Studentet.info
Lajme : Informata tė pėrgjithshme Pėr Universitetin e Evropės Juglindore
Kyqur 27-11-2004 12:21:48 (2204 Lexime)


Nė pranverė tė vitit 2000, Komisioneri i lartė i OSBE -sė pėr pakicat nacionale, ka inicuar diskutimet pėr themelimin e njė Universiteti tė ri nė Republikėn e Maqedonisė, duke u pėrkrahur nga donatorė ndėrkombėtarė. Pas miratimit tė Ligjit pėr Arsim tė Lartė nga Parlamenti i Maqedonisė, i cili lejoi krijimin e universiteteve nga themelues qė nuk kanė tė bėjnė me shtetin dhe i cili pėrkrahu mėsimin nė gjuhėn shqipe, filloi planifikimi I krijimit tė Universitetit nė fund tė vitit 2000. Ndėrtimi filloi nė mars tė vitit 2001 dhe Universiteti i Evropės Juglindore (EJL) u hap gjashtė muaj mė vonė. Nė nėntor tė vitit 2002, numri i studentėve arriti nė 2250, ndėrsa nė tetor tė vitit 2003, numri i studentėve arriti nė 3700. Tani pėr tani nė UEJL studjojnė 5200 studentė.




Universiteti ėshtė njė institucion unik me pesė fakultete: Fakulteti juridik, Fakulteti i administrimit tė biznesit, Fakulteti i administratės publike, Fakulteti i shkencave dhe teknologjive tė komunikimit dhe Fakultetin e Trajnimit tė Arsimtarėve. Universiteti gjithashtu ka edhe dy njėsi tė tjera akademike, Shkollėn e lartė tė Gjuhės Angleze dhe Shkollėn e lartė tė Teknologjive tė Informacionit (Informatikės).

Universiteti i EJL-sė, luan rol udhėheqės nė zhvillimin e arsimit tė lartė modern nė vendin tonė dhe nė Ballkanin Jugor. Ky ėshtė Universiteti i parė nė Republikėn e Maqedonisė ku ligjėrohen lėndė kryesisht nė gjuhėn shqipe. Sidoqoftė, ka njė politikė tė pėrdorimit fleksibil tė gjuhėve, e pajisur gjithashtu edhe me lėndė nė gjuhėn maqedone. Tė gjithė studentėt mėsojnė gjuhėn angleze (dhe sipas dėshirės, gjuhėn frėnge ose gjermane) pėr tė lehtėsuar mėsimin e mėtejmė nė anglisht, tė ligjėruar nga personeli akademik ndėrkombėtar dhe vizitues nga vendet e jashtme. Ky fakt ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm pėr ata tė cilėt dėshirojnė tė ndėrtojnė karrierė, ku anglishtja ėshtė gjuha kryesore e komunikimit.

Faza e fillimit tė zhvillimit tė UEJL-sė ėshtė mundėsuar prej donacioneve nga shtetet anėtare tė OSBE-sė dhe BE-sė dhe SHBA-tė, me vlerė prej 36 milionė euro. Njė pjesė e kontributit tė Shteteve tė Bashkuara i ėshtė dedikuar kontratės trevjeēare me Universitetin e Indianės (UI), qė dha pėrkrahje maksimale nė tre vitet e para nė zhvillimin e stafit mėsimdhėnės dhe zhvillimin e plan-programeve. I njėjti program do tė vazhdojė pėrkrahjen edhe pėr tre vitet e ardhėshme, duke filluar me vitin akademik 2004/2005.

Universiteti posedon ndėrtesa mjaft komode, duke pėrfshirė kėtu dy amfiteatro, afėr 50 klasa mėsimi, zyra moderne pėr personelin, dy qendra kompjuterike moderne, njė labarator kompjuterik, njė bibliotekė dhe dhoma banimi pėr 450 studentė. Sistemi i teknologjive tė informimit tė Universitetit ėshtė i lidhur me lidhje satelitore, qė mundėson komunikimin me video-konferencė dhe transferin e shpejtė tė tė dhėnave.

Sipas ligjit tė Maqedonisė, Universiteti klasifikohet si institucion ‘privat’ pėr ta dalluar atė nga institucionet ‘publike’ tė cilat financohen drejtpėrsėdrejti nga shtetit. Si pasojė e kėsaj, pagesat janė pėrgjithėsisht mė tė larta nga institucionet tė cilat financohen nga shteti. Pėr tė pėrmirėsuar mundėsitė e inkuadrimit nė studime tė grupeve tė nėn-pėrfaqėsuara ekziston njė program pėr ndihmė financiare. Pasi qė Universiteti po zgjerohet shumė mė tepėr se nė fazėn e tij fillestare tė zhvillimit, parashihet qė Universiteti tė fitojė tė drejtėn e pjesėrishme tė financimit nga shteti, nė kuadėr tė dispozitave tė ligjit tė arsimit tė lartė tė Maqedonisė.

Ligji pėr arsim tė lartė kėrkon qė tė gjitha institucionet e arsimit tė lartė t’u nėnshtrohen proceseve tė autorizimit dhe akreditimit, tė sigurojnė kualitetin e dispozitave akademike (duke pėrfshirė kėtu edhe verifikimin e kualifikimeve akademike tė personelit mėsimdhėnės), e nė rast tė institucioneve ‘private’ tė sigurojnė mbėshtetje financiare. Universiteti i ka pėrmbushur tė gjitha kėto kėrkesa dhe programet e tij janė tė akredituara nga shteti. Tė gjitha lėndėt janė modulare dhe ndjekin shembullin e Sistemit Europian tė Transferit tė Kredive.

Universiteti i EJL-sė tani kėrkon tė zhvillojė lidhje tė forta me institucionet tjera akademike me qėllim tė kėmbimit tė informatave, ideve, personelit dhe studentėve dhe tė rrisė kualitetin e programeve tė tij akademike. Kontrata formale pėr bashkėpunim janė nėnshkruar me Universitetin e Indianės, Universitetin e Nantit, Anzhesė dhe Rennes 1, Universitetin e Pitsburgut nė Pensilvani, Universitetin e Tiranės dhe Universitetin e Prishtinės.
Universiteti i EJL-sė paraqet njė vend ideal pėr personelin akademik qė dėshiron tė vazhdojė bėjė hulumtime shkencore nė Ballkan, dhe mundėsi pėr personelin e ri pėr tė bėrė hapat e para drejt njė karriere akademike.

Universiteti ėshtė i pajisur me shumė mundėsi tė cilat ju shėrbejnė studentėve nė arritjen e qėllimeve nė kuadėr tė diciplinave qė ata i kanė zgjedhur. Duke dashur qė tė gjithė tė diplomuarit tė pėrfitojnė shtyllėn akademike sa mė solide, Universiteti poashtu ofron pėrkrahje dhe kėshilla praktike sa i takon karrierės dhe ka nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi me ndėrmarrje private dhe publike qė tė mund tė inkuadrojė studentėt nė punė praktikė tė vazhdueshme dhe tė munden tė shfytėzojnė maksimalisht njohurinė dhe aftėsitė e fituara nė UEJL.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio