Studentet.info
Lajme : Rektori: Ēėshtja ėshtė duke u diskutuar nė ministri
Kyqur 29-05-2005 4:20:34 (1598 Lexime)


Konkurset, pyetjet do tė shiten

Tiranė, 29 MAJ- Fakultetet do tė botojnė sė shpejti tekste me pyetjet pėr konkurset e larta. Kjo akoma nuk ėshtė deklaruar zyrtarisht, por rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, tha se ēėshtja ėshtė duke u diskutuar nė Ministrinė e Arsimit. “Bėhet fjalė pėr tekste ku do tė pėrfshihen modele orientuese pyetjesh pėr konkurset e pranimit nė shkollat e larta. Disa nga ato pyetje mund tė pėrfshihen nė tezėn e konkursit, disa tė tjera jo, disa do tė jenė tė ngjashme”, - shtoi rektori.


Rrokaj tha se tekstet do tė dilnin nė shitje jo shumė kohė mė vonė, me njė ēmim tė pėrballueshėm. Sipas tij, jo tė gjitha fakultetet kanė rėnė dakord tė botojnė njė tekst tė tillė, i cili, pėrpos tė tjerave, do tė ketė nevojė pėr shumė punė, sepse bėhet fjalė pėr hartimin e qindra pyetjeve. Por qė nga ana tjetėr do tė sjellė fitime tė mėdha, sepse bėhet fjalė pėr shitje tė mėdha. Vitin e kaluar mbaruan shkollėn e mesme mė shumė se 24 mijė tė rinj, rreth 75% e tyre konkurruan pėr shkollėn e lartė nė Shqipėri, secili mesatarisht nė tri degė tė ndryshme. Kush konkurrent nuk do ta blinte tekstin me pyetje pėr secilėn degė tė zgjedhur, edhe sikur aty tė gjenden vetėm 10 nga ato qė do tė pėrfshihen nė testin e pranimit?

Ideja e botimit tė pyetjeve tė konkursit tė pranimit ishte deklaruar muaj mė parė nga titullari i Fakultetit Juridik nė Tiranė. Pas tij, dekanė tė tjerė jo vetėm nga Tirana, por edhe nga rrethet, i kanė propozuar rektorateve pėrkatėse tė njėjtėn gjė: secila degė tė hartojė qindra pyetje, t’i pėrmbledhė ato nė njė libėr dhe t’ua shesė tė interesuarve. Ka nga ata qė mendojnė se pyetjet e tezės sė pranimit duhet tė gjenden me patjetėr nė tekstin e botuar qė tė gjitha. Kėshtu, studentit tė ardhshėm s’i ngelet gjė tjetėr veēse tė mėsojė pyetjet e librit. Nuk ka mė tė papritura, gjithēka do tė gjendet aty.
Rektori i Tiranės, nė njėfarė mėnyre, pėrjashtoi mundėsinė qė tė gjitha pyetjet e tezės sė konkursit, pėr njė degė tė caktuar, do tė gjenden nė tekstin e botuar. “Disa prej tyre po, tė tjera do tė jenė tė ngjashme. Teksti i pyetjeve do tė jetė mė shumė njė model orientues se ēfarė duhet tė mėsojnė tė rinjtė, tė cilėt do tė konkurrojnė kėtė shtator. Kjo ėshtė diēka krejt normale, njė praktikė e njohur jashtė Shqipėrisė”, - theksoi Rrokaj.
Rektori tha se brenda qershorit fakultetet do tė miratonin programet mėsimore mbi tė cilat hartohen tezat e konkursit. Bėhet fjalė pėr programet qė blihen nga tė rinjtė nė momentin kur ata regjistrohen si konkurrentė. Por kėtė vit, tė paktėn pėr Universitetin e Tiranės, ato do tė gjenden nė internet. “Do t’i botojmė online tė gjitha programet e fakulteteve tona brenda qershorit”, - deklaroi rektori, duke shtuar se pak kohė pas programeve radha do t’i vinte hartimit tė teksteve me pyetjet pėr konkurset, tė cilat do tė dalin nė shitje shumė javė para konkurseve.
Kurse pėr tė interesuarit qė nuk mund t’i gjejnė programet mėsimore nė internet, mundėsia e vetme ėshtė blerja e kopjeve tė shtypura nė gusht, muajin kur zakonisht nisin regjistrimet pėr nė konkurset e shkollave tė larta.

***
Drejtoresha e Qendrės Kombėtare pėr Arsimin dhe Vlerėsimin e Provimeve (QKAVP), Shpresa Petrela, e kundėrshton idenė e pėrgatitjes sė qindra pyetjeve pėr secilėn degė dhe botimin e tyre nėpėr tekste qė do tė nxirren nė shitje. “Mendoj se fakultetet zor se do ta pėrballonin njė punė tė tillė. Tė pėrgatisėsh brenda njė kohe tė shkurtėr qindra pyetje me cilėsi pėr secilėn degė, ėshtė njė punė e papėrballueshme. Nga ana tjetėr, mendoj se pasja e njė teksti tė tillė do t’i ēorientonte konkurrentėt”, - deklaroi ajo dje pėr “Shekullin”. Petrela shtoi se nuk i dukej e pranueshme fakti qė pyetjet tė bėhen tė ditura para konkursit. “Njė gjė e tillė nuk ndodh nė asnjė vend, qoftė edhe nė Perėndim. Mund tė botohen vetėm modele orientuese, por nė asnjė mėnyrė ndonjė nga pyetjet qė do tė pėrfshihet nė testin e pranimit”.

Nga: Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio