Studentet.info
Lajme : Organizatat studentore realizuan takim me MASH-in
Kyqur 14-06-2005 3:44:35 (1297 Lexime)

Tė zgjidhen problemet nė mes MASH-it dhe UP-sė


Prishtinė, 13 QERSHOR- Pas takimit tė realizuar me datė 12.06.2005, nė mes tė organizatave studentore tė Universitetit tė Prishtinės (Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė UP-sė, Unionit tė Studentėve Shqiptarė, Lista Studentore “Reforma”, Liga e Studentėve tė Kosovės, Organizata Studentore “1 Tetori”, Studentėt e Universitetit tė Tetovės tė Transferuar nė UP, dhe Ekonomistėt e Rinj Shqiptarė), pas diskutimeve pėr problemet e krijuara nė mes tė MASHT-it dhe UP-sė dolėn me propozimet konkret pėr zgjidhjen e problemeve nė mes tė kėtyre institucioneve.

Nė vijim po iu njoftojmė me kėrkesat tona e tė cilat iu kanė dėrguar kėtyre institucioneve:



MINISTRISĖ SĖ ARSIMIT, SHKENCĖS DHE TEKNOLOGJISĖ

MINISTRIT, Z. AGIM VELIU



UNIVERSITETIT TĖ PRISHTINĖS

REKTORIT, PROF. DR. ARSIM BAJRAMMI



QEVERISĖ SĖ KOSOVĖS

KRYEMINISTRIT, Z. BAJRAM KOSUMI



Duke qenė tė shqetėsuar thellė pėr raportet nė mes tė MASHT-it dhe Universitetit tė Prishtinės;



Nisur nga fakti se konflikti nė mes tė MASHT-it dhe UP-sė po pengon procesin e reformimi tė UP-sė dhe po dėmton interesat e studentėve;



Nisur nga fakti se ky konflikt po e cenon imazhin ndėrkombėtarė tė Arsimit tė Lartė nė Kosovė, studentėt e Universitetit tė Prishtinės i drejtohen MASHT-it, Qeverisė sė Kosovės dhe Universitetit tė Prishtinės me kėto:


KĖRKESA


1. Kėrkojmė nga MASHT-i dhe Universiteti i Prishtinės qė menjėherė tė vendosin raporte bashkėpunimi dhe t’i japin fund konfliktit dhe kontestimeve reciproke.

2. Kėrkojmė nga MASHT-i qė tė njohė strukrurat udhėheqėse nė nivel tė universitetit dhe fakultreteve dhe tė rrespektojnė vendimin e Gjykatės Supreme e cila ka vendosur pėr zgjidhjen e kontestit gjyqėsor nė UP.

3. Kėrkojmė nga Universiteti i Prishtinės qė tė vendosė bashkėpunim institucional me MASHT-in dhe tė bashkėpunoi nė planifikimin strategjik tė zhvillimit tė Arsimit tė Lartė nė Kosovė.


4. Kėrkojmė nga MASHT-i dhe UP-ja qė tė marrin masa tė nevojshme pėr pėrmirėsimin e standarteve tė studentėve dhe pėrmirėsimin e kushteve tė banimit dhe mėsimit nė Qendrėn e Studentėve dhe nė tėrė hapėsiren universitare.



5. Kėrkojmė nga MASHT-i dhe UP-ja tė kordinojnė aktivitetet nė funksion tė pėrfshirjes sė UP-sė nė Zonen Evropiane tė Arsimit tė Lartė.


6. Kėrkojmė nga MASHT-i dhe UP-ja qė tė realizojnė nė tėrėsi marrėveshjen pėr transferin e studentėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė sė Universitetit tė Tetovės nė Fakultetin e Mjekėsisė sė UP-sė dhe tė mundėsojnė trajtimin e tyre tė barabartė me studentėt e UP-sė.


7. Kėrkojmė nga Qeveria e Kosovės qė tė marrė tė gjitha masat e nevojshme pėr plotėsimin ekėtyre kėrkesave, mė sė largu me 20 Qershor 2005.


Nė rast tė mos plotėsimit tė kėtyre kėrkesave, studentėt e UP-sė do tė organizojnė protesta dhe forma tė tjera tė shprehjes sė pakėnaqėsisė me situatėn aktuale nė UP.

Me kėto kėrkesa do tė njoftohen tė gjitha mediat e shkruara dhe elektronike nė Kosovė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio