Studentet.info
Lajme : Si mund tė aplikojnė nė internet studentėt nė Perėndim
Kyqur 14-06-2005 3:59:13 (1550 Lexime)

“Praktika 2005”, si tė punėsohesh gjatė verės

Tiranė, 13 QERSHOR- Njė projekt pėr tė punėsuar tė rinjtė qė studiojnė jashtė Shqipėrisė, nė universitetet e Perėndimit. Ideja e fondacionit “Mjaft”, (degė bamirėsie e lėvizjes “Mjaft”), tashmė ka faqen e vet nė internet: www.praktika-online.com. Mos u nxitoni, nuk bėhet fjalė pėr tė diplomuarit jashtė, por pėr ata qė janė studentė. Sidomos nė vitin e tretė ose tė katėrt tė universitetit.
Jo para, por kredite
Sipas njėrės prej koordinatoreve tė projektit, Jona Rrepishta, priten qė gjatė verės tė punėsohen rreth 30 tė rinj shqiptarė me studime jashtė shtetit. “Ėshtė njė punėsim i pėrkohshėm.


Ne kemi aplikuar nė administratė, organizatat ndėrkombėtare dhe kompanitė e mėdha private dhe deri tani kemi gjetur 50 vende tė lira pune pėr sezonin e verės”, - thotė ajo. Njė arsye qė i ka shtyrė ministritė dhe tė tjerat t’i thonė po punėsimit tė tė shkolluarve jashtė, ėshtė edhe fakti se ata nuk do tė nxjerrin asnjė para nga xhepi. Studentėt e punėsuar nuk do tė paguhen. “Nuk do tė marrin rrogė. Punėsimi do t’u shėrbejė pėr tė kryer njė pjesė tė praktikės mėsimore tė fakultetit. Para se tė vijnė nė Shqipėri dhe tė punėsohen, ata do tė marrin me vete njė formular, qė lėshohet shumė thjesht nga fakulteti ku studiojnė. Pas mbarimit tė afatit tė punėsimit kėtu nė Shqipėri, punėdhėnėsi do ta plotėsojė kėtė formular (ditėt e punės, pėrshtypjet etj) dhe ai dorėzohet nga studenti nė fakultet. Ky i fundit e vlerėson atė me kredite, ashtu siē ndodh me tė gjitha praktikat e studentėve nė universitetet e Perėndimit”, -shpjegon njė tjetėr koordinator i projektit, Endri Fuga. Kėshtu, tė gjitha palėt janė tė kėnaqura: ministritė dhe kompanitė, sepse patėn tė punėsuar (aq mė shumė, pa i paguar) njė tė ri qė studion jashtė shtetit dhe qė solli me vete plot ide tė reja; edhe ky i fundit, sepse shleu njė pjesė tė mirė tė praktikės universitare dhe se ndėrtoi njė cv edhe mė interesante. Pa pėrjashtuar kėtu mundėsinė se ndoshta gjeti edhe vendin e ardhshėm tė punės.
Si tė aplikoni
“Hapėsirė pėr rikthim”, emri i projektit, ka tashmė faqen e vet nė internet. Klikoni te www.praktika-online.com dhe kontrolloni te vendet e lira tė punės qė janė publikuar po aty. Do tė gjeni gjithēka: qė nga emri i institucionit, dega ku duhet tė jeni studentė etj. Po nė kėtė faqe interneti do tė gjeni edhe formularin me tė cilin do tė aplikoni.
“Aplikimi bėhet online, pra nė internet nga tė gjithė tė interesuarit. Dhe pėrgjigjja kthehet po nėpėrmjet internetit, nė adresėn e aplikuesit”, - shpjegon Rrepishta.
Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtėsisė, Instituti i Studimeve Bashkėkohore, INSTAT-i e njė radhė bankash, kompani sigurimesh etj., kanė qenė deri mė sot ato qė i janė pėrgjigjur mė shpejt kėrkesės pėr publikimin e vendeve tė lira tė punės. Natyra e sė cilave mė sė shumti ėshtė ajo e marrėdhėnieve me publikun, avokatisė, ekonomisė, statistikės, financės.
Pėrse njė projekt i tillė
Fuga dhe Rrepishta thonė se ideja e projektit erdhi nga vetė eksperienca e tė rinjve anėtarė tė “Mjaftit”.
“Njė pjesė e mirė e jona ėshtė diplomuar jashtė vendit dhe e di mirė se sa e vėshtirė ėshtė qė tė gjesh njė vend pune nė Shqipėri, pasi kthehesh”, - thotė Jona Rrepishta. “Praktika 2005” synon tė ndihmojė jo vetėm ata qė zakonisht kthehen gjatė pushimeve nė Shqipėri, por edhe tė nxisė tė rinjtė qė nuk kanė ndėrmend ta bėjnė njė gjė tė tillė. Sidomos pas diplomimit. Projekti, pėr tė cilin Ambasada Gjermane nė Shqipėri ka dhėnė 15 mijė dollarė, synon t’u tregojė tė shkolluarve jashtė shtetit se nė Shqipėri mund tė gjejnė hapėsira punėsimi. Pėrveēse nėpėrmjet medias shqiptare nė internet, studentėt qė gjenden nė universitetet perėndimore do tė njoftohen pėr kėtė punėsim sezonal nėpėrmjet rrjetit tė shoqatave studentore. Mė saktė, nga Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare “Albstudent”, njė nga nismėtarėt dhe mbėshtetėsit e “Praktika 2005".

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio