Studentet.info
Lajme : PROCESI DHE PUNA PAS ZYRTARIZIMIT TĖ USHT-sė
Kyqur 15-06-2005 10:33:56 (1531 Lexime)


Komisioni i akreditimit viziton USHT-nė

Tetovė, 15 QERSHOR-Nė USHT pėr vizitė zyrtare ka qėndruar Komisioni pėr Akreditimin e Universiteteve tė Republikės sė Maqedonisė i kryesuar nga prof.dr.Tito Beliēanec dhe anėtarėt prof.dr.Sheqibe Beadini, prof.dr.Izet Zeqiri dhe prof.dr.Adnan Jashari. Komisioni nė fjalė pati takim me stafin udhėheqės tė Rektoratit tė USHT-sė pėrkatėsisht nga rektori Nexhbedin Beadini tė cilit iu dorėzua dokumentacioni i kompletuar qė pėrkon me rrjedhat e gjithmbarshme tė kėtij institucioni tė lartė arsimor.

Sipas Beadinit qėllimi i kėsaj vizite zyrtare e Komisionit pėr Akreditim ka qenė njoftimi pėr procesin dhe punėn pas zyrtarizimit tė USHT-sė konform ligjit pėr Arsim tė lartė nė Maqedoni. “Komisionit pėr Akreditim ia dorėzuam elaboratin e detajuar qė ka tė bėjė me hapėsirat, ēėshtjen kuadrore dhe tė gjitha segmenteve tjera qė kanė tė bėjnė me zbatimin dhe realizimin e dispozitave ligjore tė arsimit tė lartė”, tha rektori Behadini. Ai u shpreh se “jemi duke pritur akreditimin, qė ėshtė njė procedurė e gjatė, por qė jemi thellė tė bindur so do tė japė rezultatet”. Sipas tij, Komisioni pėr Akreditim do t’i marrė parasysh kushtet reale qė janė duke u standardizuar ngase USHT-ja ėshtė institucion i hapur pėr tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė dhe jashtė saj qė janė pjesė e strategjisė zhvillimore.
Tito Beliēanec, kryetar i Komisionit pėr Akreditim, vizitėn nė USHT e vlerėsoi mjaft produktive pėr shkak se dihet se ky institucion i lartė arsimor ėshtė zyrtarizuar vitin e kaluar. “Sot nga ana e rektorit Beadini kemi pranuar dokumentacionin e kompletuar pėr tė marrė lejen e akreditimit”, tha Beliēanes dhe sipas tij akreditimi pėr USHT-nė pritet qė tė lėshohet deri nė fund tė kėtij muaji edhe pse do tė ketė karakter tė pėrkohshėm ngase universitetet shtetėrore tė Maqedonisė do tė kenė ndryshime konform ligjit qė ėshtė duke u pėrgatitur dhe pritet tė hyjė nė fuqi brenda kėtij viti qė t’i pėrmbushim standardet themelore tė modelit tė Bolonjės qė duhet tė aplikohet deri mė 2010. Ky komision ėshtė duke inspektuar tė tri unuversitetet shtetėrore dhe Universitetin e Evropės Juglindore. Gjithashtu, nė amfiteatrin e USHT-sė para kėtij komisionit u prezantuan tė gjitha tė arriturat dhe metodologjia e punės. Komisioni pėr Akreditim vizitoi hapėsirat e USHT-sė ku u njoftua nga afėr pėr rrjedhat e gjithbarshme.

Nga: Ismet KROSI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio