Studentet.info
Lajme : Universiteti i Tiranės, sa para mblodhi gjatė 2004-ės
Kyqur 20-12-2004 5:06:04 (2399 Lexime)


Universiteti i Tiranės, sa para mblodhi gjatė 2004-ės

TIRANĖ (20 DHJETOR) Universitetet publike shqiptare dėrgojnė ēdo vit qindra milionė lekė nė buxhetin e shtetit. Pėrveē kėsaj, ato pėrballojnė vetė me paratė e tyre njė pjesė tė mirė tė investimeve, pagesave pėr masterat, specializimeve tė pedagogėve dhe mjetet kancelarike.
Vetėm universiteti i Tiranės, mė i madhi nė vend, ka mbledhur gjatė 10 muajve tė parė tė kėtij viti, 4 miliardė e 600 milionė lekė tė vjetra. Njė pjesė e mirė e kėtyre parave, sipas kancelarit tė universitetit, Hysen Hoda, ka shkuar nė buxhetin e shtetit. “Shuma qė na lejoi qeveria tė mbanim nga tė ardhurat e realizuara vetė (tė ardhurat dytėsore) ishte 310 milionė”-thotė ai.



UT-ja, sa para mblodhi kėtė vit

Kur greva e pedagogėve ngriu pėr rreth katėr javė vitin akademik, luftė e madhe u bė nga universitetet pėr tė ardhurat dytėsore tė cilat nuk janė gjė tjetėr veēse paratė qė universitetet arrijnė tė mbledhin vetė. Pedagogėt kėrkuan qė fakultetet tė menaxhonin vetė 100% tė tė ardhurave dytėsore. Deri tani qeveria u caktonte ēdo vit njė shumė-kufi se sa mund tė mbanin nga kėto para, por nė fund tė grevės, ministrat ranė dakord qė kėrkesa e pedagogėve tė plotėsohej.
Pak njerėz dinė se sa para grumbullojnė universitetet dhe si lėviz raporti i tyre me buxhetin e shtetit.
Shumica e tė ardhurave dytėsore grumbullohen gjatė konkurseve tė pranimit (pėr t’u regjistruar nė konkurs, duhet tė paguash 20 mijė lekė pėr ēdo degė tė zgjedhur), taksat e regjistrimit, qė kėtė vit u bė 10 000 lekė tė reja pėr studentėt rishtarė, nga kuotat me pagesė qė zėnė 10% tė kuotave tė pėrgjithshme tė pranimit (njė vit me pagesė kushton nga 50,000-300,000 lekė). Por sidomos nga pagesat pėr studimet part-time, qė fillojnė nga 50,000 lekė e shkojnė deri nė 150,000 lekė, pėr ēdo vit akademik. Fakultetet krijojnė tė ardhura dytėsore, edhe nga punimet dhe kėrkimet shkencore tė stafeve.
Kėtė vit, shtatė fakultetet e Universitetit tė Tiranės mblodhėn 460 milionė lekė tė reja. “Fakulteti qė mblodhi mė shumė tė ardhura ishte ai i Ekonomisė, 123 milionė lekė. Pas tij renditet Fakulteti i Historisė dhe Filologjisė me 101 milionė, mė shumė se gjysmat e tė cilave janė mbledhur nga pagesat e studimeve me kohė tė pjesshme”, -thotė Hoda.
Fakultetet qė mbledhin mė pak para, ngaqė kanė mė pak studentė, ose nuk kanė fare studime me kohė tė pjesshme, janė ai i Shkencave tė Natyrės dhe ai i Shkencave Sociale. Secili prej tyre kėtė vit ka mbledhur 30 milionė lekė tė reja.
Njė pjesė e mirė e 310 milionėve qė shteti u ka lėnė fakulteteve pėr tė menaxhuar, do tė shkojnė pėr investime nė godina. Mė saktė, 123 milionė. Fakulteti i Historisė dhe Filologjisė, pėr shembull, e ka gati njė projekt. “Me njė pjesė tė parave qė mblodhėm kėtė vit, ne kemi menduar t’i shtojmė edhe njė kat fakultetit tonė”,- tha dekani i Historisė dhe Filologjisė, Gjovalin Gruda. Shtimi i sallave, sipas tij, do tė rrisė automatikisht tė ardhurat dytėsore. “Sepse ne do t’i rrisim kuotat e pranimit, do tė pranojmė shumė mė tepėr studentė,”-shton Gruda.

Sa para do tė mblidhen nė 2005-ėn?

Kancelari thotė se stafet tashmė kanė bėrė llogaritė pėr tė ardhurat qė do tė mblidhen gjatė vitit 2005. “Nuk janė parashikime, por llogaritje tė sakta”,-thotė Hoda.
Fakulteti qė do tė realizojė mė shumė tė ardhura vitin e ardhshėm, do tė jetė Fakulteti i Historisė dhe Filologjisė. “Ai ka shumė studentė part-time dhe shtesa do tė vijė mė sė shumti prej tyre. Llogaritet qė ky fakultet tė mbledhė 170 milionė”,-thotė kancelari. Pas tij radhėn do ta ketė Ekonomiku, i cili gjatė vitit 2004 ishte fakulteti me mė shumė tė ardhura dytėsore. Nė 2005-ėn ai do tė mbledhė 150 milionė lekė. E papritura vjen nga Fakulteti i Mjekėsisė, qė nga 90 milionė lekėt e mbledhura kėtė vit, do tė kalojė nė 144 milionė vitin tjetėr. Meqė interesimi i shqiptarėve pėr tre degėt e tij tė mjekėsisė, stomatologjisė dhe farmacisė do tė vijė duke u rritur.

Shifrat
Sa para kanė mbledhur fakultetet e Universitetit tė Tiranės gjatė vitit 2004 (tė ardhurat dytėsore):


Fakulteti i Ekonomisė 123 milionė lekė tė reja
Fakulteti i Mjekėsisė 90 milionė
Fakulteti i Shkencave tė Natyrės 30 milionė
Fakulteti i Shkencave Sociale 30 milionė
Fakulteti i Historisė dhe Filologjisė 101 milionė
Fakulteti i Gjuhėve tė huaja 53 milionė
Fakulteti i Drejtėsisė 33
Gjithsej 460 milionė lekė tė reja

Sa para (tė ardhura dytėsore) do tė mbledhin gjatė vitit 2005:
Fakulteti i Ekonomisė 150 milionė lekė tė reja
Fakulteti i Mjekėsisė 144 milionė
Fakulteti i Shkencave tė Natyrės 30 milionė
Fakulteti i Shkencave Sociale 38 milionė
Fakulteti i Historisė dhe Filologjisė 170 milionė
Fakulteti i Gjuhėve tė huaja 58 milionė
Fakulteti i Drejtėsisė 38 milionė
Gjithsej 626 milionė lekė tė reja

Sa para u ka dhėnė qeveria universiteteve pėr vitin 2004:
670 milionė lekė tė reja pėr pagat dhe sigurimet
100 milionė pėr mirėmbajtje
155 milionė pėr bursat

Nga tė ardhurat dytėsore tė mbledhura nga UT gjatė vitit 2004, qeveria u la atyre:
310 milionė lekė tė reja prej tė cilave:
123 milionė do tė pėrdoren nė investime
123 pėr pagesat e orėve suplementare, pėr masterat, SHPU-tė etj..
62 milionė do tė pėrdoren pėr mirėmbajtje dhe kancelari
Pjesa tjetėr qė ngelet nga 460 milionėt e mbledhura kanė shkuar nė buxhetin e shtetit.

Nga: Elda Spaho




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio