Studentet.info
Lajme :  Studentėt protestojnė
Kyqur 16-05-2005 15:03:24 (1574 Lexime)

Studentėt kėrkojnė qė dr.sc Sulejman Meta tė mbetet drejtor

Tetovė, 16 MAJ- Studentėt pranė Qendrės pėr Studime Politeknike , programi studimorė Ndėrtimtari dhe Bioteknologji kanė protestuar ashpėr kundėr zgjedhjes sė drejtorit tė ri pranė kėsaj Qendre nė USHT.
Studentėt thonė nėpėrmjet njė reagimi pėr media se “ protesta jonė gjen bazė nė atė qė ushtruesi I mėparshėm I detyrės sė drejtorit tė Qendrės pėr Studime Politeknike dr.sc. Sulejman Meta , ka qenė I rregullt dhe I pėrkushtuar nė tė gjitha drejtimet”. Nė reagimin e studentėve thuhet se z. Meta me dėshirėn dhe vullnetin pėr punė ka treguar nė cdo cast vlera tė larta intelektuale si drejtues por edhe si ligjėrues, duke qenė korrekt , I ndershėm por edhe kėrkues pėr ngritjen intelektuale dhe tekniko-profesionale tė studentėve.



“ Ne nuk kemi gjė me tė tjerėt por kėrkojmė qė drejtori qė do tė prijė punėn pėr pėrgatitjen e inxhinjerėve tė ardhshėm tė jetė njeriu qė I plotėson kushtet, tė jetė njeriu qėka treguar shumė vlera nė punė, qė ka treguar mė shumė vlera shkencore dhe profesionale, tė jetė njeriu qė nė krahasim me tė tjerėt tė dallohet pėr tė gjitha ato cilėsi qė pėrmendėm mė lartė” thuhet nė reagimStudentėt thonė se mos emėrimi I z. Meta si drejtor I ka indinjuar shumė dhe kjo sipas tyre ka bėrė qė ata tė ankohen duke e quajtur si padrejtėsi dhe kanė kėrkuar qė ky gabim tė rregulohet. Ata thanė se ky ėshtė mendimi unanim I gjithė studentėve tė Q.S.P qė edhe njėherė nė mėnyrė demokratike tė kėrkohet qė z. Meta tė jetė drejtor dhe prof. Dr Suzana Aliu zėvendės drejtor.
“ Ne kemi besim se kėrkesa jonė e arsyeshme do tė merret nė konsideratė tė plotė, por nėse mund tė ndodhė ndryshe, pėr tė shmangur pasojat e mėvonshme si ndarrjet, grindjet e pėrcarrjet, ne do tė radikalizojmė qė tani problemin duke arritur deri nė bojkot total tė mėsimit, pėr tė mos I vuajtur pasojat e njė gabimi tė mundshėm nesėr” thuhet nė reagimin e studentėve drejtuar Universitetit Shtetėrorė tė Tetovės, rektorit, prorektorit pėr mėsim, Shėrbimit Juridik, BDI-sė Mjeteve tė informimit dhe Faktorit Ndėrkombėtarė.

Nga: Urim SALIHU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio