Studentet.info
Lajme : STĖRKĖMBĖZAT LIGJORE NDAJ SHKOLLIMIT SIPĖROR
Kyqur 23-05-2005 3:22:03 (1660 Lexime)

Kush i mohon diplomat e USHT-sė?!

Tetovė, 23 MAJ- Siē ėshtė i njoftuar opinioni i brendshėm dhe ai ndėrkombėtar se USHT-ja nė mėnyrė solemne i lėshoi nė pėrdorimin diplomat e para me ēfarė kėta tė diplomuar kanė tė drejtė juridike qė tė trajtohen kuadėr profesionistėsh konform kualifikimit pėrkatės. Mirėpo, diplomat e para tė USHT-sė si duket janė bėrė “mollė sherri” nga ana e Agjencisė pėr nėpunės shtetėrorė qė nė mėnyrė kategorike mohojnė diplomat me ēka nuk pėrfillin aspak normat dhe dispozitat ligjore tė arsimit tė lartė konform nenit 198 pika 3, qė sipas nenit 46 tė Ligjit pėr ndryshime dhe plotėsime tė ligjit nė fjalė (Fletorja Zyrtare 49/03) neni 5 i Ligjit pėr themelimin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe neni 214 i Statutit tė USHT-sė-Tetovė dhe nė bazė tė nenit 171 tė Ligjit pėr procedurime tė pėrgjithshme drejtuese, dhe nė pajtim me tė dhėnat qė disponon Sekretariati pėr ēėshtje studentore lėshohen tė gjitha dokumentet pėrkatėse.

Agjencia pėr nėpunės shtetėror, nė konkursin e fundit komisioni pėr seleksionimin e kandidatėve pėr kursin e pėrkthyesve tė bashkėsive etnike qė nuk janė shumicė nė Republikėn e Maqedonisė nuk i kanė shqyrtuar aspak kandidatėt me diploma tė USHT-sė, tė cilėt nė arsyetimet e tyre zyrtare kėtyre kandidatėve u janė pėrgjigjur me sa vijon:“Deri nė mbarimin e procedurės pėr verifikimin e dhėnies sė diplomave tė USHT-sė, diplomat e kėtilla nuk mund tė jenė lėndė shqyrtime nga ana e komisionit pėr kryerjen e seleksionimit tė kandidatėve tė paraqitur pėr pėrkthyes tė pėrfaqėsuesėve tė bashkėsive etnike qė nuk janė shumicė nė Republikėn e Maqedonisė. Konform kėsaj, ua kthejmė dokumentacinon e dorėzuar nė kėtė komision nė lidhje me konkursin pėr pranimin e 100 pėrkthyesve nėpėr organet administrative dhe gjyqėsore”. E gjithė kjo pos qė irriton tė gjithė kandidatėt me diplomat e USHT-sė, njėherit ky vendim i njėanshėm dėshmon qartė se ka prapavijė anti-shqiptare dhe siē thotė populli “Katundi qė duket nuk do kallaus”. Arsyeja e kėtij komisioni nuk ka etikė juridike sepse kandidatėve nė fjalė ėshtė dashur t’u refuzohen qė nė momentin e pranimit tė dorėzimit tė dokumantacioneve, e jo pasi tė kenė pėrfunduar tė gjitha afatet e parapara nga ky konkurs i Agjencisė pėr nėpunės ku duhet tė rritet numri i shqiptarėve nėpėr organet administrative dhe ato gjyqėsore.
Nga ana tjetėr organet udhėheqėse tė USHT-sė kanė aplikuar regjim rigoroz sepse njohjen e diplomave tė UT-sė kanė kaluar nėpėr tė gjitha komisionet e parapara me Ligjin pėr themelimin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės ku pėrfshihen tė gjithė ata studentė qė kanė vijuar studimet dhe qė kanė diplomuar nė UT, qė tė gjithė ata tė diplomuar kanė aplikuar me kėrkesa zyrtare nė Kėshillin mėsimor-shkencor, ku parashihen dispozita ligjore qė komisionet e kėtilla pėrveē kompletimit tė dosjeve u janė nėnshtruar verifikimit tė njohurive nėpėr lėndė pėrkatėse. Nė bazė tė vendimit tė kėtij komisioni, kur tė diplomuarit nga ky institucion i lartė arsimor i njihen studimet e mbaruara dhe qė nga ai moment rektori dhe dekani janė tė detyruar qė t’i lėshojnė diplomat nė pėrdorim zyrtar. Gjithashtu, kėto diploma janė tė verifikuara edhe nga vetė Ministria e Arsimit dhe Shkencės sė Qeverisė sė Maqedonisė me ēka kjo odieseadė merr epilogun e vet zyrtar.Kandidatėt tė cilėt kanė konkuruar nė kėtė konkur shprehin habi pėr obstruksionet nga individė qė aspak nuk i njohin dizpozitat ligjore me ēka e gjithė kjo ėshtė njė dėshmi e shterrėzimit fatal-psikik nga reliktet e sė kaluarės qė pėrkon me arsimin e lartė nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni. Ata shprehen me optimizėm se kjo dukuri e shėmtuar nga individė tė caktuar qė sillen “kapadai tė vėrtetė” tė merren nė pėrgjegjėsi pėr dėmtimin e tė drejtave tė njeriut qė ėshtė edhe detyrim i kushtetutės sė Maqedonisė.

Nga: Ismet KROSI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio