Studentet.info
Lajme : UP SHPALOSĖ OFERTEN PĖR VITIN AKADEMIK 2005/06
Kyqur 14-06-2005 14:34:21 (1662 Lexime)


7000 studentė pranohen, 12000 maturantė ngelin jashtė

PRISHTINĖ, 14 QERSHOR- Me moton “Pėr njė Universitet tė Evropianizuar” Universitreti i Prishtinės ka prezentuar sot para maturantėve, studentėve dhe tė pranishmive tė tjerė ofertėn akademike pėr vitin shkollor 2005/06. Nė kėtė vit akademik pritet tė pranohen nga universiteti 7000 studentė ndėrsa 12000 maturantėve nuk mund tu realizohet ėndėrra pėr t’i vijuar studimet nė UP. Me kėtė rast, rektori i UP-sė, Arsim Bajrami, duke folur pėr reformimin e kėtij universiteti ka vlerėsuar “nėse tė tjerėt flasin pėr Deklaratėn e Bolonjės ne veqėse kemi tė diplomuar gjeneratėn e parė tė Bolonjės, dhe nė kėtė drejtim kemi ecur jo dy por katėr hapa pėrpara shteteve tė rajonit e mė gjėrė”. Nė fund drejtuesit e universitetit i janė pėrgjigjur pyetjeve tė tė pranishmiv rreth disa ēėshtjeve tė cilat i preokuponin ata.

Sot, nė Sallen e Kuqe tė Fakultetit Filologjik, nė organizim tė Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė UP-sė dhe Rektoratit tė kėtij Universiteti, ėshtė organizuar njė takim nė formė debati nė mes tė pėrfaqėsuesve tė rektoratit tė UP-sė, maturantėve dhe studentėve. Organizimi nė fjalė ishte i pėrqendruar nė temat “Reformat nė Universitet midis dėshirės dhe realitetit” dhe “Oferta e Universitetit tė Prishtinės pėr studentėt e rinj pėr vitin akademik 2005-2006”.
Nė fjalėn e tij, Rektori i Universitetit tė Prishtinės, prof.dr. Arsim Bajrami, potencoi se “kjo qė po bėhet sot ėshtė njė praktikė Amerikane dhe Evropiane pėr prezentimin e ofertės akademike. Aktiviteti i sotėm dhe debati, gjithastu, ėshtė nė vazhden e pėrpjekjeve pėr reformimin e UP-sė dhe pėr krijimin e njė universiteti modern dhe i cili i kthenė shpresėn rinisė kosovare, duke krijuar vlera pėr njė tė ardhme mė tė ndritur pėr Kosovėn”.
Pėr dallim nga vitet tjera, sivjet ky universitet pėr kampanjėn e regjistrimit tė studentėve tė rinj ėshtė mė i pėrgatitur sepse pos pėrgatitjeve teknike dhe atyre administrative pėr herė tė pare, nė historinė e universitetit, po i bėhet marketing atij. Rektori, Bajrami nė vazhdim tė fjalės sė tij tha se “UP-ja sot ėshtė nė konkurencė me universitetet private dhe ka ardhė koha qė nė skenėn kosovare tė ofrohen oferta nė mėnyrė qė studentėt tė kenė mundėsinė e zgjedhjes”. Ai potencoi se UP ėshtė universiteti mė i kėrkuar e i cili ka probleme me pamundėsinė pėr tė absorbuar numrin e tė intėrėsuarve pėr tė studiuar. “Ne kemi 19000 maturantė ndėrsa kapacitetet e UP-sė janė pėr tė pranuar 6000 studentė, por nė kėtė vit ėshtė marrė njė hap qė tė rritet numri edhe pėr 1000 studentė e qė pėrfshinė kuotėn e tėrėsishme prej 7000 sish”, tha Arsim Bajrami, rektor i UP-sė.
Duke folur pėr procesin e reformimit tė UP-sė dhe pėr inkuadrimin e kėtij institucioni nė Zonėn Evropiane tė Arsimit tė Lartė, Bajrami ėshėt shprehur se “Sa i pėrket tėsaj ēėshtje, ne mė tė vertetė mburremi, sepse nėse tė tjerėt flasin pėr Deklaratėn e Bolonjės ne veqėse e kemi tė diplomuar gjeneratėn e parė tė Bolonjės, dhe nė kėtė drejtim kemi ecur jo dy por katėr hapa pėrpara shteteve tė rajonit e mė gjėrė”. Pas kėtij fjalimi, rektori, Arsim Bajrami ka prezentuar oferten e Universitetit pėr kėtė vit akademik, duke e ilustruar atė nepėrmjet sllajdeve.
Pas fjalės sė rektorit, tė pranishmive iu drejtua kryetari i UPSUP-sė, Sejdi Hoxha i cili numėroi disa probleme tė cilat po e pengojnė procesin e reformimit tė UP-sė. Ai tha se “shumė studentė ankohen tek zyrat e Unionit se nuk ėshtė duke u realizuar ajo qė ėshtė folur e premtuar. Ata ankohen tek profesorėt e tyre se ende nuk janė pėrshtatur sistemit tė ri tė reformuar. Nuk janė pėrshtatur reformave dhe metodave tė ligjėrimit dhe tė vlerėsimit tė studentėve dhe nuk janė duke ndryshuar nga sistemi i vjetėr, kur ėshtė studiuar nė UP”.
Para tė pranishmiv mbajtėn nga njė ligjėrim edhe prorektori pėr arsim, Haxhi Ferati, pastaj profesortėt Ibrahim Gashi e Edmond Beqiri tė cilėt elaburuan nė lėmitė e tyre rreth procesit tė reformimit tė Universitetit tė Prishtinės, si nė aspektin e organizimit tė ligjėrimit,ofrimit tė kushteve por edhe nė aspektin e trajnimit tė kuadrit mėsimor. Ata folėn edhe pėr transferimin e kredive nga universitete tė ndryshme nė UP dhe anasjelltas.
Nė fund ėshtė organizuar edhe debati me tė pranishmit, e tė cilėve u interesonin ēėshtjet qė kishin tė bėnin me barrierat qė hasin studentėt nė periudhėn e reformimit, kostot e larta pėr studime, problemet e paraqitura tek studentėt qė vijojnė studimet master, problemet qė reflektohen tek studentėt nga mosmarrėveshjet qė ekzistojnė nė mes MASHT-it dhe Rektoratit tė UP-sė, transferin e kredive nga universitetet tjera, etj. Ligjėruesit, gjatė pėrgjigjeve, ishin optimistė tė rregullimit edhe tė kėtyre ēėshtjeve dhe se nė tė ardhmen priten tė eliminohen barrierat e paraqitura.
Ndryshe, nė kėtė vit akademik, Universitetit tė Prishtinės i shtohet edhe drejtimi i gazetarisė nė kuadėr tė Fakultetit Filologjik, pastaj do tė fillohet me studimin nė distancė pėr studentėt qė gjenden jashtė vendit dhe qė dėshirojnė tė bėjnė studimet nė UP, shton numrin e tė pranuarve nė 1000, hapė tre telekonferenca si dhe pretendohet qė tė krijohen kushte teknike tė kompjuterizuara nė amfiteatro e salla mėsimi dhe po ashtu pritet njė reformism rrėnjėsor i kuadrit mėsomor. Njė ofertė e mirė pėr studentėt jashtė Kosovės e qė shprehin interesim pėr tė studiuar nė UP ėshtė se nė kėtė vit nuk do tė ketė kufizime kuotash pėr tė interesuarit nga Shqipėria, Maqedonia, Kosova Lindore dhe nga vise tė tjera tė banuara me shqiptarė.

Pėr tė qenė mė transparent ndaj lexuesve, ne po ua prezentojmė ofertėn e Universitetit tė Prishtinės pėr kėtė vit akademik.

Universiteti i Prishtinės ofron:
Studime tė reformuara sipas proceseve tė Bolonjės,
Planprograme tė reformuara mėsimore tė krahasueshme me universitetet evropiane,
Diploma tė krahasueshme ndėrkombėtare,
Transfer tė kredive nė universitetet ndėrkombėtare,
Studime themelore (Bachelor) 3 - 3.5 vjet, me 180 ECTS,
Studime master 1.5 – 2 vjet me 300 ECTS,
Studime pėr doktoraturė 3 vjet, 480 ECTS,
Studime tė rregullta, studime pa shkėputje nga puna dhe studime nė distance.

Metodat e mėsimit dhe punės nė UP duke ofruar:
Ligjėrim interaktiv, kreativ dhe debatues nė klasė tė vogla dhe grupe tė mėdha, prezentime nga studentė, simulime tė rasteve,
Punė praktike dhe projekte hulumtuese me studentė,
Evaluim tė pėrhershėm tė cilėsisė sė mėsimdhėnies nga studentėt,
Provime me teste, provime me gojė, projekte dhe forma tė tjera moderne,
Mėsimdhėnie pėrmes internetit dhe telekonferencave,
Mėsimdhėnie moderne dhe tė reformuar,
Raporte, bashkėpunim nė mes studentėve dhe profesorėve,
Ekskurzione profesionale dhe studimore tė studentėve nė universitetet evropiane,
Bursa universitare dhe stimulime tjera pėr studentėt e dalluar.

Nga: Besnik KRASNIQI






Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio