Studentet.info
Lajme : DELEGACIONI I MASHT-IT KTHEHET NGA BERGENI I NORVEGJISĖ
Kyqur 23-05-2005 16:11:30 (2056 Lexime)

Nė Konferencėn e Bolonjės Kosova nė cilėsinė e vėzhguesit

PRISHTINĖ, 23 MAJ – Pas njė vizite tre ditore qė i ėshtė bėrė Bergenit tė Norvegjisė, me rastin e Konferencės ministrore tė Bolonjės, dje ėshtė kthyer nė Kosovė delegacioni nga MASHT-i.Ministri Veliu kishte marrė pjesė nė Konferencėn Ministrore tė Bolonjės e cila u mbajt mė 19 e 20 maj, ndėrsa delegacioni i MASHT-it zhvilloi takime nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe Parlamentin norvegjez si dhe realizoi njė varg vizitash. Nė kėtė konferencė u vlerėsua niveli i deritanishėm i realizimit tė objektivave tė procesit tė Bolonjės nė dritėn e objektivave tė arsimit evropian deri nė vitin 2010 dhe ėshtė miratuar Komunikata e Bergenit pėr kahet e zhvillimit tė mėtejmė tė arsimit tė lartė nė Evropė gjatė dy viteve tė ardhshme deri nė takimin qė do tė mbahet nė Londėr nė maj 2007. Kosova vazhdon ta ketė statusin e vėzhguesit tė kėtij procesi.



Me anė tė njė komunikate tė lėshuar pėr media, Ministria e Arsimit, Shkencės e Teknologjisė na njoftoi pėr aktivitetet e realizuara gjatė qėndrimit tė delegacionit tė kėsaj ministrie nė Bergen tė Norvegjisė
me rastin e mbajtjes sė Konferencės Ministrore tė Bolonjės. “Ministri Agim Veliu dhe Drejtori pėr Arsim tė Lartė nė MASHT, Xhavit Rexhaj, gjatė qėndrimit tre ditėsh nė Bergen tė Norvegjisė, kanė zhvilluar njė sėrė aktivitetesh gjatė tri ditėve tė qėndrimit tė tyrė atje. Ata morėn pjesė nė punėn e grupeve tė ekspertėve dhe nė seancat plenare ministrore, Kanė zhvilluar takime tė shumta pune dhe konsultimi me ministrat evropianė tė arsimit, si me ministrin e Turqisė, Malit tė Zi, Austrisė, Norvegjisė Bosnjė e Hercegovinės etj. Pėrveē kėsaj janė zhvilluar takime dhe konsultime me udhėheqės e pėrfaqėsues tė Asociacionit tė Universiteteve Evropiane (Kryetari Prof. Dr. Winkler), Kėshilli i Evropės (Z. Sjur Bergan), UNESCO z. George Abbat dhe me zyrtarė e ekspertė tė tjerė tė shumtė nė fushėn e Arsimit tė Lartė nė Evropė. Nė kėto takime ėshtė biseduar pėr zhvillimin e mėtejmė tė bashkėpunimit ndėrmjet MASHT-it dhe kėtyre institucioneve, janė dakorduar orare tė vizitave tė ndėrsjella, dhe janė biseduar ēėshtje aktuale nė fushėn e arsimit tė lartė nė Kosovė” thuhej nė komunikatė.
Gjatė punimeve tė Konferencės janė pranuar pesė anėtarė tė rinj
tė procesit tė Bolonjės pėrmes nėnshkrimit tė Kartės sė Bolonjės. Kosova do tė vazhdojė tė mbajė statusin e vėshguesit tė kėtij procesi, pasi qė nuk ėshtė nėnshkruese e Konventės Kulturore Evropiane tė Kėshillit tė Evropės.Po nė tė specifikohej pjesėmarrja e ministrit nė konferencė. “Mė 19 e 20 maj Ministri Agim Veliu dhe Drejtori i Departamentit pėr Arsim tė Lartė Xhavit Rexhaj morėn pjesė nė Takimin Ministror tė Bolonjės qė u mbajt nė Bergen.Nė Konferencė ėshtė konstatuar suksesi i arritur nė vendosjen e sistemit tė sigurimit tė cilėsisė, sistemin e niveleve tė studimit, nė njohjen e diplomave dhe nė mobilitetin e studentėve. Kėtu ėshtė dakorduar dhe miratuar komunikata e Bergenit e ministrave evropianė qė mbulojnė arsimin e lartė e qė pėr periudhėn 2005 – 2007 e vė theksin nė raportin ndėrmjet kėrkimeve shkencore dhe studimeve tė doktoratės, implementimin e standardeve dhe udhėzimeve pėr sigurimin e cilėsisė sipas raportit tė ENQA-s, implementimin e kornizave kombėtare tė kualifikimeve, dhėnia dhe njohja (nostrifikimi) i diplomave tė pėrbashkėta (pėrfshirė nivelin e doktoratės), krijimi i mundėsive pėr shtigje fleksibile tė nxėnies nė arsimin e lartė, pėrfshirė procedurat e njohjes sė nxėnies sė mėparshme, etj. Nė Bergen u vlerėsua niveli i deritanishėm i realizimit tė objektivave tė procesit tė Bolonjės nė dritėn e objektivave tė arsimit evropian deri mė vitin 2010 dhe ėshtė miratuar Komunikata e Bergenit pėr kahet e zhvillimit tė mėtejmė tė arsimit tė lartė nė Evropė gjatė dy viteve tė ardhshme deri nė takimin qė do tė mbahet nė Londėr nė maj 2007”.
Njoftohemi po ashtu se delegacioni i MASHT-it pat realizuar njė varg takimesh nė Norvegji. “Delegacioni i MASHT-it pati takime edhe nė
Ministrinė e Punėve tė Jashtme, ku takoi zv. drejtorin gjeneral tė Seksionit pėr Marrėdhėnie me Ballkanin Perėndimor, z. Jan Braathu si dhe pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Arsimit dhe Kėrkimeve. Nė kėtė takim u bisedua pėr mbėshtetjen afatgjate tė Qeverisė Norvegjeze pėr projektin e Institutit tė Gazetarisė e Komunkimit tė Kosovės (KIJAC) si dhe projekte tė tjera nė fushėn e arsimit. Z. Jan Braathu konfirmoi mbėshtetjen e plotė tė Qeverisė sė tij pėr projektin e KIJAC dhe kėrkoi bashkėpunim mė tė ngushtė me MASHT-in. Ai tha se Qeveria e tij dėshiron qė tė mbėshtesė institucionet demokratike tė Kosovės. Ndėrsa delegacioni kosovar falėnderoi Qeverinė e Norvegjisė pėr projektet e realizuara nė arsimin e Kosovės si dhe shprehu pajtim e gatishmėri tė plotė pėr zhvillimin e mėtejshėm tė bashkėpunimit”.
Gjat qėndrimit tė delegacionit tė MASHT-it nė Bergen tė Norvegjisė, ky delegacion realizoi njė mori vizitash, pėrfshirė kėtu Qendrėn e Mediave
Gimlekollen, Gjimnazin “Katedraleskole” dhe Drejtorinė e Arsimit tė
Kristiansandit, pastaj u takua me komunitetin shqiptar dhe pėrfaqėsues tė studentėve tė kėtij qyteti si dhe me Kryetarin e Degės sė LDK-sė pėr Norvegji z. Daut Haxhaj.Delegacioni i arsimit kosovar nė takimin qė u mbajt nė Parlamentin e Norvegjisė takoi parlamentarin Haakon Blankenborg tė cilin e njoftoi pėr situatėn nė Kosovė dhe gjendjen aktuale nė arsim. Z. Blankenborg mbėshteti projektin e KIJAC-it si dhe projektet tjera qė ka realizuar Qeveria Norvegjeze jo vetėm nė arsim, si dhe u interesua pėr fushat e bashkėpunimit dhe mundėsitė pėr tė ndihmuar Kosovėn nė tė ardhmen, ndėrkaq qė u bisedua edhe pėr nevojat nė arsimin kosovar dhe mundėsitė pėr tė dihmuar kėtė fushė tė rėndėsishme. Nė takim me Parlamentarin norvegjez u bisedua edhe pėr standardet e arritura, vėshtirėsitė nė implementimin e tyre si dhe zhvillimet aktuale nė Kosovė. Delegacioni i MASHT gjatė qėndrimit nė Kristiansand, pati takim me drejtorin e Departamentit tė Arsimit tė kėsaj komune z. Jyrgen Kristiansen si dhe me drejtorin e Gjimnazit “Katedraleskole” z. Arne Rosenvold e cila mė 1997 ėshtė binjakėzuar me Gjimnazin "Xhevdet Doda" tė Prishtinės. Nė kėto takime u bisedua pėr mėsimin plotėsues nė gjuhėn shqipe qė zhvillohet nė komunat norvegjeze ku jeton komuniteti shqiptar, ndėrsa z. Rosenvold u interesua pėr rivėnien e kontaktit me Gjimnazin “Xhevdet Doda”, njė delegacion i tė cilit ėshtė ftuar tė vizitojė kėtė shkollė norvegjeze, nė mėnyrė qė tė zhvillohet miqėsia e bashkėpunimi.
Ministri Agim Veliu dhe delegacioni i MASHT gjatė qėndrimit nė Norvegji takuan edhe pėrfaqėsuesin e shoqatės sė studentėve shqiptarė e cila numėron mbi 100 anėtarė, i cili u interesua pėr mundėsinė e bashkėpunimit dhe ndihmėn e ndėrsjellė nė mes tė MASHT-it dhe shoqatės studentore shqiptare nga Norvegjia, thuhet nė njė komunikatė tė lėshuar nga MASHT-I” thuhej nė komunikatėn e bėrė publike pėr media nga MASHT-i.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio