund tė ishin ndryshe, ndoshta numri i studentėve qė kanė deklaruar se janė ngacmuar nga pedagogėt mund tė dilte po 12%. Por qė sondazhi tė ishte i besueshėm, duhet tė ishin pyetur jo mė pak se 1 000 studentė, sipas teorisė sė numrave tė mėdhenj”.
Gjithsesi, ai nuk ka si tė mos shtojė se edhe njė rast i vetėm do tė ishte diēka e rėndė. Marrėdhėniet pedagogė-studentė duhet jenė tė njė natyre intelektuale, qė s’ka tė bėjė fare me seksin apo mitmarrjen. “Ftoj tė gjithė studentėt qė tė denoncojnė kėtu nė zyrėn time, nėse kanė patur raste tė tilla. U premtoj se nuk do t’u bėj ballafaqim me pedagogun e akuzuar, qoftė pėr mitmarrje, qoftė pėr ngacmim. Dhė nėse ēėshtja shkon deri nė gjyq, ata do t’i pėrfaqėsoj unė”, - premton Velesin Peēuli nė zyrėn e tij, nė katin e dytė tė ndėrtesės sė Rektoratit.
Mitmarrja (pranimi i lekėve nga pedagogėt pėr provimet apo pranimet nė universitet) ndėrkaq ka qenė njė fakt i ditur, sipas tij. “Kemi zhvilluar vetė sondazhe nė universitet, kemi pyetur 1 000 studentė. Dhe na ka rezultuar se ata kanė pohuar nė disa raste emra pedagogėsh qė marrin para pėr tė dhėnė njė provim. Emrat e pėrfolur unė i kam hequr nga komisionet e provimit”, - thotė rektori, duke shtuar se mund tė bėnte vetėm kaq, sepse denoncime konkrete nuk ka patur anjėherė. Asnjė student nuk ka gjetur guximin tė akuzojė hapur, me firmėn e vet, ndonjė pedagog qė i ka marrė para. “Madje nė njė rast, kur pothuajse do tė vėrtetonim njė fakt tė tillė, me kamera tė fshehta, studenti u tėrhoq”.
S’do shumė punė tė merret me mend pse nuk ka patur denoncime tė hapura. Dhe pse, pėr kushedi sa kohė, nuk do tė ketė tė tilla. Sė pari, sepse studentėt i druhen hakmarrjes sė pedagogėve. Edhe sikur kėta tė fundit tė hiqen nga puna, mund tė marrin hak tjetėrkund me tjetėrkėnd. Shqipėria ėshtė kaq e vogėl. Dhe sė dyti, sepse, nėse kanė pranuar t’i japin para njė pedagogu, ndajnė me tė njė ndjenjė tė pėrbashkėt faji.
“I ftoj edhe njėherė studentėt qė tė marrin nė dorė universitetin. Ata s’duhet tė kenė frikė. Fakti qė janė studentė, do tė thotė se kanė njė shkallė tė tillė inteligjence dhe pjekurie qė nuk e njeh frikėn nga gjėra tė tilla, nga tė denoncuarit e njė pedgaogu tė korruptuar apo abuzues. Dhe i ftoj nė tė njėjtėn kohė tė mos e poshtėrojnė veten, por tė ulen dhe tė studiojnė. Personalisht, unė si rektor, kam vėrejtje pėr nivelin e tyre tė pėrgatitjes”, - pėrfundon Peēuli.
Shpėrndarja e studentėve tė intervistuar sipas universiteteve:

Universitetet e Tiranės 672
Universiteti i Tiranės 470
Fakulteti Ekonomik 115
Fakulteti Histori-Filologji 60
Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja 60
Fakulteti i Mjekėsisė 84
Fakulteti i Shkencave Sociale 40
Fakulteti i Drejtėsisė 56
Fakulteti i Shkencave tė Natyrės 55
Universiteti Politeknik 65
Universiteti Bujqėsor 76
Akademia e Arteve tė Bukura 35
Instituti i Lartė i Fizkulturės 26
Universiteti i Elbasanit 120
Fakulteti i Shkencave Shoqėrore 89
Fakulteti i Mėsuesisė 11
Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja 20
Universiteti i Shkodrės 118
Fakulteti i Shkencave tė Natyrės 55
Fakulteti i Shkencave Shoqėrore 21
Fakulteti Ekonomik 7
Fakulteti Juridik 18
Fakulteti i Mėsuesisė 10
Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja 7
Universiteti i Vlorės 117
Fakulteti i Tregtisė 18
Fakulteti i Shkencave tė Natyrės 3
Fakulteti i Infermierisė 13
Fakulteti i Mėsuesisė 39
Departamenti i Gjuhės Angleze 44
Gjithsej 1027

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio