Studentet.info
Lajme : KONKURRUAN APO JO, SHQIPTARĖT LARG BURSAVE QĖ NDAN SHTETI
Kyqur 31-05-2005 11:37:08 (1840 Lexime)


Cėrvenkovski privilegjon vetėm studentėt maqedonas

Shkup, 31 MAJ- Kabineti i presidentit Cėrvenkovski, ka promovuar dhjetė fituesit e bursave pėr studime pasdiplomike pėr ekonomi afariste nė Universitetin britanik “Shefild” nė kolegjin “Siti” nė Selanik, ndėrsa asnjėri prej tyre nuk ishte shqiptar. Kabineti i kryetarit tė shtetit, tha se nuk i ka listat e kandidatėve qė kanė konkurruar duke iu pėrgjigjur pyetjes sė sa shqiptarė kanė konkurruar pėr 10 bursat. Ata u arsyetuan se pėrzgjedhjen e ka bėrė komisioni i Universitetit tė Shefildit, ndėrsa kryetari vetėm qė ka pėrcejll dokumentet e konkurruesve.

“Nė bazė tė kėrkesave tė paraqitura, sipas Konkursit tė shpallur mė datė 11 prill, Komisioni, nga gjithsej 38 kandidatėt e paraqitur pėr bursė, i zgjodhi: Aleksandar Seizov nga “Urban invest”, Vlado Bojaxhievski nga Banka Botėrore pėr Zhvillim dhe Pėrtėrirje, Predrag Cvetkoviq nga “Buēen Kozjak”, Brankica Gjorgjievska prej “Tutunksa Banka”, Dragan Ēepujnovski nga “Kosmofoni”, Sashko Nedelkov nga “DHL Ekspres”, Marijana Ivanova nga FIOOM, Ivona Talevska nga TV “Sitel”, Maja Sokolova nga “Krka farma” dhe Aleksandra Tasevska-Cvetkovska nga Komisioni Regullator pėr Energjetikė”, tha nė konferncė shtypin kabineti i kryetarit tė shtetit.
Qėllimi i kryetarit, Branko Cėrvenkovski, qė inicoi ndarjen e bursave pėr arsimim nė fushėn e menaxhimit ishte me qėllimin qė tė kontribuojė nė ndėrtimin e konkurrencės nė fushėn e ekonomisė nė Maqedoni dhe krijimin e kuadrit tė arsimuar tw lartė, u tha nė kėtė konferencė pėr media Bursa pėr njė kandidat ka vlerėn e 12.000 eurosh. Gjysmėn e shpenzimeve tė bursave tė kandidatėve tė pėrzgjedhur, nga gjashtė mijė euro pėr secilin kandidat, i siguroi presidenti i Republikės sė Maqedonisė, ndėrsa 50 pėr qind tė shpenzimeve i paguajnė kandidatėt. Gjysma e shpenzimeve tė siguruara. Pesė bursa, pėrkatėsisht 30.000 euro i ka siguruar Universiteti “Shefild”, ndėrsa pesė tė tjera, me vlerė prej 30 mijė euro i kanė siguruar kompanitė e interesuara.
Ligjėratat do tė mbahen nė Selanik nė njė fundjavė tė muajit, duke filluar nga muaji tetor i vitit 2005 deri nė muajin shkurt tė vitit 2007. Studimet do tė zgjatin katėr semestra me nga 12 provime dhe nė fund do tė pėrgatitet disertacioni i magjistraturės.
Kolegji “Siti” ėshtė pjesė e Universitetit ”Shefild” dhe ėshtė ndėr 20 universitetet mė tė mirė tė Evropės. Diplomat e tyre njihen ndėrkombtarisht dhe lėshohen direkt nga Universiteti “Shefild” i Britanisė. Deri mė tani nė kėtė kolegj, nga Republika e Maqedonisė janė regjistruar gjithsej 350 studentė tė rregullt, studime pasdiplomike apo sutdime doktorature, ndėrsa prej tyre 179 me sukses i kanė kryer studimet dhe janė punėsuar nėpėr institucione dhe kompani tė ndryshme.

Nga: Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio