Studentet.info
Lajme : DEBAT I KOMANDANTIT TĖ KFOR-IT ME STUDENTĖT E UP-SĖ
Kyqur 14-06-2005 3:39:27 (1385 Lexime)

Cermabon: studentėt ambasadorė tė sė ardhmes

PRISHTINĖ, 13 QERSHOR- Sot para studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, komandanti i KFOR-it, gjenerali Yves de Cermabon, ka mbajtur njė ligjėratė me temė ‘Siguria nė Kosovė, roli i KFOR-it dhe i studentėve’. “E ardhmja ėshtė e juaja, Kosovės i nevojiten aftėsitė tuaja. Si studentė ju jeni ambasadorė tė vėrtetė tė vlerave dhe kontributi juaj duhet tė mirret si shembull dhe tė jetė frytėdhėnės”, ka porositur Cermabon gjatė ligjėratės. Pas ligjėrates ka pasuar debati me studentėt tė cilėt parashtruan pyetje rreth liris sė lėvizjes, pėr ēėshtje tė sigurisė, tė ardhmes sė TMK-sė etj. Sė funi Cermabon dha njė prononcim edhe pėr studentet.info, ku th se “unė jam pėr ju dhe kėrkoj dialogje me ju. Nė qoftė se nuk i njoh sa duhet popullin e Kosovės e posaqėrisht studentėt unė nuk mund ta pėrmbushė detyren time”.

Sot nė orėn 11:30, nė sallen e Bibliotekės Kombėtare Universitare ėshtė organizuar njė debat me Komandantin e KFOR-it, gjeneral Yves de Cermabon, lidhur me sigurinė nė Kosovė. Debatin e shpalli tė hapur Sejdi Hoxha, kryetar i Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė UP-sė, qė ėshtė njė herit edhe organizatoir i debatit. Ai me kėtė rast tha se “Kemi nderin qė sot nė mesin tonė tė kemi prezent komandantin e KFOR-it, Yves de Cermabon. Duke pasė parasyshė gjendjen e sigurisė nė Kosovė dhe duke e ditur rolin e KFOR-it nė sigurinė e Kosovės, ne kemi ftuar gjeneralin pėr tė debatuar lidhur me procesin e sigurisė nepėr tė cilin po kalon Kosova”.
Mė pas mori fjalėn gjenerali Cermabon i cili i ftoi tė pranishmit qė tė ndjekin njė dokumentar i pėrgatitur nga KFOR-i. Nė tė shihej gjenerali Cermabon tek bashkėpunonte me krerėt e institucioneve kosovare, pastaj prezentohej puna suksesive e trupave tė KFOR-it dhe nga tė cilėt trupa ndihmoheshin qytetarėt e Kosovės. Po ashtu shihej bashkėpunimi i kėsaj force ndėrkombėtare me TMK-nė dhe SHPK-nė pėr krrijimin e njė ambienti tė sigurtė pėr qytetarėt e Kosovės.
Pas dokumentarit gjenerali Cermabon ligjėroi para studentėve. Ai nė diskutimin e tij tha se “prezenca jonė kėtu demonstron shumė qartė se sa jemi tė interesuar dhe sa jemi tė pėrkushtuar pėr ēėshtjen e sigurisė nė Kosovė”. Ai dha njė fotografi tė qartė pėr Kosovėn duke e ilustruar atė me shembullin e njė treni i cili dje ishte ndalur nė njė stacion ndėrsa sot vazhdon tutje. Ai ka vazhduar tė lėvizė ngadalė e qė synon tė lėvizė shpejtė e mė shpejtė. Me kėtė rast gjenerali kėrkoi nga studentėt qė tė hipin nė tė para se shpejtėsia e tij tė rritej. Komandanti porositi qė tė kihet biletė njėdrejtimėshe e me tė cilėn do tė qohej Kosova pėrpara, drejtė njė tė ardhme tė ndritur.
Ai nė vazhdim tė ligjėrimit tha se “E ardhmja ėshtė e juaja. Kosovės i nevojiten aftėsitė tuaja. Si studentė ju jeni ambasadorė tė vlerave dhe kontributi i juaj duhet tė mirret si shembull dhe tė jetė frytėdhėnės. Na nevojitet ndihma e juaj qė tė sigurojmė njė atmosferė tė sigurtė qė i lejon KFOR-it tė shkoi tutje dhe nė kėtė mėnyrė tė kthejmė mirėbesimin duke qenė tė gatshėm tė bashkėpunoni pėr sfidat qė i keni pėrpara”. Ligjėrimin e tij para studentėve komandanti i KFOR-it, gjenerali Yves de Cermabon e pėrmbylli me njė fjalė tė gjeniut francez, Napoleonit, “Kurrė mos u jepni pėrgjegjėsinė udhėheqėsve pesimistė”, pėr tė porositur mė pas qė studentėt tė jenė optimistė pėr njė tė ardhme tė mirė tė Kosovės e cila ėshtė mjaftė ambicioze. KFOR-i dhe rinia e Kosovės janė shumė afėr pėr tė krijuar besimin e njėritjetrit klėtu.
Pasi pėrfundoi ligjėrimin, studentėt i shtruan njė mori pyetjesh gjeneralit Cermabon e qė kishin tė bėnin me lėvizjen e lirė tė qytetarėve kosovar, pėr veprimin e shėrbimeve sekrete nė territorin e Kosovės, pėr trazira tė mundshme qė mund tė ndodhin nėse statusi final nuk ėshtė i kėnaqshėm pėr qytetarėt.
Gjenerali Cermabon dha pėrgjigje duke e cilėsuar si tė sukseshshme punėn e KFOR-it nė sigurimin e lėvizjes sė qytetarėve kosovar, pa marrė parasysh pėrkatėsinė etinike, pastaj pėr sherbime sekrete ai u shpreh se kėto janė vetėm thashethėme, dhe kjo ėshtė njė gjė e keqe pėr kosovarėt tė cilėt merren mė tė. Sa i pėrket trazirave ai tha se nuk ka ndonjė paralajmėrim pėr to dhe se KFOIR-i ėshtė i gatshėm pėr qfarėdo situate tė krijuar kėtu. Njė pyetje qė iu shtrua nga ne e qė nuk mori pėrgjigje ishte nėse do tė pėrfundonte KFOR-i misionin e tij dhe kush do ta mirrte stafetėn nga ta, karshi kėsajė, a mund tė jetė TMK-ja ajo forcė qė do ta pasoi KFOR-in pas largimit nga Kosova dhe sa ėshtė profesionale kjo trupė pėr tė krijuar siguri pėr tė gjithė nė Kosovė. Arsyetimi i gjeneralit Cermabon ishte se unė nuk di se kushė mund ta pasoi KFOR-in por njė gjė e dimė se TMK-ja tani pėr tani ėshtė forcė civile. Ai shprehu keqardhje pėr moskompetencėn e tij pėr tė dhėnė njė pėrgjigje rreth kėsajė.
Me pėrfundimin e pyetjeve tė studentėve pėrfundoi edhe ky debat me gjeneralin Cermabon. Pas kėsaj ai dha njė prononcim enkas pėr redaksinė tonė. “Nė qoftė se unė nuk njoh sa duhet popullin e Kosovėse posaqėrishti studentėt unė nuk mundėm t’i pėrmbushė si duhet detyrat e mija. Unė mundohem tė punoj me tė gjitha gjeneratat dhe njė bashkėpunim me studentėt ėshtė mėse i nevojshėm. Unė jamė pėr ju dhe kėrkoj dialogje me ju. Nė qoftė se nuk e njoh sa duhet popullin e Kosovės e posaqėrisht studentėt unė nuk mund ta pėrmbushė detyren time”, ėshtė pėrgjigjur ai nė pyetjen tanė se ē’perjetim ndjente nė mesin e studentėve?

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio