Studentet.info
Lajme : Zvoglohet buxheti i Universitetit tė Prishtinės
Kyqur 11-06-2005 3:49:37 (1548 Lexime)


Buxheti i limituar i UP-sė, thyen ėndrėn pėr tė studjuar jashta

PRISHTINĖ, 11 QERSHOR- Mundėsitė qė studentėt e Universitetit tė Prishtinės tė shkojnė pėr tė studiuar jashtė vendit nepėrmjet universitetit tė tyre ėshtė shumė e vogėl. Kjo pėr faktin se pėr dallim nga vitet e kaluara buxheti i sivjetshėm i UP-sė ėshtė mjaft i limituar. Por edhe studentėt tė cilėt janė transferuar nga ky universitet nė ato jashtė vendit nuk kanė ndonjė mbėshtetje financiare nga MAShT-i apo UP-ja. Megjithatė, numri i tė interesuarve pėr tė ndėrruar ambientin e studimeve ėshtė shumė i madh, e tė cilėt studentė janė tė gatshėm qė me mjete vetanake t’i realizojnė studimet. Tė dhėnat nė MAShT thonė se vetėm nė Universitetin e Gracit tė Austrisė janė transferuar 460 studentė tė Universitetit tė Prishtinės.

Ky vit akademik po thuaj se u shuan gjasat studentėve tė interesuar pėr tė studiuar jashtė vendit, numri i tė cilėve ėshtė mjaft i madh, pėr shkak tė buxhetit tė limituar tė Universitetit tė Prishtinės. Me gjithė kėtė, zyrtarėt e universitetit po realizojnė kontakte tė vazhdueshme me qeveritė e ndryshme pėr tė krijuar mundėsi qė studentėt e kėtij universiteti t’i kenė dyert hapur pėr studime nė universitetet e Evropės e mė gjerė. Rrustem Asllanaj, prorektor nė Universitetin e Prishtinės tha pėr redaksinė tonė se “ne si universitet jemi nė kontakte tė vazhdueshme me disa nga qeveritė e huaja tė cilat janė partnerė tanė dhe po i shqyrtojmė bashkarisht mundėsitė pėr ndarjen e bursave pėr studime jashtė vendit”. Ai na informoi se disa nga kėto takime kanė qenė suksesive e qė kanė rezultuar qė studentėve tanė t’u mundėsohet studimi jashtė. “Universiteti i Jenės i Gjermanisė ka ofruar bursė 10 mujore pėr absolventėt e UP-sė dhe kjo ėshtė njė ndihmė e madhe nė kėtė drejtim”, tha prorektori Asllanaj.
Statistikat e Universitetit tė Prishtinės thonė se nė vitin akademik 2003/04 pėr studime tė rregullta nė Austri kanė shkuar 113 studentė. Studimet e magjistraturės jashtė vendit i ndjekun 47 studentė nga tė cilėt 30 nė Austri, 6 nė Francė, 4 nė Gjermani, 3 nė Itali, 2 nė Bosnjė dhe 2 nė Kroaci. Ndėrsa numri i atyre tė cilėt po ndjekun studimet e doktoraturės jashtė shtetit ėshtė 46, ndėrsa pėr hulumtime shkencore 14. Tė dhėna statistikore posedon edhe zyra e Arsimit tė Lartė nė MAShT nga ku thuhet se vėtėm nė Universitetin e Gracit tė Austrisė janė duke i vazhduar studimet 460 studentė tė cilėt mė parė ishin pjesė e Universitetit tė Prishtinės.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio