Studentet.info
Lajme : Lėndėt bazė kanė 4-5 kredite, ato me zgjedhje 2-3 tė tilla
Kyqur 27-05-2005 4:25:26 (2023 Lexime)


Filologjiku, lėndėt vjetore kthehen nė sezonale

Tiranė, 27 MAJ- Programet mėsimore tė shkollave tė larta, tė cilat kėtė vit do tė jenė tė reja, janė thuajse nė pėrfundim. Fakultetet janė duke i hedhur syrin e fundit, madje disa syresh i kanė dorėzuar nė Rektorat. Kėshtu kanė deklaruar pėr “Shekullin” rektori i Universiteti tė Tiranės (UT), Shezai Rrokaj, ai i Universitetit Politeknik (UPT), Pėrparim Hoxha dhe ai i Shkodrės (USH), Mahir Hoti.
Viti i ri akademik 2005-2006 do tė strukturohet sipas procesit tė Bolonjės. Pėr shumicėn e studentėve qė kėtė tetor ulen pėr herė tė parė nė auditoret shqiptare, shkolla e lartė do tė zgjasė vetėm tri vite. Pėr tė tjerė ajo do tė jetė si mė parė, katėr vjet. Me sa duket, kėshtu do tė ndodhė nė disa fakultete tė drejtėsisė dhe ekonomisė, dekanė tė sė cilėve kanė deklaruar nė media se nuk e kanė pranuar shkurtimin me njė vit tė shkollės sė lartė bazė. Meqė ka qenė e pamundur shpėrndarja e krediteve (pikėve) nė tri vjet.



Ndėr tė parėt qė ka pėrfunduar hartimin e kurrikulave tė reja dhe madje i ka dorėzuar ato nė Rektorat, ėshtė Fakulteti i Historisė dhe i Filologjisė nė Universitetin e Tiranės. “Struktura qė ne kemi propozuar pėr shkollėn tonė ėshtė 3 vjet arsimi bazė i lartė (bachelor), dhe 2 vjet master, sigurisht mė vonė edhe doktoraturėn”, - tha dekani i fakultetit, Gjovalin Gruda.
Ai shtoi se ēdo vit akademik kishte 60 kredite tė mundshme dhe e gjithė shkolla e lartė, pėr secilėn nga katėr degėt (gazetari, gjuhė-letėrsi, histori dhe gjeografi) kishte 180 kredite. I pyetur se si ishin ndarė ato sipas lėndėve, Gruda shtoi se “lėndėt bazė tė secilės degė janė vlerėsuar me 4-5 kredite secila, kurse lėndėt me zgjedhje 2-3 kredite”. E thėnė mė thjesht, lėndėt bazė janė ato qė japin formimin e pėrgjithshėm tė lėndės, kurse ato “opsionale”, janė lėndė qė brenda degės mund tė zgjidhen nga studenti, sipas dėshirės sė tij, fushės pėr tė cilėn ėshtė mė i interesuar. Gjithsesi, studentėt do tė njihen nga fakulteti se cilat lėndė janė pėrcaktuar si bazė e cilat si tė detyrueshme.
Kreditet (pikėt) janė tė veēanta pėr secilėn degė e secilėn lėndė. Ēdo fakultet, kur tė nisė viti i ri akademik, do t’i afishojė ato, nė mėnyrė qė nxėnėsi t’i llogarisė vetė pikėt qė i duhen pėr tė marrė vitin, ose pėr tė marrė vlerėsimin A, B, C, sipas shkallėve.
Gruda shtoi se tekstet janė pothuaj ato qė kanė qenė, veēse lėndėt janė zvogėluar nė kohėshtrirje, pėr t’i lėnė mė shumė hapėsirė njėra-tjetrės. “Lėndėt qė kanė qenė vjetore janė kthyer nė sezonale dhe pėrveē kėsaj, janė shtuar orėt praktike”, -shpjegoi ai.
***
Rektori Rrokaj tha se shumica e fakulteteve tė UT-sė ishin duke i diskutuar kurrikulat e reja nėpėr kėshillat e fakulteteve. “Pas kėsaj, ata do t’i dorėzojnė ato nė rektorat. Senati i UT-sė do t’i diskutojė dhe miratojė brenda muajit qershor. Besoj se Senatit do t’i duhet tė mblidhet disa herė pėr kurrikulat, sepse pas kėsaj ata do t’i dorėzojnė ato nė rektorat. Senati i UT-sė do t’i diskutojė dhe miratojė ato brenda muajit qershor. Besoj se Senatit do t’i duhet tė mblidhet disa herė pėr kurrikulat, sepse ēdo fakultet i ka tė ndryshme. Mė vonė, pas miratimit tonė, kurrikulat miratohen me vendim qeverie”, - tha ai. Edhe rektori i UPT-sė, Pėrparim Hoxha, tha se shumica e fakulteteve tė kėtij univeristeti ishte duke i pėrfunduar kurrikulat e reja, pėrveē atyre qė praktikisht kanė disa vite qė i kanė pėrshtur programet sipas Kartės sė Bolonjės.

Nga: Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio