Studentet.info
Lajme : CAKTOHET KUOTA PĖR USHT-nė NGA MINISTRIA E ARSIMIT
Kyqur 24-05-2005 10:16:04 (1794 Lexime)


Kėtė vit ndryshim dhe risi nė USHT

Tetovė, 24 MAJ- Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka vendosur qė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės vitin e ardhshėm akademik 2005/06 tė pranohen gjithsej 1890 studentė qė paraqet njė rritje tė vendeve krahasuar me vitin e kaluar, deklaroi sekretari i pėrgjithshėm i USHT-sė Bashkim Selmani. Ai shfaqi shpresė se numri i kandidatėve tė interesuar pėr tė studiuar nė fakultete pėrkatėse tė USHT-sė do tė jetė tepėr i madh. Prej numrit tė pėrgjithshėm tė studentėve, 1020 brucoshė tė ardhshėm do tė studiojnė me kuotė shtetėrore, 520 me vetėfinancim dhe 330 studentė me koorespondencė.


Selmani bėri tė ditur se USHT-ja ka kėrkuar nga Ministria e Arsimit mė shumė vende pėrė kėtė vit, pėr arsye se janė parashtruar shumė kėrkesa nga ana e maturantėve pėr tė vazhduar studimet nė kėtė institucion.
"Ne tash pėr tash jemi duke i pėrgatitur pėr pranimin e studentėve nė vitin akdemik 2005/06 dhe jemi nė fazėn pėrfundimtare. Ne kemi kėrkuar qė tė pranohen 2500 studentė sepse pas zyrtarizimit kėrkesat janė mė tė mėdha, por nga Ministria e Arsimit dhe Qeverisė ėshtė lėshuar numri 1890 tė ndarė nė katėr fakultete, konkretisht nė Fakultetin Juridik, Fakultetin e Shkencave dhe Arteve, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore dhe Qendra pėr Studime Politeknike", theksoi ai, duke shfaqur shpresė se do tė plotėsojė kėrkesat e tė interesuarve. Ai tha se USHT-ja do tė respketojė vendimin e ministrisė dhe nuk do tė bėjė ndryshim tė numrit pėrkundėr kėrkesave qė vijnė nga kandidatėt. "Ky numėr krahasuar me vitin e kaluar akademik ėshtė shtuar pėr mbi 25 pėr qind qė ėshtė dėshmi se kjo ministri kėrkesėn tonė e ka shqyrtuar seriozisht dhe ka pėrfillur nevojėn e shtimit tė numrit tė studentėve nė kėtė vit akademik", pohoi Selmani.
Pėr pranimin e studentėve nė USHT janė paraparė gjithsej dy afate pranuese, madje nė qershor dhe shtator, por gjithēka do tė jetė definitive me shpalljen e konkursit nėpėr media.
Kandidatėt qė do tė aplikojnė nė kėtė universitet edhe kėtė vit nuk do t’i nėnshkrohen provimit pranues, por do tė merret parasysh suksesi i arritur nė shkollėn e mesme.
Autoritetet e kėtij universiteti presin qė faluktetet mė tė frekuentuara nga ana e kandidatėve tė jenė ai Ekonomik dhe Juridik, por pėrjshatojnė mundėsinė qė tė krijohet rrėmujė gjatė procesit tė regjistrimit.
"Kėrkesat e kandidatėve janė tė pėrgjithshme, por edhe kėtė vit mė joshėse siē duket pėr studentėt do tė jenė dy fakultete tė cilat tradicionalisht janė mė tė kėrkuara nė USHT", njoftuan zyrtarėt.
Ēmimet qė do tė paguajnė studentėt e pranuar nė USHT pėr njė vit akademik nuk kanė ndryshuar.
"Duke u bazuar nė bazė tė rregullores sė rektoratit tė USHT-sė dhe kriterit qė ka Ministria e Arsimit kostoja e studimeve ėshtė e limituar duke filluar nga 400 euro qė ėshtė minimumi deri mė 600 euro pėr Fakultetin Juridik dhe Ekonomik, qė ėshtė njė kuotė shumė normale dhe nuk ėshtė aq e shtrenjtė, po ka edhe lėshime varėsisht prej asaj se a ėshtė me kuotė shtetėrore apo me vetėfinancim", potencoi sekretari i USHT-sė Bashkim Selmani.
Ndėrkaq pėr sa u pėrket studentėve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė qė do tė shprehin interesim pėr tė studiuar nė USHT, kriteret janė tė njėtat si vitin e kaluar kurse ēmimi qė do tė duhet tė paguajnė pėr njė vit akademik kap shifrėn prej 1150 eurosh.
Zyrtarėt e universitetit pohojnė se kėtė vit interesimi i studentėve nga shtetet fqinje ėshtė tepėr i vogėl, sepse ka kritere tė veēanta pėr pranimin e tyre.
"Tash pėr tash nuk kemi interesim nga kandidatėt e shteteve fqinje nga Kosova apo Shqipėria dhe ky numėr kėtė vit akademik nuk do tė jetė si vitet e kaluara sepse ka kritere tė cilat duhet tė respektohen dhe pagesa pėr kėtė kategori kandidatėsh do tė jetė mė e lartė. Nėse do tė ketė tė interesuar ne do t’ua mundėsojmė kėtė qė edhe ata tė regjistrohen nė USHT pa asnjė shqetėsim", njofton Selmani.

Nga:Diana FEKA




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio