Studentet.info
Lajme : REGJSTROHEN STUDENTĖ TĖ RINJ ‘NĖ TĖ ZEZĖ’
Kyqur 01-06-2005 8:42:48 (1404 Lexime)

ORS identifikon parregullsi evidente nė Universitetin e Prishti

PRISHTINĖ, 1 QERSHOR- Para ca kohe ishin dėgjuar disa zėra tė cilėt flitnin pėr shpėrbėrjen e Organizatės sė Re Studentore tė UP-sė. Jo qė ėshtė shpėrbėrė, por kjo organizatė po identifikon probleme evidente tė cilat ngjajnė nė UP. Problemet e tilla janė tė natyrave nga mė tė ndryshmet, duke filluar nga njė komunikim i brishur nė mes tė studentit e profesorit e deri tek regjistrimet e studentėve pėr vitin akademik 2005/06 tė cilat bėhen nė mėnyrė tė parregullt, duke mos u rrespektuar konkursi i dalė nga rektorati. Pėr pėrfaqėsuesit e kėsaj organizate studentore nuk vėrehet ndonjė fenomen nė UP i cili meriton lavdata dhe qė premton pėr njė tė ardhme mė tė mirė.

Ajo qė vazhdon tė jetė evidente, dhe njllė e zezė pėr UP-nė ėshtė mos komunikimi nė mes profesorėve dhe studentėve, problem ky i cili ėshtė harruar nė universitetet e rajonit e lėrė mė nė ato tė Evropėn Perendimore. Jo vetėm kaq por edhe shumė ēėshtje tė cilat studentėt kėrkojnė t’i dinė gjat leksioneve qė mbajnė, pyetjet qė i adresohen ligjėruesve mbesin pa pėrgjigje, meqė profesorėt nuk kanė kohė pėr t’u pėrgjigjur, meqė me nguti e pėrfundojnė leksionin pasi qė ata i presin punė mė tė rėndėsishme, tha pėr studentet.info kryetari i Kuvendit tė Organizatės sė Re Studentore tė UP-sė, Fejzė Kabashi.

Komunikimi ndėrmjet profesorit dhe studentit si gjatė leksioneve, ligjėratave dhe aktiviteteve mėsimore tė ndryshme, ėshtė njė ndėr faktorėt kyq pėr suksese nė reformimin e Universitetit tė Prishtinės. Sipas drejtuesve tė ORSUP-sė nė universitet nuk ka fare komunikim tė tillė dhe krejt kjo vije si pasojė e mentalitetit tė trashėguar nga gjenerata e profesorėve tė vjetėr. “Deri sa ky kuadėr nuk ndryshon mentalitetin, nuk mund tė presim qė gjėrat tė shkojnė pėr sė mbari. Nėse kėtė nuke bėjnė profesorėt e vjetėr atėherė duhet qė UP t’i zėvėndėsoi ata me kuadro tė cilėt janė shkolluar jashtė vendit, dhe tek tė cilėt ėshtė njė botėkuptim tjetėr sa i pėrket raportit tė brishur student-profesor”, tha gjat njė bisede me ne, Fejzė Kabashi.

Pėr pėrfaqėsuesit e ORS-sė, nuk ėshtė vetėm ky problem qė i preokupon studentėt e UP-sė. Ata numėruan njė mori parregullsishė qė po vėrehen nė universitet. “Bėhėt lojė me datat e provimeve. Deri nė ditėn kur ėshtė paraparė tė mbahet provimi nė shpallje kemi datėn e caktuar dhe po atė ditė quditėrisht profesorėt tanė shtyejnė datėn pa asnjė justifikim. Por ka edhe raste tė tilla kur mbahet provimi para datės qė ėshtė caktuar nė shpallje”, numėron parregullėsitė Kabashi. Gjithnjė sipas tij, ka raste qė profesoėrt u’a kushtėzojnė studentėve blerjen e librit, autor i sė cilit ėshtė profesori i lėndės, dhe nėse nuk e posedon studenti librin e tillė, ai nuk mund ta merr nėnshkrimin dhe as qė diskutohet pėr t’ju nėnshtruar provimit tė asaj lėnde. Po ashtu mungesa e literatures nė gjuhėn shqipe ėshtė njė problem i cili paraqet vėshtirėsi tė mėdha pėr studentėt tė cilėt udhėzohen nga profesorėt tė gjejnė literaturė nė gjuhėt angleze, serbokroate, etj.

Drejtuesit e ORSUP-sė nuk vequan ndonjė fenomen i cili realizohet nė UP e qė do tė meritonte lavdata. Ankesa drejtuan edhe pėr problemin e zėnies sė kushtit. “Asnjė student i UP-sė nuk e din se me cilat lėndė tė dhėna mund ta fitoi kushtin, dhe kjo bėhet e njohur pėr ne tek nė fund tė semestrit dimėror, pasi tė analizohen lėndėt tė cilat i kanė kryer fėmijėt e profesorėve tanė. Njohja me kusht duhet tė bėhet nė fillim tė semestrit dimėror e jo nė fund”, tha gjatė bisedės Fejzė Kabashi nga ORS.

Zyra qėndrore e ORSUP-sė ka identifikuar njė fenomen gogja interesant qė ngjet nė UP. Ky fenomen ka tė bėjė me atė se Universiteti i Prishtinės ka filluar tė pranoi nė tė ‘zezė’ studentė pėr vitin akademik 2005/06. Studentėt e pranuar nė kėtė mėnyrė, pėr sherr ishin adresuar nė kėtė zyrė dhe kishin kėrkuar ndihmė pėr ndjekjen e disa procedurave, pėr tė cila nuk na folėn mė gjatė drejtuesit e ORS-sė. Me kėtė rast ata u bėnė thirrje zyrtarėve tė rektoratit qė regjistrimi i studentėve tė rinj tė bėhet nė afatin e paraparė me konkurs e jo siq po ngjet tani.

Para ca kohe dėgjohėshin zėra pėr shpėrbėrjen e kėsaj organizata. Lidhur me dezinformata tė tilla Kabashi deklaroi se “Tė gjithė kėto janė vetėm dezinformata dhe tė dhėnė tė pa baza. Ato kanė burimin e shtatė delegatėve tė kėsaj organizate tė cilėt kishin pretendime qė nė Kuvendin e datės 13.04.2005, tė merrnin poste drejtuese nė ORS. Ky Kuvend ka qenė i hapur pėr mediume dhe pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė ta vėzhgojnė rrjedhen e tij, prandaj vetėm se janė zgjedhur oirgane tė reja dhe asgjė mė tepėr”, than ė fund tė bisedės Fejzė Kabashi, kryetar i Kuvendit tė ORSUP-sė.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio