Studentet.info
Lajme : Kriteret e aplikimit publikohen nė janar
Kyqur 23-05-2005 1:59:09 (1900 Lexime)


CEEPUS, ēdo vit 100 bursa pėr studentėt shqiptarė

Tiranė, 23 MAJ-Njė muaj studime nė universitetet e 12 vendeve evropiane. E mė pas, ku i dihet, edhe master falas. Nė vija tė trasha, kjo ėshtė njė nga tė mirat qė do tė pėrfitojnė 100 studentė shqiptarė, gjatė njė viti akademik, nė kuadėr tė Kartės sė Bolonjės. Mė saktė nė kuadėr tė njėrės prej shtyllave tė saj: lėvizshmėrisė sė studentėve brenda Evropės. Lajmi u pohua pėr Shekullin nga zėvendėsministrja e arsimit, Edlira Haxhiymeri, gjatė Konferencės sė Katėrt Ndėrministrore pėr Procesin e Bolonjės, mbajtur nė 19-20 maj nė Bergen tė Norvegjisė. Me mbėshtetjen e fondacionit SOROS, Shekulli ishte e vetmja media e Shqipėrisė qė e ndoqi drejtpėrdrejt takimin, pėr dy ditė me radhė.


45 vende pjesėmarrėse, anėtare tė Kartės sė Bolonjės, nėnshkruan njė komunikatė bashkėpunimi tre ditė mė parė ku u zotuan se brenda vitit 2010, do tė krijonin Zonėn Evropiane tė Arsimit tė Lartė. Anėtare e kėsaj karte qysh nė shtator 2003, Shqipėria ishte e para qė, falė rendit analfabetik, firmosi Komunikatėn e Bergenit tė premten e kaluar. Thelbi i Zonės Evropiane tė Arsimit tė Lartė ėshtė qė , brenda vitit 2010, ēdo vend pjesėmarrės tė fillojė domosdoshmėrisht procedurt qė parashikon Bolonja (sistemi 3+2+3, kreditet, kurrikula tė reja, lėvizshmėri po sidomos ngritjen e strukturave tė sigurimit tė cilėsisė), brenda vitit 2010. Nė Shqipėri ka filluar punė Agjensia e Akredititmit tė Arsimit tė Lartė (AAAL) e cila kontrollon cilėsinė e univeristeteve, por ajo s’do tė jetė e vetmja. Sipas Haxhiymerit, brenda 3 viteve tė ardhshme, tė gjitha vendet anėtare tė Bolonjės, sigurisht edhe Shqipėria, do t’i nėnshtrohen kontrollit ndėrkombėtar tė cilėsisė, pėr tė parė nėse kanė vendosur norma tė njėjta. Pėr tė siguruar kėshtu cilėsi thuajse tė njėjtė. Por sigurisht, e mira mė praktike qė do tė pėrfitojnė sė shpejti studentėt shqiptarė do tė jenė studimet nė kuadėr tė Programit CEEPUS (the Central European Exchange Program for University Studies- programi i Evropės Qėndrore pėr Shkėmbimin e Studimeve Universitare). Sipas zėvendėsimistres, lejimi i pjesėmarrjes sė Shqipėrisė nė kėtė program, ėshtė njė nga hapat mė tė vėrtetė qė janė hedhur nė emėr tė lėvizshmėrisė sė studentėve brenda universiteteve evropiane.
***
“Studentėt tanė do tė njihen me procedurat e aplikimit e tė pranimit brenda janarit 2006”,-theksoi Haxhiymeri.
Ē’ka pėrfitojnė tė rinjtė? Nė bazė tė programit CEEPUS, secili nga vendet pjesėmarrėse automatikisht ka tė drejtė tė dėrgojė gjatė njė viti akademik 100 studentė tė vetėt nė vendet anėtare tė programit. Kuptohet, vendet duhet tė jenė anėtare tė Kartės sė Bolonjės. Automatikisht, ashtu siē dėrgon, ēdo vend duhet edhe tė pranojė 100 studentė tė huaj qė duan tė studiojnė nė universitetet e tij. “Secili nga 100 studentėt shqiptarė qė do tė shkojė nė kėto universitete, nė kuadėr tė CEEPUS, ka tė drejtėn e njė muaji studimi. Por nėse universiteti i huaj qė e ka pranuar ėshtė shumė i kėnaqur me rezultetet e tij, studenti ka mundėsi tė mbarojė aty njė semestėr tė tėrė, ndoshta edhe tė diplomohet, ose t’i jepet mundėsia e pėrfundimit tė njė masteri”,-tha zėvendėsiministrja shqiptare e arsimit. Haxhiymeri shtoi se tė gjitha shpenzimet e studentėve shqiptarė (banesa, universiteti, ushqimi etj) do tė mbulohen nga fondet e programit, si pėr tė gjithė studentėt qė lėvizin nė kuadėr tė CEEPUS. “Mbetet pėr t’u diskutuar vetėm ēėshtja e biletės pėr tė shkuar dhe ardhur,”-tha ajo duke shtuar se ka shumė gjasa qė edhe biletat e studentėve tė mbulohen me fondet e programit.
Kėshtu, pas 8 muajsh , tė gjithė studentėt shqiptarė do tė lajmėrohen nga Ministria e Arsimit, pėr universitetet ku mund tė aplikojnė , brenda CEEPUS-it, degėve ku mund tė aplikojnė, kritereve qė duhet tė pėrmbushin etj.

Ē’ėshtė CEEPUS
The Central European Exchange Program for University Studies (Programi i Evropės Qėndrore pėr Shkėmbimin e Studimeve Universitare) ka dhjetėra faqe nė internet, mjafton tė kėrkoni me ceepus tek ėėė.google.com. Programi ėshtė hedhur si ide qysh nė vitin nė 1989 dhe ėshtė diskutuar seriozisht nė 1993, tre vjet pas hapjes sė Evropės Juglindore ndaj botės dhe rrėzimit tė komunizmit. Vendet krijuese tė tij janė Austria, Bullgaria, Hungaria, Polonia , Slovakia dhe Sllovenia, tė cilat nuk humbėn kohė kur panė se sa tė ndryshme i kishin sistemet e tyre tė arsimit tė lartė dhe sa shumė gjėra humbnin pėr hir tė kėtij ndryshimi. Ato ranė dakord tė krijojnė njė rrjet tė mirėfilltė mes tyre, ku studentėt tė lėviznin lirshėm pėr njė muaj ose njė semestėr tė tėrė studimesh tė larta. Mė pas, CEEPUS-it, qė ėshtė nė tė njėtėn linjė me Kartėn e Bolonjės, iu shtuan tė tjerė anėtarė, dhe tre ditė mė parė zėvendėsimistrja shqiptare e arsimit deklaroi se tashmė edhe vendi ynė kishte fituar tė drejtėn e bashkėpunimit me kėtė program.

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio