Studentet.info
Lajme : ARSIM BAJRAMI I THOT ‘BOLL MA’ MASHT-IT
Kyqur 28-05-2005 5:45:10 (2662 Lexime)


Rektori i UP-sė paditė personat kyq nė Ministrinė e Arsimit

PRISHTINĖ, 28 MAJ- Dy kėshillėtarė tė lartė tė ministrit tė Arsimit, Agim Veliu, dhe drejtori i Departamentit tė Arsimit tė Lartė nė MASHT, mund tė pėrballėn sė shpejti me gjyq, pėr shkak tė njė varg skandalesh, meqė rektori i UP-sė thot se qė tė tre zyrtarėt janė tė pėrfshirė nė fushatėn kundėr tij dhe UP-sė, bashkė edhe me ish-ministrin e Arsimit, Rexhep Osmani. Rektorit, Arsim Bajrami, i ka ardhur shpirti tek hunda nga sulmet dhe armiqėsitė e njerėzve tė kabinetit tė ministrit tė ASHT-sė. Shih pėr kėtė, ai ka vendosur ta bėjė njė padi nė gjyq. E tėra ėshtė bėrė e njohur sot, nė njė intervistė qė rektori i ka dhėnė tė pėrditshmes kosovare ‘Lajm’.



Rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Arsim Bajramit, i ka ardhur shpirti tek hunda nga sulmi dhe armiqėsitė e njerėzve tė kabinetit tė ministrit tė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Agim Veliu. Ai ka vendosur qė ta bėjė njė padi nė gjyq ndaj pėrsonave kyē tė kėsajė ministrie, qė, sipas tij, kanė bėrė qė UP-ja tė goditet pa mėshirė brenda dhe jashtė vendit.
“Sė shpejti do tė ngremė padi nė gjyq ndaj tre zyrtarėve tė MASHT-it,
pėr tė kėrkuar qė ata tė japin pėrgjegjėsi pėr sulmet dhe veprimet shumė tė pandershme qė po i bėjnė UP-sė, pėrfshirjen e tyre nė licencat e paligjėshme tė universiteteve private, tendereve, pastaj edhe pėrfshirjen nė skandalin e keqėpėrdorimit tė fondit tė konsiderueshėm tė mjeteve tė studentėve” ciohet tė ketė thėnė rektori i UP-sė, Arsim Bajrami, pėr gazetėn ditore ‘Lajm’. Gjitrhnjė sipas gazetės thuhet se “Pėr kėta zyrtarė qė Bajrami thotė se janė pėrgjegjės pėr dėmet qė po i shkaktohen UP-sė janė mbledhur dėshmi pėr pėrfshirjen e tyre nė njė varg skandalesh financiare dhe dhėnien e licencave nė mėnyrė tė dyshimtė pėr universitetet private”. Mė pas gazeta citon rektorin tė ketė thėnė “Ata (tre zyrtarėt e MASHT-it), pėr ta tėrhequr vėmėndjen nga pėrfshirja e tyre nė kėto skandale dhe malverzime financiare, pėr tė cilat mund tė pėrgjigjen, kanė inicuar krizė artificiale nė UP, duke krijuar njė pasqyrė tė rrėme si rezultat i sė cilės UP-ja po goditet rėndė. Kėta pėrsona janė tė pėrfshirė nė veprime tė paligjshme dhe tė paqarta financiare, bashkė me ish-ministrin Rexhep Osmani”. Arsim Bajrami kishte thėnė nė vazhdim tė intervistes se posedon dėshmi tė sakta se disa nga kėshillėtarėt e ministrit tė ASHT-sė gjatė gjithė kohės po shpėrndajnė dezinformata skandaloze nė mėnyrė elektronike dhe tė drejtpėrdrejtė nė dėm tė UP-sė. Rektori Arsim Bajrami mė pas kishte thėnė se “Ata (njerėzit e MASHT-it) mė kanė rėnė nė qafė. Nuk kanė arsye tė tjera ngase tek unė nuk e kanė parė pėrsonin lojalist ndaj konjukturave poitike dhe rreshtimeve nė planet mafijoze, pėr kėtė arsye dėshirojnė tė mė eliminojnė”.

Ndryshe, problemi nė mes tė MASHT-it dhe rektorit tė UP-sė, Arsim
Bajrami, ėshtė krijuar para 6 muajve, qė kur u bėnė zgjedhjet pėr strukturat udhėheqėse tė rektoratit, nga tė cilat zgjedhje rezultoi qė Arsim Bajrami tė jetė nė krye tė UP-sė. Pas gjithė kėsaj kohe, rektori nuk e ka pėrkrahjen as tė kryetarit tė Kosovės, tė Qeverisė apo tė Kuvendit, tek tė cilat e ka shtrirė dorėn pėr ndihmė, pėr ta kaluar situaten e nderė qė po ngjet nė UP, nga konflikti MASHT-Rektorat. Pritet qė Qeveria e Kosovės sė shpejti ta bėjė njė hap qė do tė jetė ndėrhyrje institucionale nė kėtė problem, por qė nuk dihet nėse nga kjo ndėrhyrje mund tė mbetet nė krye tė UP-sė Arsim Bajrami.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio