Studentet.info
Lajme : DUKURIA DEVIJUESE NĖ ARSIM
Kyqur 23-05-2005 3:34:01 (2009 Lexime)


Kush kujt ia bėn me sy?

Tetovė, 23 MAJ- Ngacmimet seksuale nė arsim, janė bėrė njė alarm i vėrtetė nė tė gjitha vendet e botės. Nė shumicėn e rasteve ndėrmjet profesorėve dhe studentėve apo nxėnėseve ngacmimet seksuale dhe abuzimet janė transparente. Nė vendet perėndimore statistikat e fundit, tregojnė se 10 pėr qind tė studentėve dhe nxėnėsve janė abuzuar seksualisht. Ndėrsa nė vendet e Ballkanit, kėto shifra aspak nuk janė mė tė ulėta. Nė Shqipėri statistikat e fundit treguan se studentet janė tė abuzuara nė masė tė madhe dhe shifrat arrinin deri nė 12 pėr qind. Nė Kosovė njė profesor u dėnua nga universiteti pas denoncimit tė tri studenteve pėr kushtėzim seksual nga profesori.

Nė Maqedoni, edhe pse ende nuk ėshtė bėrė ndonjė sondazh serioz, deklaratat e nxėnėsve dhe studenteve janė alarmante pasi shumica e tyre ankohen se nė njė formė apo tjetėr ngacmohen gjatė procesit arsimor. Kjo ėshtė njėra anė e medaljes, pasi nuk janė vetėm profesorėt qė ngacmojnė studentet apo nxėnėset, pasi shumica e profesorėve tė anketuar ankohen se ngacmohen nga nxėnėset e tyre pėr tė marrė njė notė, por edhe thjeshtė se i pėlqen profesori.
Ekspertėt e arsimit thonė se nė tė shumtėn e rasteve afėrsia ndėrmjet studenteve dhe profesorėve arrin nė njė pikė qė quhet “speciale”.

Nė universitetet e Maqedonisė mungon etika profesionale

Nxėnėsit i shohin si tė pushtetshėm pedagogėt dhe i trajtojnė me adhurim. Pėr kėtė shkak profesorėt e pandėrgjegjshėm, e shfrytėzojnė pushtetin e tyre dhe kushtėzojnė studentet apo nxėnėset pėr marrėdhėnie seksuale, duke e kėrcėnuar se do ta pėrsėritė vitin, se nuk i jep notėn dhe gjėra tė tjera. Shumica e profesorėve, sipas studenteve tė anketuara nga “Fakti”, thanė se sė pari profesorėt bėhen shumė rigorozė nė dhėnien e notės, pastaj tė thirr pėr t’u konsiltuar dhe nė fund tė propozon tė pish kafe me tė. Fatkeqėsisht, nė Maqedoni shumė pak studente kanė denoncuar profesorėt nė institucionet kompetene.
“Familja, po tė marrė vesh, do tė mė pėrzėrė nga shtėpia, pastaj do tė kem problem edhe tė martohem. Ndėrsa nė anėn tjetėr do tė mbaj pėrjetė nė ndėrgjegjen time abuzimin qė mė ka bėrė profesori”, deklaroi studentja nga Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi” nė Shkup e cila kategorikisht insistoi tė mos i pėrmendim emrin.

Edhe nxėnėset abuzojnė me profesorėt

Jo ēdoherė abuzohen apo ngacmohen vetėm nxėnėset-studentet. Kohėn e fundit, ato ngacmojnė po ashtu profesorėt, ndoshta edhe nė pėrqindje tė njėjtė me tė parėt, megjithatė kjo nuk duhet tė nėnkuptojė shkeljen e detyrės dhe profesionit tė nderuar. Veshjet ekstravagante dhe nxjerrja e pjesėve tė “turpit” jashtė, ėshtė njė ngacmim i shkallės sė parė, pasi edhe profesorėt janė njerėz dhe kanė emocione tė cilat fatkeqėsisht, mund tė jenė mė tė forta se standardet profesionale. Shumica e nxėnėseve qė ngacmojnė profesorėt janė nxėnėse tė dobėta nė mėsime apo tė dobėta nė moral. Seksi konsiderohet mėnyra mė e mirė pėr tė kaluar vitin pa ndonjė problem. Disa profesorė bien nė pushtetin e ndjenjave duke marrė parasysh moshėn e tij tė vjetėr dhe moshėn e re tė nxėnėses. Kėto quhen marrėdhėnie tė dėshiruara nga tė dyja palėt, duke pėrfituar nga plotėsimi i dėshirės seksuale. Mirėpo, edhe pse studentet janė nė moshė madhore pėr tė rregulluar marrėdheniet e tyre, parashtrohet pyetja, a jane vėrtet kėto marrėdhenie tė dėshiruara!?

Ligji i domosdoshėm pėr tė parandaluar abuzimet

“Nė Universitetin e Evropės Juglindore ngacmimi seksual ėshtė jo i popullarizuar, pasi asnjėherė nuk ka pasur ndonjė incident tė kėsaj natyre”, thotė Adelina Marku, pėrgjegjėse pėr marrėdhėnie me publikun.
“Kodi Moral qė nėnshkrujnė tė gjithė nga momenti qė lidhin kontratė me UEJL-nė pėr tė studiuar apo pėr tė punuar, ndalon gjėra tė tilla dhe i dėnon ashpėr”, deklaroi Adelina Marku dhe shtoi se duhet tė ekzistojė ligj i veēantė i cili do tė ndalonte ndonjė incident tė tillė.
“Ministria e Arsimit duhet tė pėrgatitė sa mė shpejt ligjn i cili i rregullon kėto devijime. Nė SHBA, ligjet janė shumė rigoroze nė kėtė drejtim”, nėnvizoi Adelina Marku.

Maltretimi dėnohet ashpėr nga ligji

Sefedin Elezi, inspektor shtetėror i Arsimit, sqaroi pėr “Fakti”-n se Ligji pėr arsimin fillor dhe tė mesėm, kategorikisht ndalon maltretimin fizik dhe psikik tė nxėnėsve. Po ashtu edhe tė punėsuarit dėnohen pėr maltretim fizik dhe psikik tė nxėnėsve edhe nga ligji pėr marrėdhėnie pune.
“Nė procedurė e sipėr ėshtė ligji i ri pėr inspektoratin e arsimit. Me kėtė ligj, inspektorati do tė ketė kompetenca tė mėdha pėr tė vepruar qė tė parandalojė kėto dukuri devijuese”, thotė Sefedin Elezi pėr tė shtuar se inspektorati inkurajon nxėnėsit, studentėt, prindėrit dhe tė gjithė personat qė janė tė inkuadruar nė procesin arsimor tė denoncojnė personat qė maltretojnė psikikisht dhe fizikisht nxėnėsit.
Sidoqoftė edhe pse seksualiteti ėshtė njė e drejtė jetėsore, akti nė institucione arsimore ėshtė diametralisht i kundėrt me misionin e arsimimit!

Nga: Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio