Studentet.info
Lajme : Konkurset pėr pyetjet
Kyqur 15-06-2005 4:43:59 (2118 Lexime)


Konkurset, ja cilat fakultete do t’i shesin ose jo pyetjet

Tiranė, 15 QERSHOR- Shumica e fakulteteve shqiptare do tė nxjerrin nė shitje pyetjet e konkurseve. Pas diskutimit dhe dhėnies sė lejes nga Ministria e Arsimit, universitetet kanė filluar punėn. Por jo tė gjitha. Ka edhe nga ata qė s’kanė ndėrmend t’i nxjerrin nė shitje pyetjet dhe pėr kėtė japin njė varg arsyesh.



Filologjiku, nė shitje 2 000 - 4 000 pyetje
Politekniku do tė nxjerrė nė shitje 2 000 pyetje, kurse Universiteti Bujqėsor i Tiranės nuk do ta bėjė njė gjė tė tillė. Kėsaj liste, publikuar kohė mė parė nga “Shekulli”, u shtohen tė tjerė. Qė i thonė “po” ose “jo” nxjerrjeve tė pyetjeve nė shitje.
“U ėshtė lėnė nė dorė fakulteteve, do ta vendosin ato vetė nėse do t’i shesin apo jo pyetjet”, - deklaroi dje pėr “Shekullin” rektori i universitetit mė tė madh tė Shqipėrisė, atij tė Tiranės, Shezai Rrokaj.
Dhe nėpėr shkollat e larta shqiptare gjėrat kanė nisur tė lėvizin
Dekani i Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė nė Tiranė, Gjovalin Gruda, tha pėr gazetėn se pyetjet e konkurseve tė sivjetshme do tė dalin nė shitje. Pa ndonjė entuziazėm tė madh, sepse shumėfishimi i tyre pritet tė hapė shumė punė nė fakultet, Gruda thotė se e mira mė e madhe e kėsaj pune ėshtė fakti qė studenti do tė ketė ku tė orientohet nė pėrgatitjet e tij pėr konkursin e pranimit.
“Kemi menduar qė tė nxjerrim 500 -1 000 pyetje pėr secilėn nga katėr degėt tona: gazetarinė, gjuhė-letėrsinė, historinė dhe gjeografinė. 70% e tyre do tė jenė pėr testin special, pra tė lėndės pėr tė cilėn do tė konkurrojė kandidati, kurse 30% tė tjera do tė jenė tė testit tė pėrgjithshėm. Sidoqoftė, raporti mes dy testeve duhet tė miratohet nga Ministria e Arsimit, ne do tė respektojmė rregulloren e saj. Nė konkursin e pranimit, tė gjitha pyetjet e testit do tė zgjidhen mes atyre qė ne do tė nxjerrim nė shitje”, - tha Gruda.
Si do tė hartohen pyetjet
Dekani shtoi se pyetjet e testit special do tė hartohen nga pedagogėt e fakultetit sipas lėndėve pėrkatėse. Kurse pyetjet e testit tė pėrgjithshėm do tė merren nga fakultetet e tjera, po sipas lėndėve. Gjithsesi, Gruda theksoi se ende nuk ishin vendosur qartė shifrat. “Tani shpejt unė do tė mbledh shefat e departamenteve pėr tė ndarė punėn. Duhet tė shohim se sa pyetje do t’i lėmė secilės lėndė brenda njė dege. Por sidoqoftė, shumica e punės ėshtė e bėrė, sepse pėr secilėn nga katėr degėt tona ne kemi afėrsisht nga 800 pyetje gati. Kėto nuk kanė pse tė mos pėrdoren kėtė vit, sepse programi mėsimor ėshtė i njėjti me njė vit mė parė, pavarėsisht strukturimit tė lėndėve. Nga pyetjet e vjetshme, pėr konkursin e kaluar janė pėrdorur 70 pyetje pėr secilėn lėndė, tė tjerat do tė pėrdoren kėtė vit”, - tha ai.
Sipas dekanit, zor se pyetjet e shitura do tė kenė formėn e njė libri tė mirėfilltė, sepse kjo do shumė kohė dhe shpenzime. “Ka mė shumė mundėsi qė pyetjet dhe pėrgjigjet e secilės lėndė tė shumėfishohen si leksionet, nė fletė letre, nė printerat e fakultetit”.
Gruda shtoi se pyetjet do tė shiten ditėn qė kandidatėt do tė regjistrohen pėr tė marrė pjesė nė konkurset e sivjetshme tė pranimti pėr shkollėn e lartė. Ato do tė jenė tė shoqėruara me pėrgjigjet dhe ēmimi nuk do tė jetė shumė i lartė.
Kundėr
Nxjerrjen nė shitje tė pyetjeve tė konkursit tė pranimit nuk e ka kundėrshtuar vetėm rektori i Universitetit Bujqėsor tė Tiranės, Velesin Peēuli. Ideja nuk i duket hiē nė rregull edhe dekanit tė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, Llukan Pukės. “Pikė sė pari, nuk mė duket e arsyeshme qė pyetjet e njė konkursi tė shiten. Sė dyti, fakulteti unė nuk ka ndėrmend ta bėjė njė gjė tė tillė, sepse janė thuajse tė njėjtat pyetje qė jepen ēdo vit. Konkurrentit i mjafton tė shohė njė test tė kaluar pėr tė marrė vesh ēfarė lloj pyetjesh do tė bien. Aq mė shumė, te ne, ku baza e konkursit ėshtė lėnda e matematikės, pyetjet e konkurseve, vit pas viti, nuk kanė ndonjė ndryshim tė madh. Mund tė ndryshojnė numrat, por jo formulat”, - tha Puka pėr “Shekullin”.

Pro, kundėr, tė pavendosur

Pro
Shitjen e pyetjeve tė konkursit mes qindra tė tjerave, e kanė pėrkrahur deri tani publikisht:
Tė gjitha fakultetet e Universitetit Politeknik
Rektori i kėtij tė fundit, Pėrparim Hoxha, ka deklaruar se pyetjet janė gati dhe do tė dalin nė shitje bashkė me pėrgjigjet: 1 000 pėr lėndėn e matematikės dhe 1 000 tė tjera pėr fizikėn. Tė gjitha pyetjet qė do tė jepen nė testin e konkursit tė pranimit do tė merren mes 2 000 tė publikuarave.
Fakulteti i Drejtėsisė, Tiranė
Dekani i tij, Kudret Ēela, ka deklaruar se do tė nxjerrė nė shitje qindra pyetje dhe mes tyre do tė zgjedhė ato tė testit tė pranimit.
Fakulteti i Historisė dhe i Filologjisė, Tiranė
Dekani i tij, Gjovalin Gruda, tha dje pėr “Shekullin”, se pėr secilėn degė do tė dalin nė shitje ditėn e regjistrimit tė konkurrentit, 500 - 1 000 pyetje pėr secilėn degė: gazetarinė, gjuhė-letėrsinė, historinė dhe gjeografinė.
Tė pavendosur
Fakulteti i Shkencave Sociale
I pyetur dje nga “Shekulli”, dekani i kėtij fakulteti, Ylli Pango, tha se ende nuk ishte vendosur nėse do tė nxirreshin apo jo nė shitje pyetjet e konkursit tė pranimit.
Kundėr
Tė gjitha fakultetet e Universitetit Bujqėsor tė Tiranės
Rektori i kėtij universiteti, Velesin Peēuli, ka deklaruar pėr gazetėn se nuk ishte e moralshme shitja e pyetjeve. Dhe pėrveē kėsaj, qindra pyetje qė duhen mėsuar, sipas tij, ēorodisin studentėt.
Fakulteti i Shkencave tė Natyrės, nė Universitetin e Tiranės
Dekani i tij, Llukan Puka, tha se nuk ėshtė e arsyeshme tė dalin nė shitje pyetjet e njė konkursi. “Ne nuk kemi ndėrmend ta bėjmė njė gjė tė tillė, aq mė shumė, kur pyetjet e konkurseve tė pranimit, vit pas viti, janė tė ngjashme me njėra- tjetrėn. Natyra e fakultetit tonė ėshtė e tillė qė ka pėr bazė lėndėn e matematikės, kėshtu qė pyetjet janė tė ngjashme, formulat janė po ato”.
Qendra Kombėtare e Arsimit dhe Vlerėsimit tė Provimeve
Drejtoresha e saj, Shpresa Petrela, ka thėnė se nė asnjė vend tė botės nuk shiten pyetjet e konkurseve tė pranimit pėr shkollat e larta. “Mund tė nxirren nė shitje modele orientuese, por jo pyetjet”, - thotė ajo.

Nga: Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio