Studentet.info
Lajme : STUDENTĖT E TRANSFERUAR LĖSHOJNĖ PE
Kyqur 10-06-2005 12:22:28 (1506 Lexime)


Edhe pse kėrkesat nuk u plotėsohen grevė nuk do tė ketė

PRISHTINĖ, 10 QERSHOR- Studentėt e transferuar nga fakulteti i Mjekėsisė i UT-sė nė fakultetin gjegjės tė UP-sė, edhe pse u kishin dhėnė afatin e fundit, ditėn e sotme, institucioneve arsimore kosovare qė t’ua plotėsojnė kėrkesat e tyre, ndryshe do tė bėnin grevė kjo nuk ndodhi. Nuk quditė fakti se studentėve u kėrkohen mjete shtesė nga MASHT-i edhe pse ministri njė muaj mė parė u kishte thėnė se nuk do tė paguanin, sa quditė vendimi i studentėve pėr tė pezulluar pėr njė javė vendimin pėr tė hyrė nė grevė. Rektori i UP-sė i kishte njoftuar sot studentėt me njė shkresė, me tė cilėn rektori rekomandonte dekanatin qė disa nga kėrkesat tė plotėsoheshin ndėrsa pėr organizimin e mėsimit i kishte lėnė nė kompetencė dekanatit tė FM-sė pėr tė vendosur. Studentėt me anė tė njė letre, sot, kanė njoftuar redaksinė tonė me takimet qė kanė realizuar gjatė javės dhe me vendimin pėr t’i dhėnė kohė edhe njė javė dekanatit dhe rektoratit qė t’ua plotėsojnė kėrkesat e tyre.

Studentėt fillimisht me anė tė letrės njoftuan pėr takimet tė cilat i kanė realizuar gjatė javes me institucionet arsimore kosovare, pėr ta tejkaluar kėtė situatė nė tė cilėn ndodhen. Edhe pse studentėt konsideronin se ēėshtja financiare tashmė ėshtė e kryer, pas zotimeve qė kishin marrė nga ministry, me anė tė njė shkrese e cila posedon firmen e tij, gjėrat nuk ishin ashtu, pėr faktin se ministri, Agim Veliu, tashmė i kishte luajtur fjalėt e tij. “Ne, me ftesė tė Xhavit Rexhajt shkuam nė MASHT ku patėm njė takim tė pėrbashkėt me zv-ministrin e ASHT-sė Fevzi Berishėn, Kėshillėtarin e pėrhershėm nė kėtė ministri, kėshillėtarin politik nė ministri dhe me Xhavit Rexhajn. Quditėrisht pėrfaqėsuesit e MASHT-it sikurse kishin harruar se ministri ishte zotuar qė ne studentėt nuk do tė paguajmė mjete mė shumė se studentėt e rregullt tė UP-sė dhe insistuan fuqishėm tek ne qė tė pranojmė tė ngarkohemi me njė shumė tė hollash prej 950 euro pėr tė paguar”, thuhet nė letrėn e studentėve. Pėr studentėt e transferuar as qė duhet tė bisedohet pėr ēėshtjen e financimit sepse ata posedojnė zotime me shkrim tė ministrit Veliu dhe se kjo punė tashmė ėshtė e rregulluar pėr ta. “Si gjithnė kėta pėrfaqėsues perdornin doza kėrcėnuese si rrezikimi i transferit e tė cilat kėrcėnime shkonin deri aty ku neve pas diplomimit mund edhe tė mos na nostrifikoheshin diplomat”, thonė studentėt nė letrėn e tyre.
Studentėt kishin realizuar takime edhe me pėrfaqėsuesit e Rektoratit dhe qė nė fillim rektori, Arsim Bajrami, i kishte pėrkrahur nė kėrkesat e tyre. Nė letėr ata thanė se “meqė Rektorati e kishte kryer punėn qė i takonte dhe indeksat ishin dėrguar nė Dekanat pėr t’u bartur notat nė ta, rektori kėrkoi nga ne qė pėr njė kohė tė caktuar tė presim deri sa t’i kryej punėt dekanati. Sa i pėrket notave ai na premtoi se do tė lėshoi urdhėresė qė legjitimimi i tyre tė bėhet nė bazė tė normave juridike tė UP-sė. Kėtė e dėshmoi sot kur na siguroi nė njė shkresė se notat e profesorėve tė zgjedhur me procedura akademike tė Universitetit tė Tiranės e atij tė Tetovės nuk do tė kontestohen. Po nė kėtė shkresė ėshtė aprovuar kėrkesa jonė qė ne tė pajisemi me indeks dhe atė mė sė largu deri tė premtėn (17.06.2005)”.
Takime kishte pasur gjatė javės edhe me krerėt e dekanatit tė Fakultetit tė Mjekėsisė. “Edhe nė Dekanatin e Fakultetit tė Mjekėsisė kishim takim, i cili pothuajse nuk dha asnjė fryt. Pos asaj qė na premtoi dekani se indeksat mund tė mirren tė plotėsuar edhe pėr disa ditė, pa specifikuar ndonjė datė, ai sėrish kėmbėngulė qė disa nota tė kontestohen, dhe qė ne, studimet t’i vajmė nė mėnyrė paralele me kolegėt e fakultetit. Edhe ai dha preferencė qė ta paguajmė shumėn e tė hollave tė cilat i kėrkon MASHT-i”, thuhej nė letėr.
Pas kėtyre takimeve dhe pas garancisė me shkrim tė marrė nga rektori, Arsim Bajrami, studentėt vendosėn qė edhe njė javė t’i lėnė nė dispozicion Rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės dhe Dekanatit tė Fakultetit tė Mjekėsisė qė t’i vėjnė nė jetė kėrkesat e tyre, pėr qka u zotuan me anė tė asaj shkrese. Si rezultat i kėsaj studentėt vendosėn qė “deri tė premtėn (17.06.2005), ne, studentėt do tė pezullojmė vendimin pėr tė hyrė nė grevė dhe presim qė kėrkesa e parė dhe e dytė tė realizohen dhe pas kėsajė tė fillojnė bisedimet pėr kėrkesėn e tretė, meqė pėr realizimin e saj duhet njė kohė mė e gjatė. Nė rast se vazhdon zvarritja e kėsaj ēėshtjeje dhe ne nuk pajisemi me indekse tė kompletuar me nota, apo nė rast tė kontestimit tė tyre, atėherė ne qė nga e hėna (20.06.2005) do tė vazhdojmė me masat e paralajmėruara, dhe kjo do tė jetė dita e fundit qė ne mund tė presim pėr realizimin e kėrkesave tona. Pajisja me indeks nėnkupton qė ne tė futemi nė provime nė afatin e kėtij muaji”, thuhet nė fund tė letrės sė studentėve tė ardhur nė adresė tė redaksisė sonė.
Ndryshe prej premtimeve, pėrkatėsisht rekomandimeve tė rektorit dėrguar dekanatit pėr t’ua zgjidhur kėrkesat studentėve, sot ka rezultuar me njė njoftim nė fakultetin e mjekėsisė dedikuar studentėve tė transferuar. Aty thuhej se studentėt mund tė pajisen me indekse posa tė pėrgaditen nga dekanati, studentėve nuk do t’u pranohen notat e lėndėve tė anatomisė dhe fiziologjisė, mund ta pėrdorin afatin e qershorit por pasi tė pajisen me indekse dhe nė fund dekanati u kishte bėrė tė qartė studentėve nė njiftim se ata nuk mund tė inkorporohen me studentėt e rregullt tė kėtij fakulteti por gjatė gjithė studimeve do tė vijojnė procesin mėsimor paralelisht me ta. Ėshtė pėr tė quditur fakti se si studentėt vendosėn qė ta shtyejn grevėn pėrderisa kishin njė mesazh tė qartė qė kėrkesat e tyre nuk mund tė pėrmbushen nga dekanati as pėr sė afėrmi.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio