Studentet.info
Opinione : Koment
Kyqur 12-06-2005 8:08:43 (1548 Lexime)


Universiteti i Tiranės: Datėlindja?

Thuhet, por ndoshta kjo mund tė jetė thjesht gojėdhėnė ose folklor, se femrat, kur nuk janė mė edhe aq tė freskėta, kanė shpesh prirje ta fshehin moshėn e tyre tė vėrtetė e tė hiqen si mė tė reja. Kuptohet lehtė pėrse. Kjo dukuri s’para vihet re te meshkujt, nė pėrgjithėsi (ndonėse disa syresh lyejnė flokė, mjekėr e mustaqe). Kėto m’u kujtuan para disa javėsh tek lexoja njė artikull interesant botuar nga zoti Zyhdi Dervishi, doktor i shkencave sociologjike, nė gazetėn “Shekulli” tė 26 majit 2005 me titull “Universitet me datėlindje tė falsifikuar”. Me fakte e argumente tė pakundėrshtueshme, tė paktėn sipas meje, autori provon se universitetit shqiptar i ėshtė ulur mosha rreth njėmbėdhjetė vite, a thua se po i kalon koha pėr t’u martuar. Nuk do tė ndalem nė arsyet ideologjike e nė kompleksin e Rozafės qė autori mendon me tė drejtė se gjenden nė themel tė kėtij zvogėlimi tė papėrligjshėm moshe, sepse ēdokush mund ta lexojė vetė artikullin nė fjalė e tė pijė kėshtu ujė nė burim. Nė tė vėrtetė, unė rrah gjetiu.


Nė gjuhėn shqipe, fjala “universitet” ėshtė e gjinisė mashkullore, ndryshe nga ēfarė ndodh me barasvlerėsit e saj nė disa gjuhė si frėngjishtja (université) e italishtja (universitą), ku ajo ėshtė e gjinisė femėrore. Ēuditėrisht, francezėt e italianėt, universiteteve tė tyre mė tė vjetra (shek. XII, XIII), u kanė pėrcaktuar shkencėrisht moshėn e saktė, qė e kremtojnė si datėn e themelimit tė tyre; pra, ndonėse fjala “universitet” nė gjuhėt e tyre ėshtė e gjinisė femėrore, ata nuk ua kanė zvogėluar moshėn universiteteve tė tyre. Edhe anglezėt, nė gjuhėn e tė cilėve fjala “university” ėshtė e gjinisė asnjanėse, mbajnė si datė themelimi, pėr shembull tė universitetit tė Oksfordit, vitin 1187 apo 1188. Pra, data e krijimit tė bėrthamave tė para tė disa universiteteve franceze, angleze e italiane, konsiderohet sot zyrtarisht si data e themelimit tė tyre. Ēuditėrisht, tė kundėrtėn paskemi bėrė ne mė 16 shtator tė vitit 1957, qė njihet zyrtarisht si data e krijimit tė universitetit shtetėror tė Tiranės, ndėrkohė qė mė 20 dhjetor 1946 ėshtė themeluar Instituti pedagogjik i Tiranės cilėsuar nga ministri i Arsimit i asaj kohe, Sejfulla Malėshova, si bėrthama e parė e shkollave tė larta shqiptare.
Pa dashur tė polemizoj lidhur me arsyet e kėsaj lajthitjeje veēanėrisht zhgėnjyese, tė paktėn pėr mua, qė prej vitesh jap mėsim nė universitetin e Tiranės me moshė tė zvogėluar (a thua se nė gjuhėn dhe mendjen psikoseksualisht tė ēoroditur tė Nomenklaturės sė kuqe fjala “universitet”, edhe pse e gjinisė mashkullore, duke rimuar me fjalėn “perversitet”, kishte ngjyrime homoseksuale pasive, pra ishte, sipas paragjykimeve tė asaj kohe, deri diku edhe e gjinisė femėrore, e, rrjedhimisht, i duhej ulur mosha), mendoj sinqerisht se diēka duhet bėrė, jo pėr tė vėnė nė vend nderin mashkullor apo mashkullist tė fjalės “universitet” nė gjuhėn shqipe, por pėr tė ndrequr njė padrejtėsi qė i brendashkruhet kompleksit tė Rozafės, d.m.th. tė vetasgjėsimit tė vlerave tė krijuara.
Vlerėsoj, pra, se do tė kishte qenė nė nderin e pėrgojuar tė Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės qė tė merrte, ndonėse me shumė vonesė, por, siē thuhet, mė mirė vonė se kurrė (“kurrė” me “rr” e jo me “r” tė ndjekur nga ndonjė germė tjetėr), nismėn e lavdėrueshme tė ndreqjes tė kėtij gabimi me rrėnjė ideologjike, sepse, siē e pėrshkruan kaq qartė zoti Zyhdi Dervishi, nė mendjen e mbrapshtė tė Enver Hoxhės, bėrthama e parė e universitetit tė Tiranės nuk mund tė hidhte rrėnjė nė vitin 1946 me ministėr tė Arsimit Sejfulla Malėshovėn e eliminuar mė pas nga diktatori, por nė vitin 1957, kur ky i fundit e kishte konsoliduar tashmė pushtetin e tij tė dhunshėm).
Sigurisht, zoti Luan Memushi, ende ministėr i Arsimit dhe i Shkencės, nuk ka mė as kohė e as mendjen pėr t’u marrė me kėtė problem, sepse ėshtė pėrfshirė nė vallen e fushatės sė tij tė ethshme zgjedhore. Ajo qė i intereson sot atij ėshtė vetėm tė rizgjidhet deputet. Prandaj, me shumė durim e mirėsjellje, guxoj t’i sugjeroj sa mė poshtė vijon:
Premtoni, zoti ende ministėr i Arsimit e i Shkencės, se po tė zgjidheni sėrish deputet, do ta ngrini problemin e rishikimit tė datės sė saktė tė themelimit tė vėrtetė tė universitetit tė Tiranės nė njė nga mbledhjet jo tė fundit tė Kuvendit tė ri. Njė premtim mė shumė (qoftė e thėnė midis nesh!) nuk ju kushton asgjė, sepse premtimet janė me dy fytyra, sidomos nė fushata zgjedhore: mbahen, por edhe nuk mbahen. Pėr t’jua mbushur mendjen qė tė ndiqni sugjerimin tim, lexoni edhe njėherė, por me zė tė lartė, artikullin e zotit Zyhdi Dervishi, lexoni nė origjinal fabulat me luan e me mushmolla tė frėngut La Fonten dhe vėrini gishtin kokės (e vetėm asaj) qė tė mos mbaheni mend fare pėr keq!


Nga: Edmond Tupja


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio