Studentet.info
Lajme : NGA 11-29 KORRIK ORGANIZOHET UNIVERSITETI VEROR I PRISHTINĖS
Kyqur 31-05-2005 14:31:45 (2129 Lexime)


UVP njė shansė pėr eksperienca tė reja

PRISHTINĖ, 31 MAJ- Edicioni i pestė i Universitetit Veror tė Prishtinės do tė organizohet qė nga datat 11 deri me 29 korrik tė kėtij viti. Tashmė ėshtė pėrmbyllur afati pėr tė aplikuar dhe janė gati pėr tu pėrzgjedhur kandidatėt tė cilėt do ta kenė privilegjin qė tė jenė pjesė e projektit i cili konsiderohet ndėr mė tė mėdhenjėt, nė kuptimin ndėrkombėtarė, nga Universiteti i Prishtinės. Tė gjithė pjesėmarrėsit e kanė mundėsinė pėr tė pėrfituar eksperienca tė reja nga kolegėt mysafir, tė cilėt vinė nga universitete tė ndryshme tė rajonit e mė gjerė. Ndryshe nga heart tjera, nė kėtė vit UVP do t’i mbuloi tė gjitha fakultetet tė cilat janė nėn ombrellėn e UP-sė dhe atė nė 16 kurse.



Ka pesė vite qė nė Kosovė organizohet gjatė pushimit tė verės, Universiteti Veror i Prishtinės. Tani ėshtė edicioni i pestė dhe punėt kanė vajtur ashtu siq ka paraparė organizatori, falė eksperiencave tė fituara nga edicionet e kaluara tė UVP-sė. Viteve tė kaluara UVP-nė e kishte organizuar ATA (Academik Training Association), ndėrsa kėtė vit organizimin e ka marrė pėr sipėr Universiteti i Prishtinės. Tashmė ėshtė konfirmuar ardhja e 15 profesorėve mysafir nga universitete tė ndryshme dhe ėshtė duke u bėrė pėrzgjedhja e studentėve tė cilėt do ta kenė mundėsinė pėr t’i ndjekur kurset gjatė 11 e 29 korrikut. Aplikantėt vendor ėshtė dashur t’i nėnshtrohen njė testi tė gjihės angleze dhe tė paguajnė nga njė euro pėr tė kandiduar ndėrsa studentėt e huaj kanė qenė tė liruar nga kėto procedura. Pėr studentėt e huaj ka edhe lehtėsime tė tjera tė cilat kanė tė bėjnė me ēėshtjen e banimit, udhėtimit, ushqimit etj.

Fidan Hamiti, zyrtar administrativ i UVP-sė, na njoftoi me punėt pėrgatitore qė po bėhen dhe me procedurat tė cilat janė ndjekur deri mė tani. “Tani jemi nė fazėn e pėrfundimit tė leksioneve tė gjuhės angleze tė cilat janė organizuar nga UVP. Mė pas ėshtė dashur qė kandidatėt t’i nėnshtrohen njė testi tė kėsaj gjuhe dhe tė bėhet pėrzgjedhja e tyre. Kjo organizohet vetėm pėr kandidatėt vendor ndėrsa tė huajt nuk do ta ndjekin kėtė procedurė”, tha gjat njė bisede me ne, Fitim Hamiti. Ai na njoftoi nė vijim se pėrzgjedhja e studentėve vendor ėshtė bėrė nga profesorėt vendor, ndėrsa pėr kandidatėt e huaj kjo pėrzgjedhje ėshtė bėrė nė Amsterdam nga profesorė ndėrkombėtar. “Nė UVP do tė marrin pjesė 16 kurse duke filluar nga filozofia, ndėrtimtaria e deri tek artet. Me kėtė rast UVP i ofron studentit mundėsi unike pėr zgjerimin e njohurive dhe aftėsive nė fusha tė ndryshme tė studimit, duke pėrfituar kėtu nga metodologjitė mė tė reja tė ligjėrimit si dhe duke u kėnaqur me njė atmosferė ndėrkombėtare”, tha gjatė bisedės Hamiti.

Ky zyrtar i UVP-sė na informoi se gjatė kohės sė aplikimit, qė ishte nga 18 prilli deri mė 18 maj, kanė aplikuar gjithsej 2257 studentė nga tė cilėt 1267 janė vendor. Nga ta 300 vendor do ta kenė mundėsinė pėr t’i ndjekur studimet nė UVP, ndėrsa nga tė huajt 75. Njė interesim i madh pėr t’i ndjekur kurset nė UVP ėshtė vėrejtur edhe tek studentėt e Maqedonisė. Nga ky shtet fqinjė kishin aplikuar 93 studentė dhe kanė fituar tė drejtėn pėr t’i ndjekur kurset 16 nga ta. Jo vetėm shqiptarėt e Maqedonisė dėshirojnė tė jenė pjesė e kėtij projekti, por gjashtė nga ta janė me kombėsi maqedone.

Duke folur pėr sukseset qė sjellė njė praktikė e tillė, Hamiti tha se “Kjo ėshtė e vetjma mėnyrė pėr prurjen e eksperiencave tė reja kėtu nė Kosovė, si pėr profesorė po ashtu edhe pėr studentė. Bashkimi i akademikėve dhe i studentėve nga vende tė ndryshme tė botės do tė ndihmoi nė vėnjėn dhe kalitjen e kontakteve personale si dhe do tė stimuloi bashkėpunimin akademik pėrtej kufijėve”.

Pėr fund Fitim Hamiti, zyrtar administrative nė UVP, tė gjithė kandidatėve tė cilėt do ta kenė tė drejtėn pėr tė qenė pjesė e njė pėrvoje 18 ditor, sa do tė zgjasė kursi nė UVP, u dėshiroi tė kalojnė njė kohė sa mė tė mirė, ndėrsa tė gjithė ata tė cilėt nė kėtė edicion nuk e fituan tė drejtėn pėr tė qenė pjesė e UVP-sė, i ftoi qė ta sprovojnė vetėn nė edicionin e ardhshėm duke ju deshiruar suksese nė edicionin e gjashtė tė UVP-sė.



Nga: Besnik KRASNIQI





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio