Studentet.info
Lajme : UEJL-ja nėnshkruan memorandum bashkpunimi me ZELS-in
Kyqur 15-06-2005 12:28:39 (1417 Lexime)


Stundentėt e UJEL-sė do tė aftėsohen nė komuna


TETOVĖ, 15 QERSHOR-Rektori i Unversitetit tė Europės Juglindore (UEJL) nė Tetovė Alajdin Abazi dhe kryetari i Shoqatės sė Njėsive tė Vetqeverisjes Lokale(ZELS) Andrej Petrov sot nė Tetovė kanė nėnshkruar njė memorandum mirėkuptimi pėr tė siguruar bashkėpunim tė mėtejshėm nė fushėn e edukimit dhe tė trajnimit mbi qeverisjen lokale. “ZELS, sė bashku me komunat anėtare dhe UEJL janė tė vendosur tė punojnė sė bashku pėr t’u siguruar studentėve njė edukim me cilėsi tė lartė nė teori dhe praktikė nė fushėn e qeverisjes lokale” deklaroi rektori i UJEL-sė Alejdin Abazi




Faza e parė e kėtij bashkėpunimi ka filluar me pėrmbushjen e programit tė praktikės nėpėr komuna nga studentėt e vitit tė katėrt tė Administratės Publike.
Me mbėshtetjen e ZELS, UEJL-ja ka bashkėpunuar sė afėrmi me kėto komuna Bervenicė,Cair, Gostivar, Kėrcove, Kriva Palanka,Kumanovė, Resen, Strugė, Tearcė, Tetovė dhe Vrapcishtė, por nė tė ardhmen nuk pėrjashtohet mundėsia qė ky bashkėpunim tė zgjerohet edhe me njėsi tė tjera tė vetadministrimit vendor nė Maqedoni sepse kjo ėshtė nė interest ė universitetit por edhe tė ZELS-it” theksoi Abazi.
Bashkėpunimi mes UEJL dhe komunave nėpėrmjet ZELS, ėshtė i rėndėsishėm pasi u siguron studentėve njė mundėsi pėr tė aplikuar nė praktikė shkathėsitė qė i kanė mėsuar gjatė katėr viteve, njoftoi kryetari i ZELS-it Andrej Petrov .
“Po punohet qė bashkėpunimi mes UEJL dhe ZELS tė rritet nė tė ardhmen dhe duke pėrfshirė trajnim pėr stafin akademik, si dhe organizimin e seminareve tė pėrbashkėta mbi cėshtjet e decentralizimit” deklaroi Petrov.
Ai tha se nuk pėrjashtohet mundėsia qė komunat nė mbraė Maqedoni tė punėsojnė nė administratėn e tyre studentėt e profileve tė ndryshme pėr tė cilat do tė keėt nevojė administrate komunale.
Tė dyja palėt u angazhuan pėr njė abshkėpunim konstruktiv nė tė gjitha fushat e veprimit.

Nga: Xhevahir NEZIRI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio