Studentet.info
Opinione : Studentė
Kyqur 17-05-2005 15:43:36 (2035 Lexime)

STUDENTĖ – JU NUK DUHET TĖ HESHTNI

FAKTI I dha njė mundėsi trajtimit tė shumė cėshtjeve tė ndryshme,duke shpallur tė hapur njė faqe pėr studentėt, pėr Universitet nė pėrgjithėsi.
Shumė studentė po ti degjoje nėpėr rrėfimet e tyre nėpėr kafene ose gjetkė do kuptoje se nuk janė pa ankesa nga mė tė ndryshmet. Ata shpesh janė tė pakėnaqur me njė trajtim nga njė profesorė, nga njė lėndė qė u duket e vėshtirė dhe jo profesionale qė mė shumė I lodh kur duhet ta japin njė provim, shqetėsime pėr tė fituar njė bursė, dhe deri te devijime nga mė tė ndryshmet qė ndodhin si nė shumė institucione tė tjera.


Por akoma studentėt nuk janė tė pėrfshirė nė njė debat nė kėtė faqe. Shumė pak prej tyre janė prezentė aty thuajse nėpėr universitete ndodhin vetėm mrekullira , ndėrsa shumė tė tjerė vazhdojnė tė jenė indiferentė me bindjen se janė vetėm gazetarėt ata qė do tė trajtojnė shqetėsimet e tyre dhe problemet me tė cilat ata ballafaqohen deri sa zgjasin provimet.
Shumė studentė nuk janė pa rrėfime , por ata mė tepėr preferojnė qė diskutimet e tyre ti shprehin nė mėnyrė anonime ose nėpėr vende ku nuk dėgjohet zhurma.

Rrėfimet e tyre nėpėr kafene pėr cėshtje tė ndryshme do tė ngjanin si pėrralla e shtatė vėllezėrve qė kur kėndonin bashkė , kėnga e tyre kishte thuajse njė britmė, njė jehonė, por kur mbeti vetėm njėri prej tyre pėr tė kėnduar, era mirrte tingujt e kėngės sė tij dhe e zhdukte atė, domethėnė nuk e dėgjonte mė askush.
Jo vetėm gazetarėt janė ata qė mund tė mbushin faqet e njė rubrike pėr studentėt , nėse ata nuk do tė pėrfshiheshin vetė nė tė pėr tė dhėnė argumente tė bazuara pėr devijime tė ndryshme, duke filluar nga manipulimet e mundshme, nga ryshfetet pėr tė marrė njė provim nėse ka raste tė tilla, nga korrupsioni I mundshėm , nga kushtėzimet eventuale pėr tė marrė njė notė dhe deri tė pamundėsia pėr tė marrė njė bursė etj.

Njė debat, ose edhe njė pėrfshirrje e vetė studentėve nė njė faqe qė ua ka mundėsuar FAKTI problemeve tė ndryshme qė I preokupojnė studentėt do tė bėnte mė interesante dhe mė goditėse rreth problemeve qė duhet tė marrin fund pėr t’u ngritur sa mė shumė njė institucionet , nė kėtė rast universitetet qė pretendojnė tė jetė tė ngjashėm me ata evropiane pėr nga vlerat dhe standardet.

Jo vetėm takimet zyrtare, ngritja e njė objekti tė njė institucioni , koktejet duhet tė mbushin atė faqe , por edhe vetė pėrfshirrja e studentėve me tekste tė ndryshme, do tė nxiste shumicėn dhe do ti bėnte ata qė ta quajnė vėrtetė faqen e tyre tė njė gazete e cila u jep mundėsi rrėfimi pėr tė gjitha problemet me tė cilat ata ballafaqohen gjatė studimeve.

Nga: Urim SALIHU/ gazetar nė gazetėn "FAKTI" Maqedoni


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio